Adelina Ismajlit i vidhet edhe një këngë nga bullgarët
Posted on January 28, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Kënga “Shko në rr’s” e Adelina Isma jlit, vidhet pas 8 vitesh nga këngëtarja bullgare Alisia e cila nuk kurseu as videolkipin e asaj kohe të Adelina Ismajlit, për të “kopjuar” disa sekuenca. Përderisa kënga mbetet totalisht e kopjuar, me melodi dhe orkestrim identik, duket që vokali dhe teksti i këngës është më i dobët sesa versioni origjinal i këngëtares Ismajli.
Deri më tani, e preferuara e rinisë shqiptare, është këngtarja së cilës i janë “huazuar” më së shumti këngë nga këngëtarët e shteteve sllave në rajon, gjë që ajo kishte përmendur tërthorazi në një intervistë dhënë RTK-se, televizionit kosovar. Dhe duke ditur mosfunsionimin e ligjit në këto raste në Kosovë, Ismajlit i mbetet vetëm të hidhërohet, apo të gëzohet që shtetet përreth janë ato që më së shumti nga këngëtarët shqiptarë, përcjellin karrierën e Adelina Ismajlit.
Por një tjetër lajm vjen për këngëtaren Adelina Ismajli. Brenda dy javësh pritet që ajo të lançojë klipin e saj më të ri dhe të parin pas një pauze relativishttë gjatë, në karrierën e saj. Nuk është dhënë asnjë detaj nga familja e saj lidhur me punën që po bën Adelina në këtë projekt të ri, ndërsa vet këngëtarja ka kohë të gjatë që nuk është prononcuar për mediat, e veçanërisht i është larguar shumë kontaktit me gazetarët pas vrasjes së të dashurit të saj, pikërisht atëherë kur vëmendja u kthye shumë nga këngëtarja e famshme.
Nuk dihet se çfarë zhanri do të jetë kënga e re e Adelinës, e as kush e ka bërë atë, apo edhe ku po bëhet klipi, Në Kosovë apo në Maqedoni, atje ku këngëtarët kosovarë i realizojnë në masë të madhe klipet e tyre. Gjithsesi kjo do të kuptohet shpejt, pasi miqtë e saj të ngushtë janë shprehur se Adelina ka vendosur t’i kthehet ekranit me një këngë të re.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Lexoni Komentet
10 Komente per artikullin “Adelina Ismajlit i vidhet edhe një këngë nga bullgarët”
Komento




jeta on May 3rd, 2008 12:20 pm
je me e mira yll je
linda on May 12th, 2008 7:37 am
po qe ani de bash mir pse mos me ja mar ma e mira je
bleta on May 29th, 2008 1:56 pm
ooo lokum e ka te ha zemren te du shum
mimoza on June 19th, 2008 7:20 am
adelina osht ylll i shqipatrev osht shum shum e mir edhe e talentume ajo kome pas gjithmon suksese ne publik
njeri iveqant
Enisi on June 21st, 2008 9:03 am
adelina je ma e mir
Enisi on June 21st, 2008 9:04 am
adelina prap s eprap je ma e mira pi krejve un te dua shummm
Enisi on June 21st, 2008 9:05 am
yll i muzikes je ti ADELINA
sara on June 21st, 2008 9:06 am
me merr jam e jotja me merr let digjet bota me puth let kris lufta me puth s e te dua shum adelina
sara on July 2nd, 2008 4:54 am
je shum e mir adelina
elsa on July 4th, 2008 4:40 am
tung adelina si po e kalon ne prishtin a po e kalon mir se hiq spo e di a po er kalon mir edhe merrma imellen time elsa_147_258@hotmail.com edhe mos harro me ma rigjistru imellen time tung qao kalo mir mos harro qa te thash se une i dua krejt kontart edhe krejt konkotaret edhe qa te thash hi mos harro se une du me rigjistru shumë në imell tung qao kalo mir ne prishtin qaoo