![]() |
Google investon për energjinë alternative
Posted on January 21, 2008 - Filed Under VIP Bota |
Dërgoja një miku

Njëra nga makinat më të mëdha kërkuese të internetit, Google, ka paralajmëruar që planifikon të investojë miliona dollarë në zhvillimin e burimeve alternative të energjisë, “Me rritjen e Googlet ne nuk dëshirojmë që funksioni ynë kryesor të bëhet pjesë e problemit. Ne duam që Google të bëhet zgjidhja.
Ne nuk dëshirojmë të kontrollojmë universin, por ne dëshirojmë t’i ndalojmë ndryshimet klimatike, t’i zbusim ato dhe ti ngadalësojmë”, ka thënë drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Larry Brilliant. Kompania planifikon të investojë në zhvillimin e energjisë diellore ku do të shfrytëzohen pasqyrat për ngrohjen e ujit dhe shndërrimin e tij në avull.
Google gjithashtu planifikon të përsosë zbatimin e energjisë gjeotermale dhe të erës. “Mund të zvogëlojmë shpenzimet ashtu që energjia alternative të jetë konkurrente me thëngjillin dhe besoj që do të kemi përdorim të madh”, sqaron Bill Veil, udhëheqës i departamentit të Google për energjitë alternative.
Qëllim i Google është të prodhojmë një gigavat (një miliard vat) të energjisë alternative e cila do të ishte më e lirë, dhe ne jemi optimistë se do ta realizojmë për disa vjet, e jo dekada sa nevojiten zakonisht”, thotë njëri nga themeluesit e Googlet, Larry Page, dhe gjithashtu shton se plani për zhvillimin e energjisë së pastër, nuk është vetëm një hap i mirë afarist, por edhe vendim i cili do të kontribuojë në mirëqenien e shoqërive.
Burimi: Gazeta Korrieri
Thashetheme të ngjashme
- Familjet mbretërore më të pasura të botës
- Sytë e Hollivudit tek Masiela Lusha
- BECKHAM, “Mister Miliarderi”
- Hera e parë e Britney? 14 vjeç
- Stinë e re divorci për Pamela Anderson
Lexoni Komentet
1 Koment per artikullin “Google investon për energjinë alternative”
Komento















shefik on July 2nd, 2008 9:14 am
ej je shum e bukur be qao ferdi sheki gjem te tezes