Cila është ana e duhur për t’u ngritur nga shtrati?
Posted on January 17, 2008 - Filed Under Kuriozitete |
Dërgoja një miku

Ngritja nga ana e majtë në shtrat është ana e duhur për të kaluar një ditë të mirë. Shkencëtarët e gjumit dhe psikologët kanë mbledhur kokat së bashku për të analizuar mënyrën më të mirë për t’u ngritur në mëngjes. Krahu i majtë është më i miri, diskutojnë ata në studimin e marrë përsipër nga zinxhiri hotelier “Premier Inn”.
Eksperti Jan Cisek thotë se ana e majtë është e lidhur me gjithçka që është e shtrenjtë për njerëzit, familja, shëndeti, paratë dhe pushteti. Psikologu Pete Cohen thotë se kur flenë në anën e majtë njerëzit mendojnë në mënyrë të arsyeshme në ditën përpara. “Krahu i djathtë i trurit është përgjegjës për emocionet si frika dhe stresi, të cilat prishin mundësinë për të patur një ditë pozitive”, thotë ai.
Burimi: Gazeta Tirana Observer
Lexoni Komentet
1 Koment per artikullin “Cila është ana e duhur për t’u ngritur nga shtrati?”
Komento




anonim on April 12th, 2008 6:02 pm
vetem dessha te them se nuk pajtohem me kete gje pa marr parasysh se ata qe kan ardh ne konkludim per kete qeshtje jan shkenctar…un mendoj se ana e djathate eshte ana e duhur per tu zgjuar nga gjumi…..ky eshte menimi jem