Prefiksi 067 “EAGLE MOBILE” MË 13 MARS NË TREG

Posted on January 30, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Operatori i ri i telefonisë së lëvizshme (celulare) në Shqipëri, “Eagle Mobile”, në muajin mars do të mund të përdoret nga konsumatorët shqiptarë. Kompania ka përshpejtuar përgatitjet për nisjen e shërbimeve. Ekipi i “Eagle Mobile” planifi kon të nisë aktivitetin duke mbuluar fi llimisht Tiranën, aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Durrësin në datën 13 mars 2008.

Futja e operatorit të tretë celular përbën një lajm të mirë për të gjithë konsumatorët, pasi tarifat e bisedave telefonike do të jenë më të reduktuara. Sipas drejtorit të përgjithshëm të operatorit të tretë celular, Ali Tashka, tashmë ka fi lluar të instalohet e gjithë infrastruktura teknike në këtë zonë. Drejtori i përgjithshëm i “Eagle Mobile” ka pohuar për mediat, se qëllimi i kompanisë është mbulimi i gjithë Shqipërisë me infrastrukturë operative dhe teknike dhe se po ecet me shpejtësi në këtë drejtim.

“Ne e shikojmë veten si një kompani vendase dhe jemi shumë të kujdesshëm që të veprojmë sipas kësaj përgjegjësie”, vijon Tashka. Sipas tij, në dy muajt e parë synohet të shtohet aktiviteti në Tiranë dhe Durrës, ndërsa do të punohet për të rritur në shkallën më të lartë cilësinë e operatorit.

Drejtori i kompanisë tha se “Eagle Mobile”, që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë në verën e vitit 2008, do të sjellë për të gjithë shoqërinë jo vetëm tarifa të arsyeshme, por dhe teknologji të reja. Sipas tij, që nga vera e vitit 2008, shoqëria krahas komunikimit që vjen nga tarifat e përshtatshme që po përgatit, telefonat celularë do të lidhen me internetin e shpejtësisë së lartë dhe do të gjejnë aty videoklipet e preferuara, do të mund të zbresin fi lma, të bëjnë “chat” apo të mund të gjejnë lehtësisht të dhënat që u nevojiten.

Po ashtu, para pak kohësh nga kompania turke Albtelekom është zhvilluar tenderi për blerjen e aparaturave. Firma fi tuese është shpallur një kompani kineze me zë në botën e telefonisë celulare. Tashmë, operatori i tretë është në administrim të turqve të Albtelekomit, pas shitjes së kompanisë.
Burimi: Gazeta Korrieri

Thashetheme V.I.P.

Lexoni Komentet

4 Komente per artikullin “Prefiksi 067 “EAGLE MOBILE” MË 13 MARS NË TREG”

    Fieraku-x on January 30th, 2008 5:00 am

    Ichala po na jep ndonje cmim simbolik se na rropen keta dy vampirat e tje.Suksese “Eagle Mobile”

    operator60 on January 30th, 2008 7:53 am

    me ne fund doli nje “sfindat”per kto vampirat.mbani premitimet dhe do te jeni te suksesshme.SUKSESE “EAGLE Mobile”

    ida on February 3rd, 2008 8:31 pm

    me ne fund hyn nje i tret per te sfiduar 2 kompanit e tjera.suksese,,,

    maksi on March 2nd, 2008 6:14 am

    me behet shume qefi.megjithese ka hyre pak me vonese.nuk duhet ti shajme as qto qe jane,sepse per momentin na kan zgjidhur pune.aha edhe na kan mare leket

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.