![]() |
Koleksioni që do prekte RAI, Jonida ‘special guest’
Postuar në December 17, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 4 Komente | Lexuar 342

Këtë rradhë është një set i ri fotografik ETNO-CHIC i stilistit të njohur Ardi Asllani që ka tërhequr vëmendjen e këngëtares Jonida Maliqi duke pranuar me kënaqësi ftesën si një ‘special guest’. Ky bashkëpunim ka ardhur si pasojë e miqësisë që ekziston mes dy artistëve dhe pse jo, për të bërë disa hapa më lart në botën e artit. Veshjet janë realizuar vetëm pak ditë më parë dhe shihet një Jonidë si gjithmonë ndryshe, tërheqëse, fine dhe e kompletuar.
Bregu dhe Kodheli, mike dhe ‘rivale’
Postuar në December 17, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 101

Takimi me studentë të Universitetit Europian të Tiranës, ka mbledhur bashkë ministren e Integrimit Majlinda Bregu dhe deputeten e PS Mimi Kodheli. Edhe pse ‘rivale’ nga pikëpamjet politike ndërsa janë takuar, dy politikanet kanë treguar se janë mike. I kanë shtrënguar me dashamirësi dorën njëra-tjetrës duke shkëmbyer fjalë përshëndetëse ku më pas ministrja është larguar disa metra për të mbajtur fjalën e rastit në këtë aktivitet në të cilin është diskutuar në lidhje me forumin ‘Integrimi Europian dhe Demokratizimi’.
Dy zonjat njihen në të dyja kampet politike si femra mjaft elegante që një rëndësi të vecantë i kushtojnë edhe veshjeve duke patur parasysh faktin që në çdo rast janë para aparateve fotografike dhe ekraneve televizive.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Gjithmonë një ftesë për Erjon Braçen
Postuar në December 17, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 127

Gjithmonë është i ftuar në shumë emisione televizive dhe i pranishëm shpesh herë gjëndet edhe në emisionin “Zonë e Lirë”. I pranon gjithmonë ftesat dhe është mjaft korrekt në pjesëmarrje. Paparaci ynë e ka kapur nënkryetarin e grupit kuvendor socialist Erjon Braçe në një nga edicionet e emisionit, teksa ishte duke ngjitur shkallët. Në mënyrë të ngeshme pasi ishte ende në orar, Braçe është përshëndetur edhe nga një mori njerëzish që gjendeshin në korridor apo në shkallët në formë rrethi ndërsa ka vazhduar më tej.
Nuk ka harruar të mbajë në dorë, të flasë apo të dërgojë ndonjë mesazh me celularin e tij gjatë rrugës që është duke përshkuar drejt studios nga e cila kanë marrë shkas edhe shumë imitime të tij apo shaka natyrisht dashamirëse në “Portokalli”.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Mos Mediu po bën batuta për Berishën që ambasadori po qesh?
Postuar në December 17, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 117

Foto flet qartë, Ambasadori Amerikan në Tiranë ka qeshur me të madhe dhe kjo ka zgjatur për disa minuta. Çfarë t’i ketë thënë Mediu? Duhet të ketë qenë patjetër diçka tepër gazmore përderisa ka shkaktuar gjithë këtë hare tek ambasadori. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Ambasadori Amerikan John L. Withers II kanë qenë së bashku në ambjentet e hotel Sheraton ku është organizuar një ceremoni me rastin e përfundimit të projektit të Asgjësimit të Municioneve të Rënda.
Në përfundim të saj ato janë ndodhur tek holli i hotelit duke zhvilluar bashkë një dialog në dukje tepër gazmor. Ministri Mediu diçka mban në duar, dhe nga sa shihet nga amballazhi, mund të bëhet fjalë për ndonjë dhuratë simbolike.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Surpriza e re e Alketës: “C’e posta per te”
Postuar në December 17, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 307

Sa herë që shfaqet në ekran, ajo përpiqet të sjellë risi. Kjo në sajë edhe të bashkëpunëtorëve të saj dhe realizuesve të spektakleve që ajo ka prezantuar. Kështu veproi në fillimet e saj si show-girl, kur drejtoi “Kërkohet një yll”, e më pas me “12 ëndrra të një nate vere”, “Gjeniu i vogël”, apo edhe me “100 këngët e shekullit”. Po këtë herë?! Emisioni i njohur italian, “C’e posta per te”, i të mirënjohurës Maria de Filipi do të vijë këtë herë në shqip dhe me histori të vërteta shqiptare. Alketa Vejsiu, showgirl-ja, kishte premtuar në fakt se do t’i rikthehej në janar ekranit sërish. Kohë kur vajza e saj, Nicole bën një vjeç.
Çfarë kanë blerë VIP-at për Krishtlindje
Postuar në December 14, 2007 - Kategoria VIP Bota | 1 Koment | Lexuar 405

Cilat janë dhuratat e preferuara të personazheve të famshëm të artit dhe sportit? Ato variojnë që nga qentë e vegjël, zvogëlime në masën e gjoksit dhe boshatisje të dyqanit “Harrods”. Krishtlindjet janë vërtet stina e shpenzimeve në botën ekskluzive të celebriteteve. Victoria Beckam nuk kursehet kur bëhet fjalë për bashkëshortin e saj të dashur. Një herë i dhuroi një makinë “Rolls Royce Phantom” për Krishtlindje. Këngëtarja e “Spice Girls” nuk mendohet dy herë as për fëmijët. Vetëm në një rast festash ajo shpenzon 25 mijë paund për ta.
Ndryshe janë gjërat në shtëpinë Ritchie. Bashkëshorti i Madonës thotë se fëmijët hapin vetëm tre dhurata secili për Krishtlindje. Ky është rregulli i vendosur nga prindërit. “Për sa kohë që fëmijët marrin tre dhurata për Krishtlindje, të gjithë janë të lumtur”, thotë Guy Ritchie. Sa për vlerën e tyre, familja mbetet gojëkyçur. Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez dikur i bleu bashkëshortit, Marc Anthony një “Spyker C8”, që i kushtoi 185 mijë paund, duke vërtetuar se edhe pse dashuria nuk kushton hiçgjë, automjetet e mira janë të shtrenjta.
Këngëtari Elton John një herë e ofroi veten për 750 mijë paund. Koha në dispozicion të blerësit ishte 90 minuta për një koncert privat, por të paktën fitimet shkuan për bamirësi. Milionerja e hoteleve “Hilton” është ftuar në disa prej festave më ekskluzive të Krishtlindjeve në Hollivud, por kjo s’do të thotë se merr edhe dhurata të mira. Më të preferuarat për të janë konet.
Victoria Beckham
Victoria Beckham i dhuroi dikur bashkëshortit, David një “Rolls Royce Phantom” që kushtoi 265,500 paund. Për dhuratat e fëmijëve shpenzon 25 mijë paund.
Sekretet e Irsa Demnerit Miss Ëmbëlsisë
Postuar në December 14, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 5 Komente | Lexuar 407

Nëse rasti do t’ia kërkonte, nuk do të preferonte kurrë një fustan të zi. Është ende në atë moshën kur tërhiqet nga e gjelbra ose shkëlqimi i së artës. Ditët e saj i dorëzohen pa kushte xhinseve dhe atleteve, kurse grimi duket se pas vendosjes së kurorës së më të bukures shqiptare feks pak më shumë. E megjithëse i duhet t’u dorëzohet veshjeve klasike, aparateve fotografikë e skenave të spektakleve, Irsa Demneri është vetëm 17 vjeçe, e nuk mund të ishte më e ëmbël se kaq.
Ke ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqët për herë të parë në ekran?
Normalisht që po. Si nga pamja fizike dhe ana e brendshme. Se dhe koha bën të vetën.
Çfarë lexon përgjithësisht?
Romanet romantikë janë ato që më tërheqin më shumë
Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bëje këtë zgjedhje?
Getoar Selimi takimi me reperin 50 Cent ishte i veçantë
Postuar në December 14, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 10 Komente | Lexuar 971
Intervistë me Getoar Selimin, anëtar i grupit “Tingulli 3’nt” dhe themelues i kompanisë “Baba Records”
Më 3 dhjetor, ju Getoar Selimi (Ghetto Gold), kemi qenë pjesëmarrës në një koncert që ka mbajtur reperi i njohur botërorë “50 Cent” në Zagreb. Si ndodhi që të jeni ju aq afër këtij reperi?
Getoari: Kam raporte shumë të mira me një reper të Kroacisë që quhet Nered. Është shumë i njohur atje. Ai ka qenë pjesë kryesore e organizimit të koncertit të “50 Cent” që ka mbajtur në Kroaci dhe ftesa më ka ardhur nga Nered që të përcjellë si VIP këtë koncert. Meqë i kam pasur katër ftesa, kemi shkuar unë, Gazetarja e RTK-së, Hana, Ledri nga “Skills” dhe Tuna. Kështu që në bazë të lidhjeve që kemi pasur, kemi arritur që të jemi pjesë e tri grupeve të gazetarëve që kanë pasur shansin të intervistojnë reperin e njohur “50 Cent”. Kështu që bashkë me Hanën që e bëri një intervistë me atë, ishim edhe unë, Ledi dhe Tuna të pranishëm në dhomën e tij të posaçme dhe aty qëndruam 8 minuta. Intervista që bëri Hana u përmblodh në 6 minuta dhe pastaj në montazh u shkurtua edhe më shumë ajo. Dhe koha tjetër prej 2 minutave ishte një bisedë e lirë jona me “50 Cent”.
Çfarë ishte takimi me të?
Getoari: Ishte një njeri shumë i veçantë, u befasuam me thjeshtësinë e tij. Ky ka qenë një fat yni që të bisedojmë me të sepse për të mbërritur deri te ai është dashur të kaloje shumë post blloqe.
100 shprehjet filozofike për paratë
Postuar në December 12, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 9 Komente | Lexuar 1,198
1. “Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë. Dashuria është. Për fat të mirë, unë dua paratë”.
Jackie Mason
2. “Tek Perëndia besojmë. Të gjithë të tjerët duhet të paguajnë para në dorë”.
Thënie amerikane
3. “Paratë janë më mirë se varfëria, por vetëm për arsye financiare”.
Woody Allen
4. “Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën”.
John Updike
5. “Nëse i detyrohesh bankës 100 dollarë, ky është problemi yt. Nëse i detyrohesh bankës 100 milionë dollarë, atëherë është problemi i bankës”.
JP Getty
6. “Nuk ka rëndësi a je i bardhë apo me ngjyrë … ngjyra e vetme që ka rëndësi është e gjelbra”.
Family Guy
7. “E vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë … është të kesh shumë prej tyre”.
Edith Wharton
8. “Nëse doni të dini se çfarë mendon Zoti për paratë, mjafton të shihni njerëzit të cilëve ai ua jep”.
Thënie e vjetër irlandeze
9. “Jini të pasur për veten tuaj … dhe të varfër për miqtë”
Juvenal
10. “Nëse doni ta dini vlerën e parave, provoni të merrni hua disa”.
Benjamin Franklin
Lexo më tepër
Kastro këndon hip-hop dhe ndryshon look
Postuar në December 12, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 4 Komente | Lexuar 413

Nëse Kastro këndon hiphop dhe pret flokët, kjo nuk do të thotë se ka ndodhur çudia. Thjesht ai ka vendosur të bëjë të ditur, që në Shqipëri ekziston hip-hopi. Këngëtari, të cilin jemi mësuar ta shohim në skenë me flokë të gjata dhe ta dëgjojmë me rryma deri diku eksperimentale, këtë radhë do të vijë ndryshe. Në fakt është një bashkëpunim midis Kastros dhe një grupi këngëtarësh të rinj Eltina, Noizy, Ak dhe Dajado të cilët prezantohen nën një emër, “Titans”. “Është një këngë e cila vjen si hip-hop i pastër”, tregon Kastro, që është edhe kompozitor i saj. “Në këtë mënyrë dua të tregoj se në Shqipëri ekziston hip-hopi, ndryshe nga sa mund të flitet”, vazhdon ai duke shtuar se kënga është krejt ndryshe nga krijimet komerciale, që gjejmë në tregun shqiptar.
“Ex relax” dhe projektet e tjera të Vesës
Postuar në December 12, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 174

Ditët e ftohta të këtij dimri që sapo ka nisur e kanë gjetur mes shumë impenjimesh këngëtaren nga Prishtina, Vesa Luma. Bukuroshja bionde sapo ka përfunduar klipin e këngës “Ex relax”, me të cilin edhe do të lançojë albumin e saj të ri. Këtë herë në këtë këngë ajo nuk do të jetë vetëm, por me Genc Prelvukaj, liderin e grupit tashmë të njohur edhe në Shqipëri, “Etno Engjujt”. E ndërkaq nuk mbaron këtu.
Ndërsa një vit më parë ajo u shfaq në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, si prezantuese në krah të Adi Krastës, së bashku me aktoren Ermela Teli, këtë herë ajo do të vijë të konkurrojë me një këngë, me realizimin e së cilës po merret aktualisht. Këngë që do ta sjellë sërish këngëtaren në Tiranë për t’u prezantuar denjësisht, e pse jo edhe për të pretenduar edhe për ndonjë çmim.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Zhgënjimi i Eraldës Në muajin nëntor, ajo do të shfaqej si imazhi i “Rolex”
Postuar në December 12, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 248

E ashtuquajtura Angelina Jolie shqiptare, Eral da Hitaj, e cila është prezantuar së fundi si imazh i një prej kompanive shqiptare, duket se na ka zhgënjyer disi. Të gjithë prisnin me ëndje prezantimin e saj në Internet, me të famshmet orët “Rolex”. Fakt, që vetëm pak kohë më parë u lançua me të madhe nga fotografi i madh, Fadil Berisha, që “Hitaj në muajin nëntor do të shfaqej si imazhi në internet i kompanisë prestigjioze të orëve, “Rolex””.
Por nëntori iku dhe Eralda nuk u pa kund. Bukuroshja e Miss Universe Albania vazhdon punën e saj të re si prezantuese e një emisioni muzikor në një prej televizionet shqiptare. E pyetur nga “Bluetooth” pikërisht për prezantimin e saj si imazhi i “Rolex”, ajo shprehet se “kontrata është firmosur nga Fadil Berisha dhe gjithçka duhet të ishte gati, por nuk e di se çfarë ka ndodhur”. Pa dhënë shumë shpjegime se ku ka ngecur puna, në fakt ajo ende nuk e ka të qartë as vetë nëse do të jetë imazh i kësaj kompanie, nëse ajo do të jetë apo jo fytyra në Internet e “Rolex”.
Njeriu shatervan
Postuar në December 12, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 1 Koment | Lexuar 398
Ky djale qe do te shikoni ne kete video quhet Winston dhe ka nje aftesi te rralle: ai arrin te grumbulloje ne stomak aq shune uje sa ta nxjerre nga goja si nje shatervan. Ne video ai pi plot 2 litra uje dhe me pas e nxjerr ate dhe e perdor per te lare dhembet:
Burimi: Welbomealbania.com
Bleona fluturon sërish drejt Amerikës
Postuar në December 11, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 2 Komente | Lexuar 436

I është dashur sërish të marrë avionin e të niset drejt Shteteve të Bash kuara të Amerikës. Këtë herë vizita ka pasur një mision të rëndësishëm, siç mund të jetë ai i rinovimit të dokumenteve. Bleona Qerreti, e cila është një nga ato këngëtare që i ndan muajt e vitit mes Amerikës e Shqipërisë, edhe pse ka gjithçka të bukur për të jetuar në Amerikë, nuk i ndahet ekranit shqiptar. Aktualisht ajo ka nxjerrë këngën “Gruas qejfin mos ja prish”, klipi i së cilës ka nisur të shfaqet në televizionet muzikore, ndërkohë që e shfaq Bleonën si një aktore të vërtetë. E ndërsa klipi ka marrë startin, ajo vetë ka fluturuar në Amerikë
Burimi: Gazeta Shqiptare
Komshiu i ish-Presidentit, ish-drejtuesi i Lëvizjes MJAFT!
Postuar në December 11, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 209

Erion Veliaj ndod het në mënyrë krejt rastësore tashmë, jo vetëm mes italianëve dhe amerikanëve, por edhe pranë gjeneralit në pension dhe ish-Presidentit të Republikës, Alfred Moisiut. Bëhet fjalë për zyrën e re të Veliajt, e cila ndodhet në katin e dytë të pallatit pompoz mes Rezidencës së Ambasadës Italiane dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Rrugën e Elbasanit. Ndërsa Moisiu ndodhet në zyrën me numër 214, Veliaj punon tashmë në zyrën ngjitur me të, me numrin simbolik 212.
Paparaci ynë mundi ta fotografonte ishdrejtuesin e MJAFT-it, i cili po përgatitet të hyjë në politikë me një lëvizje të re, (me njerëz, që i përkasin shoqërisë civile), teksa po hapte derën e zyrës së të tij. Mundi pas kësaj të merrte edhe miratimin e Veliajt për të fotografuar ambientet e brendshme të zyrës, ndonëse i zoti pohoi se ende nuk kishte sistemuar të gjitha sendet e tij dhe mobiliet. Përmes një lap topi të vogël, i njëjti që përdorte dhe në Lëvizjen MJAFT, Veliaj dukej se mundej të punonte i patrazuar, edhe pse ishte mes rrëmujës se pashmangshme që çdo ambient i ri, i pasistemuar ka në çdo rast. Ajo që të binte në sy ishte një detaj ndryshe nga ato me të cilat jemi mësuar ta shikojmë 27- vjeçarin e diplomuar në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar: një flamur i vogël i Shqipërisë, të cilin e mban mbi skrivani, fare afër lap topit dhe celularit, dy mjetet që nuk i ndan kurrë nga vetja.
Burimi: Gazeta Shqiptare


