![]() |
“Big Brother”, ende në kërkim edhe në Prishtinë
Posted on January 26, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Spektakli i madh pritet të nisë muajin e ardhshëm
Kemi mësuar se për protagonistët e këtij reality-show është ndërtuar tashmë një shtëpi në periferi të Tiranës diku në fshatin Kashar. Të gjithë aplikantët, që tashmë kanë kaluar fazën e intervistimit, janë intervistuar nga stafi i “Big Brother”, që ka bërë edhe përzgjedhjen e personave, që do të hyjnë në lojë.
Ende në kërkim për personazhet e “Big Brother” në Shqipëri. Organizatorët e këtij programi reality-show, ndonëse janë në prag të startimit, ende nuk kanë përfunduar përzgjedhjen e kandidatëve, që do të bëhen protagonistë të emisionit. Pas gjashtë audicioneve të realizuara në Shqipëri, gjatë të cilave janë përfshirë rreth 2 mijë persona, organizatorët do të jenë javën e ardhshme në Prishtinë.
Bëhet fjalë për një audicion të veçantë, në të cilin pritet të marrin pjesë qytetarë të Kosovës dhe Maqedonisë. Sipas organizatorëve të këtij programi, nuk bëhet fjalë për krizë person azhesh, por thjesht për një procedurë të zakonshme të “Big Brother”, që është në kërkim deri në momentin e fundit. Gjithashtu nga të njëjtat burime mësojmë, se programi do të nisë në muajin shkurt, ndonëse nuk jepet data e saktë.
Një prej serialeve më të ndjekur në të gjithë botën, për herë të parë vjen edhe në Shqipëri. Edhe pse prej dy vjetësh kishim dëgjuar të flitej në lidhje me tratativat e “Top-channel” për të fituar të drejtën ekskluzive të “Big Brother” vetëm pas publikimit zyrtar të audicionit për pjesëmarrësit kuptuam se, së shpejti ky program do të transmetohet në këtë televizion, ndërsa fituesin e pret një çmim prej 5 milionë lekësh të reja.
Dhe duket se më shumë se emri i njohur i këtij programi dhe stafi i huaj, shqiptarët i shtyn të bëhen protagonistë, pikërisht shuma, që do t’i akordohet fituesit pasi ai të dalë nga shtëpia. Kemi mësuar se për protagonistët e këtij reality-show është ndërtuar tashmë një shtëpi në periferi të Tiranës diku në fshatin Kashar.
Të gjithë aplikantët, që tashmë kanë kaluar fazën e intervistimit, janë intervistuar nga stafi i “Big Brother”, që ka bërë edhe përzgjedhjen e personave, që do të hyjnë në lojë. Na mbetet vetëm të presim nisjen e programit, për të parë nëse këto zgjedhje kanë qenë vërtet interesante
Burimi: Gazeta Panorama
Thashetheme të ngjashme
- Arbana Osmani: “Shumë e kënaqur si drejtuese e Big brother”
- “Big Brother Albania” në krizë
- Shfaqet për herë të parë Alketa Vejsiu me bashkëshortin
- Zbulohet ideja e programit të Grabockës
- Xheni Koçi, kërkon çmim në Supermodel të New Jork
Lexoni Komentet
1 Koment per artikullin ““Big Brother”, ende në kërkim edhe në Prishtinë”
Komento












ida on January 26th, 2008 1:14 pm
uroj te dale si grande fratello