ENKI: E Vërteta e historisë me shkëlzen Berishën
Posted on January 16, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Vajza e njohur përmes bëmave të “Kafazit të artë 5”, më në fund bëri realitet ëndrrën e saj në sirtar. Një këngë shoqëruar me një videoklip të realizuar në Maqedoni, i dhanë disa pikë më tepër emrit të Enki Shabanit, e cila ditët e fundit është bërë objekt i medias, për shkak të një lidhjeje intime që përfl itet mes saj dhe djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Në këtë intervistë, ajo nuk ngurron të japë më shumë detaje rreth këtij lajmi rozë, projekti ambicioz i radhës dhe marrëdhëniet me motrën e madhe, Elda Shabanin.
Një këngë dhe një videoklip që u prezantuan natën e 31 dhjetorit. Kjo nismë e juaja vjen pas famës që morët gjatë pjesëmarrjes në “Kafazin e artë 5”, apo e kishit menduar më parë një gjë të tillë? “Kisha kohë që doja të realizoja një këngë dhe më në fund ia dola mbanë. Është një këngë që unë e kam shumë përzemër dhe që të dilte diçka cilësore, zgjodha bashkëpunimin me Flori Mumajesin.
Nuk doja që të ishte në stilin baladë, siç janë kohët e fundit gjithë hitet e këngëtarëve, por zgjodha diçka më të fortë e më ritmike”. “Nuk je vetëm ti” është subjekti i këngës së shkruar nga Big Basta. A kanë ndonjë lidhje fjalët me jetën tënde reale? “Jo, çdo këngë duhet të ketë domosdoshmërish lidhje me jetën time private. Nga ajo anë jam shumë në rregull dhe nuk preferoj asnjëherë që t’u ngre himn gjërave të mia personale.
Por subjektet e dashurisë, së tradhtisë e ato që nxjerrin në pah forcën e femrës janë më të zakonshmet kohët e fundit, kështu që dhe unë iu bashkova tendencës”. E zgjodhe këngën për t’u bërë e famshme, apo të zgjodhi kënga ty? “Unë kam kënduar edhe më përpara, madje kam marrë pjesë në shumë aktivitete. Nuk e bëra këngën që të dilja në televizor, sepse publicitetin tashmë e kam fi tuar pas pjesëmarrjes në “Kafaz”. .
Thjesht është egoja ime, që dua të krahasohem më këngëtaret më të mira dhe për mua zëri është elementi kryesor që nxjerr në pah cilësitë e një artisti të vërtetë”. Cila është këngëtarja jote e preferuar, ajo shqiptare dhe e huaj? “Më pëlqen shumë Eranda Libohova kur këndon live dhe nga të huajt, Fergie Ferguson”. Ju keni edhe një motër që është më e vjetër në profesionin e këngëtares. A këshilloheni me njëra-tjetrën për klipet tuaja? “Për të qenë e sinqertë, ajo nuk e ka parë klipin tim akoma.
Kjo nuk do të thotë se e shohim njëra-tjetrën si konkurrente, por e theksova edhe më lart, që dua të krahasohem me këngëtaret më të mira, jo me time motër”. Kjo do të thotë që motra juaj nuk është në nivelin e profesionistëve? “No coment”. Megjithatë, nuk mendoj që indiferenca juaj shkon deri aty, sa mos të interesoheni për problemin e motrës suaj me drejtësinë, ku ajo u akuzua si trafi kante femrash? “Gjithçka ishte një thashthem i gazetarëve që e kanë zakon t’i zmadhojnë gjërat më tepër seç duhet.
Ajo ishte një çështje ku Elda ishte thjesht një dëshmitare e atij procesi gjyqësor, sepse kishte njohje me vajzën e djalin, dhe e theksoj, ishte si dëshmitare, jo si trafi kante. Gazetarët vazhdojnë t’i dramatizojnë gjërat, ndërkohë që ajo vazhdon e qetë jetën e saj në Zvicër bashkë me bashkëshortin e familjen që ka ndërtuar atje”. Mos më thuaj që gazetarët kanë sfumuar edhe çështjen e lidhjes tënde intime me djalin e kryeministrit Berisha? “Edhe ky është një thashethem i radhës. Gazetarët këtu edhe po të shohin që konsumon një kafe me një njeri të njohur, e quajnë të bërë si muhabet. Ndërkohë, Shkëlzeni ka formuar familjen e tij në Suedi.
Çfarëdolloj përgjigjeje që të jap unë, e di që thashethemet bëjnë të vetën, kështu që e lëmë me kaq këtë çështje”. Ti e njeh personalisht Shkëlzen Berishën? “Njerëzit që njoh unë janë të shumtë në numër. Por që të konsumosh një bisedë tavoline me dikë, që është i njohur, nuk do të thotë domosdoshmërish që e ke të dashur”. Ju keni një lidhje dashurore tjetër apo jo? “Jeta private është e tillë për çdo njeri, të njohur apo të panjohur. Unë mund të them që ndjehem e plotësuar, e lumtur dhe mjaft e qetë larg tymnajave që krijojnë mediat lidhur me emrin tim”.
Çfarë ka ndryshuar që nga koha e daljes nga “Kafazi”? “Të them të drejtën e kam harruar fare si eksperiencë. Momentet e bukura nuk i shqis nga mendja, por për të tjerat i kam shkëputur relatat fare. Pas daljes nga “Kafazi” jeta e gjithsecilit prej nesh ka marrë drejtimin e vet dhe unë vetëm me Alban Rexhën kam ende marrëdhënie miqësore. Secili nga ne ka projektet e veta dhe detyrimisht janë ndarë gjërat”.
Projekte të tipit? “Pas kësaj kënge, do të nis punën për të bërë një album të plotë e deri në fund mendoj që të bashkëpunoj me Flori Mumajesin. Gjithçka e bëj për pasion, sepse kënga është diçka e brendshme për mua”. E sheh këngën si të ardhmen tënde të sigurt, apo ke menduar për një profesion të dytë? “Unë studioj për psikologji, por që të jesh një psikologe e zonja, duhet të mos jesh tip emocional. Në fakt unë jam një femër që i kam emocionet të tepërta dhe i shfaq vend e pavend. Por do përpiqem të përmirësohem e nëse do ia dal mbanë, do t’i futem seriozisht edhe psikologjisë”.
Burimi: Gazeta Korrieri
Lexoni Komentet
19 Komente per artikullin “ENKI: E Vërteta e historisë me shkëlzen Berishën”
Komento




Anonymous on January 30th, 2008 8:20 am
enki je nr.nji.bej edhe njw kwngw tjeter e dil mw shumw.tw lutem nxirr ndonje foto nw internet.
tw puth
afwrdita
aferdita on January 30th, 2008 8:21 am
enki je nr.nji.bej edhe njw kwngw tjeter e dil mw shumw.tw lutem nxirr ndonje foto nw internet.
tw puth
afwrdita
arditi on February 1st, 2008 2:42 pm
kur u bere dhe ti kengetare do them dhe une gjyshes te nxieri nje vidjoklip mos do qe te besh nje bashkpunim me te se e di sa shkoni.vetem per kenge nuk je ti enki per ndonje film porno mbase mendoje njehere.ok
ida on February 1st, 2008 3:52 pm
hahahaha te njejten gje mendoj dhe une si arditi,ose eja bej nje duet me komshiun tim se do dilni perfekt
Arta on March 1st, 2008 7:25 pm
E kam shikuar shum Kafazin e Arte e quditem se si Dijana e ka pasur shoqe te ngusht ket vajze qe sja vlen ta pershendesesh ne rrug e lere me ta kesh shoqe.Dijana ka qen vajz e veqan,vajz e kompletune,nuk meritonte ta kishte nje shoqeri te tille.Enki e prishi shoqerin e saj vetem per dashuriqkat e saj e hudhi posht shoqerin e ndertuar me vite te tera vetem per nje djal qe e njohi ne Kafaz vetem e vetem per 2 muaj,nuk ja vlen te komentosh me teper.
emi on March 3rd, 2008 9:06 am
per mua ishte njesoj si e motra shume e keqe.
jori on April 22nd, 2008 6:19 am
enki je shume nice as mos ia ve veshin njeriut se je me e vecante
te gjith femrat te kane zili per zemren tende dhe ndiesine tende,une di qe ti beson tek zoti e zotin leri te tjereve,te kam shume qejf e jo vetem une por e gjith shqiperia dhe njerezit qe jane te pjekur.je vajze flori e bukur
lena on April 22nd, 2008 6:24 am
ti enki i cmendur te gjith shqiptaret ne germany + dhe gjermanet shok te mi e shoqet,je e paster si zemra jote,je e bukur dhe si natyre
te duam shume e mezi pres te te shohim nga afer
du bist eine wunderschonen madchen
goku02 on April 23rd, 2008 8:40 am
je femra me e neveritshme qe mund te egzistoj ne rruzullin tokesor
j.m on May 25th, 2008 3:32 am
enki je si shpirt,dicka nuk me ka pelqyer te ti,ku e kishe gjet nje shoqe si diana dhia
ingridi on May 25th, 2008 2:01 pm
o ardit qe ka shkrujt sms je shum i lodhur shoku pse ke ble digitalb keto kohet e fundit ua ca fshatari i civilizum dukesh qe je nga reps i mirdites apo mos je gje dashnori i diana kurves malokes.Ej do te dish te rene e fundit djana ka shku te punoje prostitute ne itali pse si thu te marri dhe ty menohu shoqe
koli on May 25th, 2008 2:04 pm
ti ida ke psu te shkrush ik mi shko se mos te kan zene vendin te semafori mos na trego ti per enkin ku i njef robt ti mi goc qe sha te tjeret shih mi a ke breke ne byth apo jo pastaj fillo e shaj idote femer e ulet
koli on May 25th, 2008 2:05 pm
enki je si embelsire mos degjo se ca shkrujne po vazhdo karrieren tende se llafet i merr era puc
meri on May 25th, 2008 2:07 pm
ti ida ke psu te shkrush ik mi shko se mos te kan zene vendin te semafori mos na trego ti per enkin ku i njef robt ti mi goc qe sha te tjeret shih mi a ke breke ne byth apo jo pastaj fillo e shaj idote femer e ulet
enki on May 30th, 2008 9:26 am
une qe po ju shkruaj jam vet personalisht enki,nese do te me njihni me teper,merrni adresen time dhe mos u lodhni te gjykoni te tjeret pa i njohur sepse nuk shkon per ju,mgjt une i falenderoj te gjithe ata qe shkruajne per mua dhe pershendes.ju uroj fat dhe shendet. me respekt nga vet enki shabani……..ju puc mendimi per dike ndryshon ne njohje me teper,prandaj po ju le adresen te flasim hapur.kiss
geri on June 2nd, 2008 8:19 pm
o enki nuk e di a je ti qe e ke shkruar kte komentin e fundit por une mendoj se ti nuk duhet te merresh me keto llafe te kota qe dalin nga bota e internetit sepse ketu duan vetem kenaqin zemrat e veta, qe i kane bloze, je shume nice nice nice nice………….vetem se ajo djana ishte vari lesht.
vera on June 6th, 2008 6:16 pm
enki eshte yll duket njeriu i mire qe ne fytyre o loqe femra
eni on June 17th, 2008 1:05 pm
sa e lezetshme kjo enki nice eni USA
ina on June 26th, 2008 6:17 am
enki o njish je me e mira