10 mënyrat më të mira për të propozuar për martesë
Posted on February 20, 2008 - Filed Under Te Tjera |
Dërgoja një miku

Festa “zyrtare” e të dashuruarve mbaroi. Sipas legjendave urbane, sot është dita e beqarëve. Po kjo s’do të thotë se ata do të mbeten të tillë. Shumë njerëz që janë vetëm, mund të bien në dashuri dhe shumë shpejt të ndieni dëshirën për të bërë propozimin e madh, atë të martesës. Por përpara se të ndodhë një gjë e tillë, duhet pasur parasysh se ky propozim duhet të jetë unik e origjinal, diçka që do të mbetet gjithnjë në kujtesë.
Një sondazh të kohëve të fundit, 85 përqind e femrave janë shprehur se kanë mbetur të zhgënjyera nga mënyra se si bashkëshortët e tyre aktualë u kanë propozuar për martesë. Ndaj, kini parasysh se ky duhet të mbetet si një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së të dyve. Gjithashtu, duhet të keni parasysh se propozimet më të veçanta nuk kushtojnë dhe aq shumë.
Nëse jeni tip serioz dhe formal atëherë bëni një propozim formal. Nëse jeni një tip romantik duhet patjetër të përfshini romancën në propozim. E nëse të dy jeni tipa të guximshëm e të dhënë pas aventurave, atëherë zgjidhni diçka të pazakonshme siç është udhëtimi me balonë apo ngjitja në një mal të lartë. E rëndësishme është që të jeni krijues, ta habisni pafund të dashurën tuaj, e mbi të gjitha, të uleni në gjunjë në momentin që i jepni unazën.
Nëse doni të zgjidhni një prej mënyra më origjinale për të propozuar për martesë, kjo është një ide unike dhe origjinale, por që kërkon pak mund. Nëse keni mundësi, vendosni diku një tabelë rrugore, ku të jetë shkruar “Martohu me mua”. Pastaj merrni partneren tuaj në makinë dhe shkoni drejt e tek ajo shenjë.
Një mënyrë origjinale për t’i propozuar partneres ose partnerit tuaj për martesë është që të mos ia thoni vetë një gjë të tillë. Blini një papagall, ose merreni borxh dhe mësojini të thotë fjalët “martohu me mua”. Bëjani dhuratë njeriut tuaj të zemrës ditën që keni vendosur të bëni propozimin e madh.
Për një propozim martese romantik dhe të papritur organizoni një darkë në shtëpi. Gatuani vetë, ose porosisni në një restorant nëse nuk ia thoni dhe aq gatimit. Zbukurojeni tavolinën me qirinj dhe lule. Kur t’i servirni gotën e shampanjës së dashurës suaj, sigurohuni që aty të keni vendosur më parë një unazë fejese.
Një mënyrë tjetër propozimi për martesë dhe që do mbetet përgjithnjë e varur në mur, është të porosisni një portret të pikturuar, të së dashurës suaj. Kërkoni që në dorën e saj të vizatohet një unazë fejese dhe më pas dhurojani të dashurës suaj, pak para propozimit për martesë.
Magjia është një bashkudhëtare e mirë e dashurisë. Sidomos kur shërben për të kurorëzuar në martesë një lidhje. Merrni me qera një iluzionist në një rast, ku është e pranishme e dashura juaj. Ai duhet të performojë numra të ndryshëm, ndër të cilët një unazë që del si me magji nga kapela e tij.
Organizoni një darkë në restorantin tuaj të preferuar dhe flisni paraprakisht me kamerierin për të organizuar një skenë të vogël. Jepini atij unazën e fejesës, të cilën më pas ai duhet ta servirë së bashku ëmbëlsirën. E dashura juaj me siguri do të emocionohet nga ky veprim i papritur.
Porosisni një buqetë me trëndafila të kuq, por jo me telefon. Shkoni në dyqan dhe zgjidhini lulet e më pas vendosni një kartolinë ku shkruhet “a do të martohesh me mua?”. Mos harroni të fusni brenda dhe kutinë me unazën e fejesës. Jepjani lulet gjatë darkës nën dritën e qirinjve.
Nëse asnjeri prej jush nuk ka frikë nga lartësitë organizoni një fluturim me balonë vetëm për ju të dy dhe sigurisht që do jetë dhe piloti. Llogariteni kohën që udhëtimi të përfshijë ose lindjen e diellit ose perëndimin. Në këtë moment uluni në gjunjë, nëse ka vend, dhe bëni propozimin e paharruar të martesës.
Propozimi për martesë në Paris nuk është aspak një ide unike dhe origjinale pasi miliona njerëz në vit e bëjnë një gjë të tillë. Por Parisi nuk e humb asnjëherë magjinë e tij dhe prandaj vazhdon të jetë gjithnjë në planet e njerëzve romantikë që e zgjedhin atë si destinacion për të bërë propozimin e madh.
Nëse jeni të dy njerëz të lirshëm e spontanë që ju pëlqejnë aventurat atëherë Las Vegasi është një ide shumë interesante. Blini biletat e avioni (gjithnjë pasi të merrni vizat) dhe zbavituni në qytetin e dritave. Propozimi për martesë në momente të tilla shkujdesjeje dhe argëtimi do ta surprizojë pa masë të dashurën tuaj.
Propozime të famshme
Jacqueline Bouvier dhe John F. Kennedy.
Jacqueline Bouvier u takua me John F. Kennedy në një darkë të vogël. Ai ishte në atë kohë një kongresmen i ri nga Masaçusets, ndërsa ajo, një reportere e “Washington Times Herald”. Ata u shoqëruan me intervale për gjashtë muaj, të ndarë shpesh herë nga udhëtimet e detyruara të punës. Jackie ishte në Londër duke ndjekur kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeta II, kur mori një telegram nga Jack. Ai thoshte, “Artikujt janë të mrekullueshëm, por ti më mungon shumë”. Me të mbërritur në shtëpi, Jackie u prit nga një propozim verbal për martesë dhe një unazë me diamant dhe smerald.
Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger
Maria dhe Arnold u takuan në turneun e tenisit që po organizonte Robert F. Kennedy. Të dy e pëlqyen menjëherë njëri tjetrin dhe Maria e ftoi Arnoldin në kompleksin e familjes në Hyanis Port. Ndërkohë që e tyrja, ishte dashuri me shikim të parë, ata u shoqëruan për tetë vite rresht. Më në fund, ndërsa ata ishin në një varkë në një liqen pranë familjes së Arnoldit në Austri, ai i propozoi për martesë,.
Coretta Scott dhe Martin Luther King, Jr.
Coretta Scott ishte në Boston, ku studionte për t’u bërë një soliste koncertesh kur u martua me Martin Luther King, Jr. Takimin ua kishin rregulluar miqtë e tyre, ndërkohë që këta të dy nuk e njihnin njëri tjetrin. Coretta për pak e anuloi takimin duke menduar se një pastor baptist nuk do të ishte shumë zbavitës. Martin i propozoi që në takimin e parë duke i thënë: “Ti ke gjithçka që kam dashur tek bashkëshortja ime e ardhshme, karakterin, inteligjencën, personalitetin dhe bukurinë”.
Princi Charles dhe Princesha Diana
Princi Charles i propozi princeshës Diana në vitin 1981. Sipas versioni të biografit biseda u zhvillua në këtë mënyrë.
Charles: Do të martohesh me mua?
Diana (duke menduar se bëhet fjalë për shaka): Po, po, patjetër.
Charles: A e ke marrë parasysh faktin se një ditë do të jesh Mbretëreshë?
Diana: Po, të dua shumë.
Charles: Nejse.
Sigmund Freud dhe Martha Bernays
Sigmund Freud u magjeps pas Martha Bernays që herën e parë që e pa. Por psikiatri i famshëm ishte aq i ndrojtur para saj sa nuk i bënte dot “pyetjen e madhe”. Në vend që t’ia thoshte ai i shkroi një letër ku i kërkonte leje të përdorte përemrin gjerman “du”, një sinjal që ai kërkonte ta zhvendoste marrëdhënien në një nivel tjetër. Martesa mes tyre ndodhi pas pesë vitesh.
Burimi: Gazeta Tirana Observer
Lexoni Komentet
1 Koment per artikullin “10 mënyrat më të mira për të propozuar për martesë”
Komento




edona on June 17th, 2008 12:39 pm
me pelqejn te gjitha unazat