![]() |
Tendencat më të fundit të Ledion Lico
Postuar në January 21, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 7 Komente | Lexuar 411

Gjithmonë ndryshe, me një look që intrigon Ledioni gjen kohë edhe për të kaluar pak minuta pushimi. Është mjaft i zënë me punën si prezantues në Top Channel dhe Top Albania Radio, aq sa ajo i merr një pjesë të mirë të ditës. Kushdo që e sheh djalin simpatik, i bën përshtypje veshja, kombinimet që ai përdor por njëkohësisht dhe përdorimin e tendencave të reja të modës.
Ato që e tërheqin më shpesh janë kapelet dhe kollarja e vendosur në mënyrë të ç’rregullt mbi një këmishë apo diçka tjetër. Po kështu jelekët janë ndër më të preferuarit e tij. Por herë-herë Ledioni edhe mund të ‘paragjykohet’ nga mënyra se si zgjedh veshjet në jetën e përditshme apo në programet përkatëse, gjithsesi ajo që të tërheq më shumë vëmendjen është se djali tenton gjithmonë të vijë ndryshe, dhe duket se nuk e prish mjaft terezinë në ngjan mirë apo keq në veshje.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Shpat Kasapi është adhurues i alkoolit?
Postuar në January 21, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 15 Komente | Lexuar 746

Nuk dimë nëse realisht është adhurues i alkoolit, por në këngën e tij të fundit Shpat Kasapi shfaqet tërësisht i dhënës pas pijes. “Sonte do të pi”. Është kjo kënga, që këngëtari nga Maqedonia ka prezantuar këto ditë në kanalet muzikore shqiptare. Edhe pse ritmet me të cilat vjen këtë radhë nuk janë shumë larg rrymave me të cilat jemi mësuar ta dëgjojmë zakonisht, duket se në performancë dhe në tekstin që kënga sjell, e prezanton Shpatin ndryshe. Si gjithmonë i rrethuar nga femrat, por tashmë jo melankolik.
Kënga ka një tekst të gëzueshëm, ku pija dhe alkooli nuk janë zgjedhje të dëshpërimit, por të gëzimit. Gjithashtu ajo që vihet re në klipin e ri të këngëtarit është ndryshimi i imazhit të tij. E ndërsa vazhdon të ketë pothuajse të njëjtin stil veshjesh, këtë radhë Shpati ka ndryshuar modelin e flokëve, duke preferuar baluket pak më të gjata dhe të hedhura disi mbi ballë, ndërsa ka vendosur ta shkurtojë paksa gjatësinë e flokëve pas.
Rikthehet Zanfina Ismajli me klipin më të ri
Postuar në January 21, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 2 Komente | Lexuar 621

Shumë shpejt do të jetë sërish pranë fansave. Pas një mungese të gjatë në ekranet muzikore Zanfina Ismajli vendos të rikthehet. Këngëtarja po përgatitet për daljen e saj të radhës, për adhuruesit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Së shpejti do të nisin xhirimet e videoklipit, që do të shoqërojë daljen e një kënge të re të saj. Gjithmonë sensuale, provokuese, e cilësuar ndër këngëtaret më seksi të skenës sonë, Zanfina duket se di mjaft mirë t’i vendosë në përdorim këto armë, që i ka falur nëna natyrë.
Pas pjesëmarrjes në Top-fest vitin e kaluar ajo ishte shkëputur nga skena muzikore. Megjithatë atëherë kishte treguar se ishte duke punuar mbi disa këngë të reja, krahas koncerteve në Kosovë dhe jashtë saj si dhe angazhimeve me shkollën. Ndoshta e përfshirë edhe në problemet e fundit familjare, që lidhen përgjithësisht me motrën e saj më të madhe Adelinën, për një periudhë gati njëvjeçare edhe Zanfina nuk po shfaqej me asgjë të re për publikun.
Ingrit Gjoni braktis silikonin, më mirë vitamina
Postuar në January 21, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 1 Koment | Lexuar 320

Pas “Barbie silicon” është radha e “Vitamina”. Shumë shpejt Ingrit Gjoni do të lançojë këngën e saj të re. Muzika e Adi Hilës dhe teksti i Rozana Radit e sjellin këtë radhë këngëtaren me ritme regaton, që ndonëse i përshtaten më mirë stinës së verës besohet, se do të tingëllojnë të këndshme edhe në dimër. Kënga do të shoqërohet edhe me një videoklip të realizuar nga “Max production”.
E ndërsa ka përfunduar pjesën e parë të xhirimeve, Ingriti do të realizojë së shpejti edhe vazhdimin e tyre, për ta prezantuar këngën brenda pak ditëve në ekranin muzikor BBF. Nga sa mësojmë, xhirimet janë realizuar në katër ambjente të ndryshme, e po kështu në imazhe të ndryshme shfaqet edhe këngëtarja, e cila si gjithmonë veshjet ia ka besuar stilistes Rezarta Skifteri. Ndonëse në pamjen e Ingritit nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme, që lidhen me kaçurelat apo flokët e krehur, flitet se kënga që ka zgjedhur, do e prezantojë atë në një stil tjetër.
Ju rrëfej të vërtetat e jetës sime private
Postuar në January 21, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 4 Komente | Lexuar 1,216

MAKINA LUKSOZE ME TË ARDHURAT E KONCERTEVE: Edhe pse nuk shfaqet shpesh në rrugët e Tiranës, kohët e fundit Poni ka nisur të jetë pasagjere në një makinë luksoze. Bëhet fjalë për një BMW X3, prodhim i vitit 2007, e cila prej pak kohësh është në pronësi të këngëtares. “Kam pritur deri tani për ta blerë makinën, sepse nuk doja të kisha tjetër, por vetëm një BMW X3”, tregon ajo duke shtuar se këtë makinë, me kilometrazh zero, e ka blerë me të ardhurat e koncerteve, që ka zhvilluar gjatë verës. Megjithatë edhe për pak kohë, Poni do të jetë pasagjere në makinën e saj, sepse ende nuk ka marrë patentën. Për këtë arsye do të vazhdojë të lëvizë me shoferin.
“Burrat shqiptarë e duan gruan gjithmonë pranë vetes”
E ndërsa prej kohësh është bërë subjekt i faqeve rozë të gazetave, duket se vetë Poni asnjëherë nuk ka preferuar të flasë për jetën private, apo më tej akoma të komentojë ato ç’ka janë shkruar rreth saj.
Impenjimet e shumta në fushën e muzikës dhe koncertet, si mënyra më e mirë për të qenë pranë fansave e kanë bërë, që shpesh të ndjejë dëshirën për të qenë e shkëputur nga jeta mediatike. Megjithatë duke qenë personazh publik, gjithsesi ajo nuk ka mundur t’i shpëtojë lajmeve, që me ose pa dëshirën e saj shkruhen në faqet e shtypit. Këngëtarja pranon të tregojë të vërtetat në lidhje me thashethemet rreth saj.
Bojken Lako: Në “Top fest” këtë vit bashkë me publikun voton edhe juria
Postuar në January 21, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 234

Festivali do të nisë muajin e ardhshëm
Ndoshta i vetmi ndryshim dhe më i rëndësishmi, në edicionin e pestë të festivalit të muzikës moderne Top-fest do të jetë pikërisht votimi. Për herë të parë, përveç votave të publikut këngëtarët do të vlerësohen edhe nga një juri profesioniste. Lajmin e bën të ditur, vetë Drejtori artistik festivalit Bojken Lako, i cili shton se gjithsesi ende nuk është menduar mënyra mbi të cilën do të koordinohen të dyja votimet.
Megjithatë është e sigurt se këtë vit nuk do të jetë vetëm publiku, ai që do të vendosi në lidhje me çmimin e parë. Dhe kjo për shkak të ngritjes së nivelit prfesional dhe të barazimit të vlerave monetare me vlerën e këngës. Festivali do të nisë muajin e ardhshëm dhe nga të gjithë prurjet do të përzgjidhen rreth 150 pjesëmarrës.
Google investon për energjinë alternative
Postuar në January 21, 2008 - Kategoria VIP Bota | 1 Koment | Lexuar 317

Njëra nga makinat më të mëdha kërkuese të internetit, Google, ka paralajmëruar që planifikon të investojë miliona dollarë në zhvillimin e burimeve alternative të energjisë, “Me rritjen e Googlet ne nuk dëshirojmë që funksioni ynë kryesor të bëhet pjesë e problemit. Ne duam që Google të bëhet zgjidhja.
Ne nuk dëshirojmë të kontrollojmë universin, por ne dëshirojmë t’i ndalojmë ndryshimet klimatike, t’i zbusim ato dhe ti ngadalësojmë”, ka thënë drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Larry Brilliant. Kompania planifikon të investojë në zhvillimin e energjisë diellore ku do të shfrytëzohen pasqyrat për ngrohjen e ujit dhe shndërrimin e tij në avull.
Muzika lehtëson frymëmarrjen
Postuar në January 21, 2008 - Kategoria Kuriozitete | 1 Koment | Lexuar 472

Disa këngë të bukura të lënë pa frymë, por të gjitha së bashku e përmirësojnë frymëmarrjen. Nga disa studime të një grup kërkuesish gjermanë, është vënë re se personat të cilët vuajnë nga bronkepleumonia kronike kanë pasur lehtësime në frymëmarrje gjatë dëgjimit të muzikës.
Gjatë këtyre studimeve është vënë re se pacientët të cilët dëgjonin muzikë me kufje dhe duke e shoqëruar me pak aktivitet fizik(ecje të lehtë) ndikonte në zvogëlimin e ndjenjës së bllokimit të frymëmarrjes. Edhe më përpara ishte vënë re se disa aspekte psikologjike ndikonin keq tek këta paciente por nuk arrihej të kuptohej se cilat ishin ato. Falë këtij eksperimenti tani ka një indikacjon, është ai: me muzikë vështirësitë ndjehen më pak.
Burimi: Gazeta Korrieri
Super varka me bio diesel
Postuar në January 21, 2008 - Kategoria Kuriozitete, VIP Bota | 1 Koment | Lexuar 642

Disa ditë më parë është folur për Earthrace, varka hiperteknologjike e cila do të jetë e zënë në një sfidë shumë të rëndësishme së shpejti, atë të përshkimit të botës në kohën më të shkurtër të mundshme me një karburant ekologjik. Është bërë i njohur një novacjon, se një pjesë e mirë e karburantit është siguruar nga vetë pjesëtarët e ekuipazhit. Jo, jo mos mendoni se është e tipit benzinë-urinë sepse në këtë rast bëhët fjalë për një pjesë jo shumë të nevojshme për trupin: dhjami.
Të tre pjesëtarët e ekuipazhit i janë nënshtruar një liposucioni (heqje e dhjamit nga trupi) duke i dhuruar varkës 2.5 gallonë të dhjamit trupor. Dhjami do të përdoret për të prodhuar 2 gallon karburant që do të bëjë të mundur lëvizjen e varkës për 9 milje.
AURELA GAÇE, NJË ALBUM NOSTALGJIK
Postuar në January 21, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 130

Pasi fitoi çmimin e parë në edicionin e sivjetshëm të “Këngës magjike”, Aurela Gaçe deklaroi se do të fluturonte drejt SHBAve, për të nisur punën rreth albumit të ri. Prej ditës që shkoi atje e në vazhdim, ajo ka punuar vetëm për albumin e ri, i cili do të përmbajë 10 këngë të karakterit folklorik e popullor të Shqipërisë së jugut.
Në jo pak raste, Aurela ka treguar se kënga labe, sidomos ajo vlonjate, është e parapëlqyera e saj, aq sa edhe daljen e parë në vitin 1995 në spektaklin “12 në Hollywood”, ajo e kishte po me këngë labe. Ndaj e shtyrë nga nostalgjia, ajo do të nxjerrë një album të tërin me këtë zhanër muzikor, të cilin do ta publikojë së shpejti edhe në Shqipëri.
Burimi: Gazeta Korrieri
Jonida Maliqi: “Këtë herë do më shihni si prezantuese televizive”
Postuar në January 21, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 2 Komente | Lexuar 448

Ajo do të jetë në krah të muzikantit Gjergj Leka në drejtimin e emisionit “Kthehem të dielën”, që rinis transmetimin nesër në mbrëmje në ekranin e TVSH-së. Sigurisht pa qenë primare për Jonidën, por duke e parë si diçka interesante dhe të veçantë këngëtarja nuk e ka menduar dy herë për të thënë “po”.
Ekzigjencat dhe performancat e saj si këngëtare këtë radhë Jonida Maliqi i ka lënë mënjanë. Ajo do të provojë tashmë si prezantuese. Ndonëse pranon, që prezantimi nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i arritjeve të saj artistike, këngëtarja vjen tek publiku edhe në këtë mënyrë.
Ajo do të jetë në krah të muzikantit Gjergj Leka në drejtimin e emisionit “Kthehem të dielën”, që rinis transmetimin nesër në mbrëmje në ekranin e TVSH-së. Sigurisht pa qenë primare për Jonidën, por duke e parë si diçka interesante dhe të veçantë këngëtarja nuk e ka menduar dy herë për të thënë “po”. Por cilat kanë qenë arsyet që e shtynë të provojë me prezantimin? Sigurisht nuk kanë qenë motive financiare dhe as synimi për t’u afirmuar.
Jonia Maliqi: NDRYSHON STIL
Postuar në January 21, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 193

Kishte kohë që po mendonte për të ardhur ndryshe tek fansat e saj! Të kuptohemi, nuk bëhet fjalë për transformime në pamjen e jashtme, pasi këngëtarja e njohur Jonida Maliqi në këtë aspekt është pozicionuar gjithmonë në vendin e parë, por është kënga dhe videoklipi i ri, që i japin nuanca ndryshe stilit të saj.
Kështu, ajo do të vijë shumë shpejt me një këngë me motive popullore, e cila pritet të godasë në shijet e publikut. Pas “Zgjohu!”, një gjetje krejt e veçantë kjo nga ana e Jonidës si nga ana e mesazhit që përcillte, ashtu edhe nga mënyra e realizimit, ajo ka menduar për surprizën e radhës, por kësaj here me motive popullore.
Burimi: Gazeta Korrieri
TUNA KOPJACE
Postuar në January 18, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 6 Komente | Lexuar 501

Nuk është rasti i parë në historinë e muzikës shqiptare, kur klipet e reja të këngëtarëve të njohur kanë ngjashmëri të madhe me hite të famshme botërore.
Dihet mania që ka kapur pjesën dërrmuese të tyre për të përshtatur hitet e tyre me ritmet ballkanike, si sllave apo bullgare, madje ka nga ata që guxojnë të mos ndryshojnë as fjalët e tekstit të këngës, duke e bërë kryekëput të ngjashme me ato të këngëtarit që ia kanë vjedhur. Ndërsa në rastin e Altuna Sejdiut, apo siç njihet me emrin e artit Tuna, kopjimi i kalon kufijtë e Ballkanit.
BESA PAS VJENËS, ME NJË KLIP TË RI
Postuar në January 18, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 1 Koment | Lexuar 177

Pasi është kthyer nga udhëtimi disaditor në Vjenë të Austrisë, këngëtarja e mirënjohur Besa Kokdhima i është futur menjëherë punës për të nisur përgatitjet rreth këngës së re, me të cilën ajo do të prezantohet në “Top festin” e sivjetshëm. Bëhet fjalë për një këngë me ritme të forta, që anon më tepër nga zhanri i rock-alternativës, që pritet të bëhet hiti i radhës e ndër më të parapëlqyerit për audiencën shqiptare.
Surpriza nuk qëndron vetëm tek kënga, por edhe tek imazhi ndryshe me të cilin ajo do të prezantohet në këtë kompeticion muzikor, duke sjellë kësisoj, siç do herë tjetër, një Besë të kompletuar dhe mjaft kualitative jo vetëm në vokal, por edhe në pamjen e jashtme.
Burimi: Gazeta Korrieri
Kush jane VIP-at qe shpenzojne me shume kohe dhe para ne sallone?
Postuar në January 18, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 3 Komente | Lexuar 699

Të jesh në formë, me një luk dhe tualet perfekt, të duhet kohë dhe një dorë e mirë parash… Por kur bëhet fjalë për personat publikë që shfaqen shpesh në skenat tona, nuk i mungon as koha, as “verdhushkat”… Aromë e re stili dhe tendence duket se ka pushtuar botëkuptimin e këngëtarëve më të njohur të skenës shqiptare. Paraqitja është një nga mënyrat më të rëndësishme për të prezantuar vetveten.
Por disa syresh parapëlqejnë të jenë gjithnjë në formë. Shumë prej tyre shpenzojnë pa limit, vetëm e vetëm për të pasur një performancë brilante gjatë gjithë kohës. Mjafton të shkosh në sallonin e Turit, i cili duket se është i preferuari i VIP-ave, për të zbuluar se një numër i madh këngëtarësh janë klientë të rregullt. “Klientët e mi janë vërtet të shumtë në numër. Duke qenë se pjesa dërrmuese e tyre janë VIPa, me ata duhet të jem edhe më i kujdesshëm, sepse janë persona publikë. Mes tyre ka tekanjozë që ndonjëherë e ekzagjerojnë, por kjo është pjesë e punës sime, sepse krahas lodhjes, unë marr jo vetëm kënaqësinë profesionale, por edhe atë fi nanciare”, shprehet Turi.


