Arjan Cani:Kur më imitojnë më bëjnë publicitet falas
Posted on January 12, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Publiku në studion time ngjan me derra, por të lezetshëm
Thuhet që në televizion nuk ka rrugë mesme: ose do jesh i pëlqyer ose i urryer dhe ndër emrat e pëlqyer që ne duam t’i shohim në ekran është padyshim edhe ai i Arian Çanit. Kjo për formulën e veçantë të pagëzuar “Zonë e lirë” si dhe për komunikimin e këndshëm që ai ndërton jo vetëm me të ftuarit, por edhe me publikun që e ndjek nga ekrani. Emisioni ngjan me një kostum që i rri perfekt moderatorit të tij aq sa askush tjetër nuk mund të imagjinohej në atë karrike. E megjithatë Ariani tregon se edhe aty vështirësi ka…
Keni hyrë në vitin e pestë të emisionit tuaj “Zonë e Lirë”… si lindi dhe si ka ndryshuar nga viti në vit kjo formulë kaq e suksesshme…? Nuk lindi papritur. Kisha disa vite që mendoja për ta përshtatur dhe hedhur në tregun shqiptar këtë formule të Ardisonit, njeriut që më ka mësuar shumë vite më parë shkollën e tij televizive… “Zonë e Lirë” nisi në TVA në tetor 2003 dhe për këtë nuk do harroj asnjëherë të falënderoj bosin e atij ekrani në atë kohë, Artan Sevrani, i cili e besoi pothuajse me sy mbyllur projektin tim dhe më dha drite jeshile që unë të eksperimentoja “Zonën e Lirë”…
Sot jemi në vitin e pestë të emisionit dhe ajo që ka ndryshuar është në fakt vetëm pasioni im, i cili duket se vjen gjithnjë në rritje. Koncepti është po ai: Promo-aktualitet dhe një miksazh i elitares me komercialen…Pra me fjalë të tjera, gjithçka mbi ekran. Ndonëse shfaqeni “i lirë” gjatë emisionit, ka pasur momente kur jeni ndjerë shumë në siklet? Po, kam pasur herë pas here momente të tilla. Por jo me të ftuarit.
Me publikun që ulet pas kurrizit të të ftuarve. E keni parasysh? Janë atje për të marrë ato pak lekë dhe nuk e kanë fare mendjen tek ajo ç’ka thuhet në studio. Nuk duartrokasin atëherë kur duhet duartrokitur dhe bëjnë muhabet me njëri-tjetrin atëherë kur duhet vërtet të mbajnë qetësi… Janë një kategori njerëzish në Shqipëri që gjejnë mënyra shumë origjinale për të mbijetuar. Një mënyrë është të paraqitesh nëpër studio televizive për të marrë pjesë nëpër emisione dhe në fund të fitosh 5 mijë lekë të vjetra. Ky quhet publik me pagesë dhe kam përshtypjen se ndodh vetëm në vende me popullsi ende të frustruar psikologjikisht, në vende si Shqipëria, ku ekrani është ende tabu dhe që duhet marrë shumë seriozisht…
Këta njerëz më bëjnë herë pas here të ndjehem në siklet…, më duken Intervista Publiku në studion time ngjan me derra, por të lezetshëm si derra herë pas here… Po nuk kam asnjë zgjidhje. Duhet të bashkëjetoj me këta derra të lezetshëm dhe parazitë çdo të premte nga fillimi deri në fund të emisionit… Mendoni se “Zonë e Lirë” është emisioni më popullor në Shqipëri? Mendoj se është shumë i ndjekur dhe jo vetëm në Shqipëri. Tek ne, pronarët e disa ekraneve nuk duan ende të kenë një matës profesional audience, ndaj nuk di të them nëse është më popullori… pastaj cili popull? A nuk është populli një masë amorfe?
Një nocion abstrakt dhe i pakuptimtë? Unë besoj se “Zonë e Lirë” ndiqet nga mijëra e mijëra individë, ku secili gjen veten sipas këndvështrimit të tij… Vetë ju si e përjetoni suksesin e këtij emisioni? E përjetoj shumë mirë. Me këmbë në tokë. Kam ëndërruar gjithmonë të fluturoj, por kam gjithmonë frikë ta bëj këtë. Ndaj e përjetoj me këmbë në tokë. Personazhe të ndryshëm ju kanë imituar disa herë.
Si reagoni kundrejt këtyre imitimeve? Reagoj shumë mirë. Mendoj se është një nder i madh për mua që dikush të më imitojë. Në fund të fundit, është një publicitet falas që më bëhet dhe që në fillim të çdo të sezoni, me ndihmon të kuotohem më lart në bursën televizive të këtij vendi… Shpresoj të mos e kuptojnë këtë që sapo thashë ata që më imitojnë dhe bosët e tyre sepse do ta ndalonin menjëherë rolin tim… Në fund të fundit, në Shqipëri, përveç emisionit tim “Zonë e Lirë”, ku përmenden gjithë ekranet rivale dhe kolegët e tyre, askush nuk është kaq zemërgjerë sa të më pasurojë duke më bërë marketing falas…
Cilin personazh keni më për zemër dhe dëshironi ta ftoni vazhdimisht në emision? Përveç Artan Fugës, të vetmit studiues serioz e profesionist, si dhe të vetmit filozof që ka ky qytet, janë dhe disa të tjerë në fakt, por mund të përmend disa këngëtarë si Çiljeta, Kastro Zizo, Ingrid Gjoni, Ardit Gjebrea, Vesa Luma, Jehona Sopi, Zanfina Ismajli, Ana Visin apo Zucheron e shumë të tjerë…, apo disa njerëz të politikës si Ilir Meta, Bamir Topi, Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Erion Braçe, Zhozi Topalli, etj., apo disa njerëz të sportit si Fidel Ylli, Tan Shakohoxha, Sotir Qirjaqi etj, etj…,janë në fakt pafund ata që dua aq shumë t’i kem në studion time…
Po një personazh që nuk do ta ftonit kurrë në emision? Asnjë. Të gjithë janë të mirëpritur… Jeni duke ndjekur ritransmetimin e emisionit. Çfarë mendoni teksa e ndiqni? Që duhet të ul kilet urgjentisht… Nëse një ditë nuk do të jeni ju gazetari i “Zonë e Lirë”, kush do të donit të ishte në vendin tuaj? Nuk shoh dot dikë tjetër. Jo sepse unë jam i vetmi që di ta bëj, por sepse tashmë shumëkush e ka kuptuar që “Zonë e Lirë” është një formulë tmerrësisht e personalizuar… Përveç emisionit “Zonë e Lirë”, ju shkruani edhe për gazetën “Panorama”.
Diçka më shumë rreth kësaj eksperience? Ato që nuk them dot në emision, përpiqem t’i them te “Panorama”. Unë vij nga një përvojë e gjatë dhe e vyer e shtypit të shkruar. 5 vjet reporter dhe redaktor përgjegjës i faqeve politike dhe sociale në “Koha Jonë” dhe 5 vjet të tjera kryeredaktor i “Gazetës Shqiptare”… Nuk largohem dot përgjithmonë nga media e shkruar…
Fakti që je një gazetar kaq popullor, të bezdis në jetën tënde të përditshme? Në fakt më bezdis herë pas here, por vetëm herë pas here, sepse më shumë ndjehem i privilegjuar… Çfarë paragjykon Çani në Shqipëri? Paragjykoj paragjykimin. Nëse nuk do të jetoje në Shqipëri, ku do të ishte shteti që do të zgjidhje të jetoje? Në Greqi ose Francë… Në Igumenice ose në një fshat të vogël në Cote d’Azur që quhet Villeneuve Loubet. Arjani dhe Anglia. Një lidhje mes jush? Ka një lidhje: Që nuk di anglisht…
Burimi: Gazeta Panorama
Lexoni Komentet
9 Komente per artikullin “Arjan Cani:Kur më imitojnë më bëjnë publicitet falas”
Komento






ida on January 12th, 2008 11:52 am
arjan je idhulli im,je i vetmi gazetar ne sshqiperi.nuk ka tjeter si ty.i love you……
Tafion Brinja on January 15th, 2008 8:38 am
Arjan,
Ta gezosh X5!
Por me ate surrat qen qe ke ja prish bukurine asaj lloje makine!!
ida on January 15th, 2008 9:48 am
arjan je gazetari me i mire ne shqiperi,te puth fort fort tek faqet se je me i miri ne bote
Monika on January 23rd, 2008 4:21 pm
Arian je gazetar i mire po ka edhe me te mire se ty.
poka on January 29th, 2008 7:35 am
Arjani mbetet Arjani. shume kush i thote i zoti, dikush pervers, por prap te gjithe e ndjekin dhe ata qe e shajne prap hargjojne kohen e tyre duke folur per te.
greta on February 26th, 2008 9:23 am
cani je i papare!
sali berisha on April 11th, 2008 6:29 pm
qani je shka i keq
gona on April 16th, 2008 5:31 am
je nje gomar se qen po me duket lavdate me te thene
pure gjakova girl on April 16th, 2008 10:47 am
Personi me i poshter publik je o arian QENI! artikulli qe ke botuar pasi fituam pavaresine, duke na krahasuar neve shqiptaret e Kosoves me greket e Dropullit, shpjegon qarte se cfare ke ne zemer, e cfare mendon! Uroj te mos kesh kurre rast, as per nevoje urgjente te vish ne Ks ndonjehere!