Soni Malaj si kurre me pare
Postuar në January 30, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 2 Komente | Lexuar 219

Këngëtarja e njohur Soni Malaj, aktualisht po punon për një videoklip të ri, i cili pritet të jetë diçka tepër speciale. Një zhanër i palëvruar kurrë më parë nga Soni, që edhe këtë herë do të realizohet në studiot më të mira muzikore në Maqedoni. Ka provuar baladën, muzikën pop e së fundi me “Zigzag” tentoi edhe në ritmet R/B, duke bashkëpunuar me reperin e suksesshëm Big Basta.
Ndërsa hiti i fundit mendohet të jetë diçka tepër e veçantë, plot ritëm e melodi, e shoqëruar edhe me një videoklip të realizuar. Gjithë këtë e zgjodhi vetë Soni, për të ardhur ndryshe tek audienca dhe fansat e kudondodhur.
Burimi: Gazeta Korrieri
AFRIM ALIA DHE DASHURIA SHQIPTARE
Postuar në January 30, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 10 Komente | Lexuar 338

Modeli shqiptar që ka ndërtuar karrierën e tij në tokën e kangurëve (Australi), gjithnjë ka qenë i rezervuar sa i takon jetën së tij private. Por mësohet se Afrim Alia, i pagëzuar me emrin Alesio, nuk është më singëll, kështu që gjithë vajzat e çmendura pas imazhit të bukur të djalit tropojan bëjnë mirë ta harrojnë atë.
Sapo ka nisur një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare, e cila thuhet se është një femër e realizuar dhe me një të ardhme të sigurt. 30-vjeçari Alia është shprehur gjithmonë nëpër media, se lidhjet e tij dashurore kanë qenë kalimtare, pasi femrat kanë kërkuar martesë me të.
Zhvishet Victoria Bekam
Postuar në January 30, 2008 - Kategoria Nga Bota | 5 Komente | Lexuar 302

“Posh Spice” ka vendosur që të jetë pjesë e një misioni humanitar në luftën kundër kancerit të lëkurës. Dhe në fakt ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të përcjellë këtë mesazh domethënës. Imazhi i saj i zhveshur është stampuar në një “T-shirt” me mbishkrimin mbroni lëkurën e trupit tuaj.
Vetë Viktoria është shprehur e kënaqur që më në fund ka bërë realitet ëndrrën e saj. “Qëkur u zhvendosëm familjarisht në Kaliforni, kam kuptuar sesa e rëndësishme është të mbroj lëkurën time dhe atë të tre djemve të mi sa herë ekspozohemi në rrezet e diellit.
Prefiksi 067 “EAGLE MOBILE” MË 13 MARS NË TREG
Postuar në January 30, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 4 Komente | Lexuar 201

Operatori i ri i telefonisë së lëvizshme (celulare) në Shqipëri, “Eagle Mobile”, në muajin mars do të mund të përdoret nga konsumatorët shqiptarë. Kompania ka përshpejtuar përgatitjet për nisjen e shërbimeve. Ekipi i “Eagle Mobile” planifi kon të nisë aktivitetin duke mbuluar fi llimisht Tiranën, aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Durrësin në datën 13 mars 2008.
Futja e operatorit të tretë celular përbën një lajm të mirë për të gjithë konsumatorët, pasi tarifat e bisedave telefonike do të jenë më të reduktuara. Sipas drejtorit të përgjithshëm të operatorit të tretë celular, Ali Tashka, tashmë ka fi lluar të instalohet e gjithë infrastruktura teknike në këtë zonë. Drejtori i përgjithshëm i “Eagle Mobile” ka pohuar për mediat, se qëllimi i kompanisë është mbulimi i gjithë Shqipërisë me infrastrukturë operative dhe teknike dhe se po ecet me shpejtësi në këtë drejtim.
Gaxha: “Më ka zënë “qymyri” me një vajzë nga Tirana”
Postuar në January 29, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 1 Koment | Lexuar 225

Ka vendosur të rikthehet pas një periudhe pauze dhe një mungese të gjatë në skenën shqiptare Adrian Gaxha. Sërish me një baladë të titulluar “Vetveten e mashtroj”, por kësaj here fabula e këngës së re duket se ka një emër real, që gjallon çdo ditë e më shumë në zemrën e Gaxhës.
Pikërisht kjo është arsyeja nga lindi ideja e këngës së re që sapo është lançuar, edhe pse nuk ka një videoklip. Kësisoj, këngëtari maqedonas na sjell një krijim muzikor njëqind për qind real. Një gjë të tillë e pohon vetë Gaxha në një prononcim për gazetën “Korrieri”. “Kam pak kohë që simpatizoj një vajzë nga Tirana, e cila nuk është e njohur, por mua më pëlqen. Prej këtej më lindi ideja që të shkruaja baladën të cilën,sapo e kam promovuar”.
Blero kopjon Puff Daddin
Postuar në January 29, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 3 Komente | Lexuar 174

Ka vendosur të ndjekë rrugën e suksesit duke kopjuar një video nga Puff Daddy. Ndoshta suksesi i madh i këngëtarit ka bërë që Blero të bjerë pre e një kopjimi, por kësaj here të klipit. Pas një zhurme të madhe në media, Blero rikthehet me dy videoklipe. Sapo ka lançuar videoklipin e këngës “Crazy”, një bashkëpunim me këngëtaren Leonora Poloska.
Duke parë klipin, ajo çka të bie në sy është ngjashmëria e madhe që ka me videoklipin e Puff Daddy-t në bashkëpunim me Nicole. Skenat e videos janë identike, duke provuar edhe njëherë që ne shqiptarët ngelemi kopjacë të pandreqshëm dhe për më tepër, duke mos sjellë kurrë një prodhim origjinal “Made in Albania”. Tashmë kjo histori e marrjes së ideve nga bota duket se është kthyer në modë.
Burimi: Gazeta Korrieri
Enada në ditët e fundit të shtatzënisë, ende në punë
Postuar në January 28, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | Shkruaj një Koment | Lexuar 237

Ndodhet në ditët e fundit të sh tatzënisë, duke pritur me padurim lindjen e bebes. Enada Hoxha, balerina e mirënjohur mezi po pret çastin që të shohë djalin e saj. Edhe pse me lutjet e herëpashershme të bashkëshortit për të mos lëvizur më nga shtëpia, pasi lindja pritet nga momenti në moment, Enada vazhdon të shkojë në punën e saj të përditshme në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Ajo drejton koreografi të ndryshme në përgatitje të koncerteve që realizohen nga ky institucion. Pas përfundimit të Gala-së në TKOB, e cila rezultoi me mjaft sukses, Enada po përgatit koreografinë e një tjetër numri, me të njëjtin përkushtim dhe ambicie për të parë ‘nxënësit’ e saj lart e më lart. “Jam në pritje nga momenti në moment.
Adelina Ismajlit i vidhet edhe një këngë nga bullgarët
Postuar në January 28, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 1 Koment | Lexuar 195

Kënga “Shko në rr’s” e Adelina Isma jlit, vidhet pas 8 vitesh nga këngëtarja bullgare Alisia e cila nuk kurseu as videolkipin e asaj kohe të Adelina Ismajlit, për të “kopjuar” disa sekuenca. Përderisa kënga mbetet totalisht e kopjuar, me melodi dhe orkestrim identik, duket që vokali dhe teksti i këngës është më i dobët sesa versioni origjinal i këngëtares Ismajli.
Deri më tani, e preferuara e rinisë shqiptare, është këngtarja së cilës i janë “huazuar” më së shumti këngë nga këngëtarët e shteteve sllave në rajon, gjë që ajo kishte përmendur tërthorazi në një intervistë dhënë RTK-se, televizionit kosovar. Dhe duke ditur mosfunsionimin e ligjit në këto raste në Kosovë, Ismajlit i mbetet vetëm të hidhërohet, apo të gëzohet që shtetet përreth janë ato që më së shumti nga këngëtarët shqiptarë, përcjellin karrierën e Adelina Ismajlit.
keep looking »

