Enada në ditët e fundit të shtatzënisë, ende në punë

Posted on January 28, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Ndodhet në ditët e fundit të sh tatzënisë, duke pritur me padurim lindjen e bebes. Enada Hoxha, balerina e mirënjohur mezi po pret çastin që të shohë djalin e saj. Edhe pse me lutjet e herëpashershme të bashkëshortit për të mos lëvizur më nga shtëpia, pasi lindja pritet nga momenti në moment, Enada vazhdon të shkojë në punën e saj të përditshme në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Ajo drejton koreografi të ndryshme në përgatitje të koncerteve që realizohen nga ky institucion. Pas përfundimit të Gala-së në TKOB, e cila rezultoi me mjaft sukses, Enada po përgatit koreografinë e një tjetër numri, me të njëjtin përkushtim dhe ambicie për të parë ‘nxënësit’ e saj lart e më lart. “Jam në pritje nga momenti në moment.

Bebi mund të lindë ndoshta edhe sot. Mezi po pres ta shoh”, - kështu shprehet Enada Hoxha e pyetur nga “Bluetooth”. Ajo rrëfen gjithashtu se emrin e djalit çifti e ka zgjedhur, por për supersticion nuk duan ta bëjnë të ditur, gjithçka do të jetë një surprizë e bukur, porsa djali të shohë dritën. Po kështu edhe Gerti, tek i cili nuk ka vështirësi për të kuptuar kënaqësinë që po i fal fëmija i parë që po pagëzon martesën e tyre, njëkohësisht dhe lidhjen shumëvjeçare që ekziston mes të rinjve.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.I.P. 

Pushime ne Shqiperi

Lexoni Komentet

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    FotoLajm.com

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.