Super varka me bio diesel

Posted on January 21, 2008 - Filed Under Kuriozitete, VIP Bota | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Disa ditë më parë është folur për Earthrace, varka hiperteknologjike e cila do të jetë e zënë në një sfidë shumë të rëndësishme së shpejti, atë të përshkimit të botës në kohën më të shkurtër të mundshme me një karburant ekologjik. Është bërë i njohur një novacjon, se një pjesë e mirë e karburantit është siguruar nga vetë pjesëtarët e ekuipazhit. Jo, jo mos mendoni se është e tipit benzinë-urinë sepse në këtë rast bëhët fjalë për një pjesë jo shumë të nevojshme për trupin: dhjami.

Të tre pjesëtarët e ekuipazhit i janë nënshtruar një liposucioni (heqje e dhjamit nga trupi) duke i dhuruar varkës 2.5 gallonë të dhjamit trupor. Dhjami do të përdoret për të prodhuar 2 gallon karburant që do të bëjë të mundur lëvizjen e varkës për 9 milje.

Sipas vlerësimeve Earthrace-it do t’i duhen 65 ditë për të përmbyllur komplet xhiron me një shpejtësi 23-29 mph. Earthrace do të ushqehet nga bio diesel që do të mundësojë zvogëlimin e nivelit të ndotjes së ambjentit për rreth 78 % në krahasim me karburantet e tjerë. Supervarka funksionon me dy motorrë me540 hp Cummins Mercruiser, dhe kushton 3 milionë dollarë. Momentalisht trioja shpikëse po kërkon akoma sponsorizues dhe mendon ti përmbushë qëllimet në 2008-tën.

Burimi: Gazeta Korrieri

Thashetheme V.I.P. 

Lexoni Komentet

1 Koment per artikullin “Super varka me bio diesel”

    geezer on June 19th, 2008 2:00 pm

    hahahahha nese deshiron te ket me shum karburant-dhjam mendoj qe duhet te jap nga nje gjiro atyre qe dhuroojn karburant-dhjam
    vertet e quditshme kjo

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.