Më thuaj si ha, të të them se si bën seks

Posted on February 2, 2008 - Filed Under Te Tjera | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Çokollata, luleshtrydhe fruta deti. Ka një sërë ushqimesh që ndezin erosin. Sidomos nëse kombinohen ashtu siç duhet. Siç ka dhe të tjera gjëra që shuajnë dëshirën

Nëse deri tani ke menduar se një vakt romantik do të thotë shumë verë, biftek dhe në fund një ëmbëlsirë me çokollatë, bën mirë të ndërrosh mendje. Sepse me këtë meny nuk do të bësh gjë tjetër veçse do të kalosh një natë në gjumë të rëndë. Planet për një mbrëmje romantike dhe seks, do të të duhet t’i lësh për një ditë tjetër. E pra mëso se mënyra më e mirë për të mbajtur të ndezur dëshirën seksuale është të hash lehtë.

Duhet të ndjekësh një dietë me pak yndyrna dhe të bësh shumë ushtrime. Arsyeja? Një dietë me shumë yndyrë do të detyrojë gjakun që të shkojë në stomak dhe jo aty ku duhet: në organet seksuale. Ti ke mundësi të shijosh një jetë të shëndetshme seksuale. Ja si mund të ndihmojë dieta:
-Bën mirë për shëndetin dhe për seksin. Për këtë kjo dietë përfshin ushqim me pak yndyrna të balancuara që i mban ndjenjat e tua të gjalla.
-Afërdita thuhet se ka lindur nga deti. Ndoshta për këtë shumë ushqime të detit kanë reputacion të mirë si afrodiziakë. Ky plan ushqimesh përfshin opsione të shijshme që stimulojnë ndjenjat.
-Ushqimet pikante ngrohin trupin. Kjo dietë përfshin ushqime me shumë piper, për t’u nxehur më mirë.

Mbaj mend dietën e vetme që do të nxisë jetën tënde seksuale:
MËNGJESI
Opsioni i parë
Luleshtrydhe të zhytura në pluhur sheqeri
Lëng i freskët portokajsh të shtrydhur
Omëletë
Qumësht

Opsioni i dytë
Reçel rrushi dhe qershie
Salmon i tymosur mbi bukë të thekur, me krem djathi pa yndyrë
Kafe e freskët

Opsioni i tretë
Pite të ëmbla
Manaferra të freskëta
Lëng rrushi
Kapuçino

Dreka
Opsioni i parë
Supë me luleshtrydhe
Djathë me drithëra
Sallatë me shparguj
Dardha të freskëta

Opsioni i dytë
Sallatë
Bukë e thekur me hudhra
Krem kakao

Opsioni i tretë
Picë
Ullinj të përpunuar
Mollë të prera me arra dhe fruta të thata

Darka
Opsioni i parë
Supë me fruta deti
Sallatë jeshile
Bukë e thekur
Komposto dardhe

Opsioni i dytë
Mish pule
Bukë me kaçkavall
Sallatë jeshile
Manaferra të zhytura në çokollatë

Opsioni i tretë
Karavidhe
Sallatë spinaqi
Ca role buke të ngrohtë
Tortë me çokollatë me pak yndyrë

Çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo
Duhet:
Të servirësh ushqime që janë të shijshme, të ndryshme dhe ndoshta pak të rralla.
Të gatuash ato ushqime që njihen gjerësisht si afrodiziakë siç janë luleshtrydhet dhe çokollatat.
Nuk duhet:
Të hash ushqime me shumë yndyrë, veçanërisht para një nate kur planifikon seks. Yndyrat mezi treten, kështu që rryma e gjakut rrjedh në sistemin e tretjes dhe largohet nga sistemi i riprodhimit.
Të përdorësh shumë alkool. Pak, mund të rrëzojë pengesat, por shumë bëhet frenues.

Burimi: Revista Jeta

Thashetheme V.I.P.

Lexoni Komentet

8 Komente per artikullin “Më thuaj si ha, të të them se si bën seks”

    ermir on February 5th, 2008 7:16 am

    ajo vajze qe eshte aty duke ngren lyleshtrydhe eshte shum seksi per mendimin tim me ato buzet e saj fantastike .

    nexhat on April 5th, 2008 9:05 am

    po romina qfar po kerkon mo ne big brother se na qajti koken po ishalla del sonte se spomuj me pa

    soni on April 12th, 2008 7:57 am

    Eshte e pa par

    bona on May 7th, 2008 12:46 pm

    ajo vjz qe han lule shtridhe asht teper seksi

    adea on May 12th, 2008 1:08 pm

    ajo vajz qe ha luleshtrydhe eshte angjelina gjoli 100/ perqind

    miranda on May 17th, 2008 6:32 pm

    Ouuuuuu sa mire qe po na mesoni edhe sesi te bejme seks dhe cfare ushqimi te perdorim para aktit seksual. Nje gje e mire dhe interesante! Ahhhhh….. ajo fotoja e Angelina Jolie-t eshte e bukur dhe mjaft seksi eeeee!!!!!

    donjeta on June 30th, 2008 1:48 am

    tung hey ma i miri asht olsi edhe pse nuk ka fitu po ati i kan shku pikt oki e jo ati far arbrit mma te miret prej bik brother jan kan olsi eedhe noqja qao ju peshendes me nje mpuq judua

    rilindi on June 30th, 2008 1:51 am

    tung hey ku jeni more ju qa jeni ka boni a jeni mir a qysh ja keni kalu ne big brother a jeni knaq edhe shum sex jeni a shuum edhe flm qe po na mesoni me bo zex se na budall te komkmi mos me dit hehehe qao sexi

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.