![]() |
Ish-fituesi i “Kafazit”: Ndoshta në 2008-n martohem
Posted on January 17, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

BENI NGA YRSHEKU MERR OFERTË PËR KREUN E KOMUNËS SË KASHARIT
Ende nuk është ‘ven itur’ nga kujtesa e publikut të gjerë, djali 34 vjeçar nga Yrsheku i cili rrëmbeu simpatinë e të gjithëve duke u shndërruar në fistuesin e edicionit të dytë të “kafazit të Artë”. Me të përfunduar gara, filloi dhe ambicia njëkohësisht dhe impenjimi i djalit nga Yrsheku për t’u ngritur gjithmonë e më lart në punën e tij. Aktualisht punonjës në “Qendrën e Kontrollit të Barnave”, Arben Çeçës i është propozuar një ofertë mjaft interesante, ajo e kandidatit për kryetar të komunës së Kasharit.
I pëlqen mjaft kjo ofertë të cilën e ka marrë me shumë seriozitet por pritet konkretizimi i saj në sajë të vënies në vend të disa çështjeve të mbetura pezull. Ndër të tjera, në këtë intervistë Arbeni tregon për jetën e tij aktualisht dhe në hyrje të këtij viti të ri, rrëfen planet e tij, siç thotë dhe vetë krijimin e një familje në 2008- n që konsiderohet një vit çift.
Do të kandidoni për postin e kryetarit të komunës së Kasharit? Në fakt ky është një propozim, një ofertë që më ka bërë Lëvizja Studentore e viteve ’90. Nëse të arrestuarit, mes tyre dhe krye komunarin e Kasharit i dënoi me burg (të arrestuarit që u vunë në pranga me akuzën e abuzimit me tokat) do të zhvillohen zgjedhjet. Nëse vendi do të jetë vakant unë jam i gatshëm të shpall kandidaturën time.
Ende nuk është marrë vendimi nga gjykata. Gjithsesi, tani për tani kjo mbetet thjesht një ofertë nga ana e studentëve por që në fund të fundit është një propozim i mirë. Pra u joshët nga kjo ofertë? Si ofertë m’u duk shumë e mirë. Më duket një gjë shumë serioze dhe me prespektive. Ndaj nëse më jepet mundësia, përse të mos bëhet. Për të humbur nuk do humb gjë. Do luftoj. Çfarë opinionesh ke marrë nga miqtë dhe të afërmit me të marrë këtë ofertë? Si kanë reaguar ata? Të them të drejtën nuk e kam diskutuar shumë.
Më është thënë rastësisht dhe unë po kështu ia kam lënë rastësisë. Ka shumë njerëz që e kanë marrë vesh dhe më kanë uruar edhe pse ende nuk është konkretizuar asgjë. Nuk jemi akoma në një përfundim. Nëse do të zgjidheshit kryetar i komunës së Kasharit, çfarë do të bënit më shumë për banorët e zonës? Nëse do të përzgjidhesha do të jepja maksimumin tim. Do vija gisht tek të gjitha gjërat që kanë mangësi. Ne hymë në një vit të ri, në një 2008 që na gjen ende pa ujë dhe pa drita dhe kjo është e tmerrshme.
Nuk ka turp më të madh. Do të bëja shumë për rregullimin e infrastruktirës. Kashari është një komunë e vogël por me baza të mëdha. Do ta bëja këtë komunë si një kopësht të bukur plot me lule, të ngjante e gjitha bukur. Por kjo do fonde dhe investime dhe në bazë të tyre mund të bëhet dhe të arrihet gjithçka.
Aktualisht me çfarë po merresh? Për momentin jam punonjës tek Qendra e Kontrollit të Barnave. Jam shumë mirë aty dhe them se është një punë me perspektivë afatgjatë. Uroj që gjërat të më ecin po kaq mirë sa edhe tani. Po kështu po vazhdoj edhe shkollën. Jam në vit të fundit në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dega Histori. Kam qejf të vazhdoj edhe diçka të bukur në profesionin tim. Sa kohë i kushton Beni familjes? Jam shumë i lidhur me ta dhe thuajse gjithë pasditën ia kushtoj familjes time. Bëj shumë për ta. Po kështu jam i lidhur fort edhe me shoqërinë. Gjendem shpesh në kafe me ta në orët e pasdites. Cili është personi më i afërt?
Sigurisht që nëna. Kur mendon Beni të krijojë një familje të vetën? (Qesh). Nuk e di, ndoshta edhe këtë vit. 2008 është vit çift ndoshta godas edhe unë në shenjë me ndonjë martesë. Gjithsesi nuk them dot asgjë më shumë. Le t’ia lëmë kohës. Si të jetë shkruajtur. E ndjen ende famën e “Kafazit”? Patjetër që po. Ka ende njerëz që më shohin me këtë sy dhe ky sukses që arrita të them të drejtën më ka ndjekur gjatë gjithë kësaj kohe. Ende për njerëzit jam ai Beni i “Kafazit”.
Nëse do të të jepej mundësia do të futeshe përsëri në një lojë të tillë? Po, pse jo. Do hyja përsëri në lojë duke patur gjithmonë parasysh transparencën. Nëse ajo do të jetë sigurisht që do e ndërmerrja një hap të tillë. Edhe pse vlerësimet i japin të tjerët dhe jo unë do doja që disa gjëra të ndryshonin. Duhet të njihesh por jo ekstremisht negativ. Duhet të njihesh edhe për gjëra pozitive.
Dëshiroj që çdo gjë të vijë drejt përmirësimit për këto reality-show dhe jo drejt shkatërrimit. Duke filluar që nga niveli i kafazierëve. Çdo gjë të jetë në progres dhe jo në regres. Si e sheh veten Beni pas 5 apo 10 vjetësh? Shëndeti në rradhë të parë pastaj vijnë gjërat e tjera. Dua të mbaroj shkollën njëherë me sukses, të vijoj profesionin tim. Dua t’i kap gjërat si të vijnë dhe jo t’i bëj me paramendim. Mendoj se kështu ecet më mirë.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Thashetheme të ngjashme
- ENKI “KAFAZIT” tashmë këngëtare, lancohet klipi i parë
- BENI i “Kafazit”, këngëtar…
- ENKI Shabani këndon edhe live
- Bleona fluturon sërish drejt Amerikës
- Falimenti dhe arratisja e stilistit Joni Peçi
Lexoni Komentet
4 Komente per artikullin “Ish-fituesi i “Kafazit”: Ndoshta në 2008-n martohem”
Komento












eros on January 19th, 2008 9:43 am
o zot i madh ky tip katunari le te fitoje jo kafaz po bigenglish brotyherin ma shpif kur e shoh aq i rendomte sa ska ku te veje po nejse
keshtu eshte duhet nje fahstar vip
elinda on January 25th, 2008 3:14 pm
e ka te shkruar ne ball qe esht katunar ky i shkreti.ncncnc
dalma on March 10th, 2008 4:16 pm
uuuuaaaaaaaaa pik juve qkeni ju me fshatarin ja keni inate ee ahahahaa eshte i mir prandaj dhe pase gjerave te mira gjithmone qohet pluhuri e ne kuptimin e mir te fjales ne qoftse keni men e dini qa po ju thom
Genti on March 14th, 2008 4:34 pm
E po mire po pastaj se eshte katunar , cfare do te tregoni me kete . Njeri si gjithe ne eshte , lereni injorancen menjane o njerez se shume here behemi te keqinjte e njeri-tjetrit .Te ofendosh dike eshte e lehte , por aty ndoshta tregojme kulturen dhe veten tone,
Nuk ka rendesi c’fare je (katundar,fshatar,qytetar,)rendesi ka te dish te shprehesh pa ofenduar tjetrin me mendimin tend …( shume here genjen dhe pamja e jashtme )
Respekte,Genti