4 brunet enigmë të Gaz Pajës

Postuar në December 24, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 204

Gazmend Paja tashmë personazh i sukseshëm në skenën e “Portakalli” duket se po korr po aq sukses edhe me femrat. Kjo foto ekskluzive e sigu ruar nga BlueTooth e vërteton më së miri këtë. Gjatë një turneu në Itali mes shqiptarëve Gazit i janë afruar një tufë me femra simpatike. Askush nuk e di se cilat janë por e vërteta është se të gjithë janë zbavitur ndërsa Paja është duartrokitur gjatë. Vallë të jenë fanset më të ‘çmendura’ të “Mentaxherit”?

Këtë num mundëm ta mësojmë. As miku i tij djali në foto Gent Dyrmishi gazetari i kthyer në avokat për një komapni avokatore në Londër, nuk ka dashur të rrëfejë më shumë rreth koncertit të zhvilluar në Angli dhe pjesëmarrjes së gjerë në të. Një gjë është e sigurtë. Kur babai i tij, i madhi Luftar Paja teksa do të shohë këtë foto, ka të ngjarë t’i thotë. “More qarata, ç’mi ke këto katër brune?”.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.I.P. 

Blero dhe Sinani, me të njëjtin parukier

Postuar në December 24, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 393

Për paraqitjen në skenë apo diku gjetkë kujdes të veçantë tregojnë femrat por ka dhe nga ata artistë meshkuj që look-un e kanë primar. Disa javë më parë ne botuam foto të këngëtarit Sinan Hoxha teksa ndodhej në sallonin ku shkon gjithmonë por shumë shpejt do të mësonim se në të njëjtin vend shkon edhe këngëtari nga Kosova, Blero. Është shumë mik me Sinanin dhe ndoshta është pikërisht ai që i ka sugjeruar parukierin e përshtatshëm.

Që të dy kanë besim tek duart e parukierit të tyre, i cili u stilon më së miri flokët si dhe realizon trajtime estetike të ndryshme. Në foton e shkëputur nga paparaci ynë, Blero ka përshtatur një tjetër model flokësh. Duke qëndruar tek ngjyra e verdhë, ai i ka bërë një prerje të stilit të ri duke lënë paksa baluken e zgjatur. Gjatë gjithë kohës që ka qëndruar në sallon, Blero ka qëndruar me Sinanin, madje ndër bisedat e tyre ka qenë edhe festivali i fundvitit në RTSH, prej nga Blero doli i zhgënjyer.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.I.P. 

Jeta e motrave Elsa & Eni Lila

Postuar në December 22, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 4 Komente | Lexuar 521

Si e kane ndertuar jeten ne Rome, ne nje apartament me qira, larg babait qe jeton ne Lece. Sa te ngjashme dhe sa ndryshe jane nga njera- tjetra dy motrat, Eni dhe Elsa Lila. Cilat jane projektet qe kane ideuar se bashku. Dhe ca sekrete te tjera, qe Elsa na i ka zbulon vete, pak dite pas mbarimit te festivalit

Ne ato ditet kur do te nisnin provat e para ne sallen e madhe te Pallatit te Kongreseve, per tri netet e Festivalit, mes turmes se vogel te operatoreve, punonjesve te skenes, balerineve, kengetareve, organizatoreve… levizte sa andej- kendej edhe nje vajze krejt e panjohur. Ndiqte gjate gjithe kohes Elsa Lilen, pastaj largohej nxitimthi prej saj, ndersa ajo i jepte ndonje porosi. Kthehej prape duke qendruar ne gatishmeri per porosine e radhes. Ndersa nuk ia kishte shume qejfi te ngaterrohej me te tjeret. Dukej qarte qe pjesen me te mire te njerezve qe ndodheshin ne ate salle, ajo nuk i njihte. Ashtu si dhe ata nuk e njihnin ate, derisa Elsa Lila ua prezantonte- “Kjo eshte motra ime, Eni”.

Lexo më tepër

Zbuloni Ingrid Gjonin

Postuar në December 22, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 1 Koment | Lexuar 771

Cila është historia e unazës që nuk e heq asnjëherë nga gishti? Kur ka rënë në dashuri për herë të pare? Cili është mashkulli më seksi për të?Pijet e ushqimet më të preferuata… Ingrit Gjoni i zbulon të gjitha në këtë pyetësor

Le ta nisim nga bukuria.Ti e ke ndonjë recetë sekrete?
Jo, nuk kam asnjë recetë.Madje nuk jam shumë e rregullt as në vendosjen e kremit të ditës e të natës. Një ditë e përdor, ndërsa ditën tjetër e harroj.
Cili është zakoni yt më i mirë?
Kujtohem për të gjithë njerëzit.
Po më i keqi?
Nevrikosem shumë shpejt.
Pa cilin makiazh nuk mund të bësh dot?
Pa pluhurin e verdhë tek sytë e pa rimelin.
Pa cilin aksesor nuk do të mund të rrije dot?
Pa unazën, që mbaj gjithmonë në gisht.

Cilat janë ikonat e tua të modës?
Kam shumë. Nuk fiksohem vetëm pas një firme.
Cilaeshte modelja juaj e preferuar?
Femra që më pëlqen mua nuk është modele, por do të doja shumë ta shikoja mbi pasarela. Ajo është Ana Falchi.
Cila është këshilla më e mirë e modës që nuk e keni marrë kurrë?
Çdo gjë ndryshon në trupin e çdokujt.
Cila është fraza që ju duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?
Lexo më tepër

Julka njëshi im është Andi

Postuar në December 22, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 355

Një personazh shumë interesant, simpatike dhe e qeshur. Po kështu paraqitet edhe në bisedën tonë 11-minutëshe ku, pas çdo përgjigjeje vjen edhe një buzëqeshje shumë e sinqertë. Siç e pranon edhe ajo vetë, ishin 11 minuta shumë të veçanta, të cilat i falën disa momente pushimi.

Edhe pse Julka nuk e konsideron numrin 11 si numër fati, në muajin e 11-të ajo feston përvjetorin e dashurisë së saj.

Nuk po ju tregoj më tepër, lexoni ato që ajo vetë ka treguar.

Çfarë ju kujton numri 11?

Që në numerologji ekzistojnë numra kaq simpatikë.

Ju ka ndodhur të pini ndonjë kafe për 11 minuta?

Nuk e kam matur kohën, të them të drejtën, por zor se mund të kem pirë ndonjë kafe 11 minuta fiks. Mund të kenë qenë më tepër, ashtu si mund të kenë qenë edhe më pak.

Në këto momente, çfarë do të krahasonit me këtë numër?

Një çift të dashuruarish.

Ju kujton numri 11 ndonjë titull libri që keni lexuar?

Nuk e di pse më erdhi në mendje libri “Dy vjet pushime”, ndërkohë që s’ka fare lidhje me numrin 11, sepse i bie të ishte “11–9 vjet pushime”.
Numri 11 konsiderohet për ju numër fati?

Lexo më tepër

10 Urdhëresat e Modës

Postuar në December 21, 2007 - Kategoria Te Tjera | 1 Koment | Lexuar 495

Secilit prej nesh i pëlqen të vishet bukur, të lërë përshtypje te njerëzit që e rrethojnë. Egoja përkëdhelet kur kolegët të cilësojnë si personi më elegant në zyrë dhe për më tepër kur shikimet e kalimtarëve janë ngulitur mbi këpucët tuaja elegante. Çdo njeri ka një stil të vetin: dikujt i pëlqen të vishet sportiv, dikujt tjetër modern dhe dikush nuk preferon ta ndërrojë stilin e përjetshëm klasik. Sekreti për t’u dukur gjithmonë elegant dhe i sofistikuar qëndron në mësimin dhe zbatimin e dhjetë urdhëresave…

Mos u shqetësoni nuk bëhet fjalë për ligjin e Moisiut, por për disa këshilla të thjeshta për modën. Mbani mend çfarëdo të keni shtuar në gardërobën tuaj, çojeni më parë te rrobaqepësi për t’i bërë rregullimet e fundit dhe për t’jua përshtatur me format e trupit, vetëm nëse jeni fatlum, dhe çdo gjë që blini duket e qepur enkas për ju. Mos harroni të gjeni kravatën e duhur për atë kostumin elegant që keni blerë për raste të veçanta dhe, kini kujdes: çorapet nuk duhet t’i kombinoni me këpucët. Kini gjithmonë parasysh ngjyrën e kostumit. E nëse keni kursyer para për të blerë artikullin që duhet të zgjasë përjetë, pse nuk investoni në një “ Rolex”? Për më tepër, revista “One” ju vjen në ndihmë…

1. Ndero rrobaqepësin tënd

Edhe kostumi më i mirë ka nevojë për rregullime. Pantallonat kanë nevojë të shkurtohen, xhaketat të vijnë sipas trupit, këmishët kanë nevojë të ngushtohen (po, mund t’i kërkoni rrobaqepësit tuaj të ngushtojë pak mëngët e këmishës) dhe kopsat kanë nevojë të jenë në vijë të drejtë me vrimat (shumica e shpatullave të meshkujve nuk janë të plota, prandaj, ndonjëherë, xhaketat dhe këmishët rrinë pak shtrembër). Duhet të blini gjithmonë masën e saktë, e megjithatë, sërish  do ju duhet një rrobaqepës që t’jua përshtatë me trupin. Ky është ndryshimi mes të qenit i veshur si duhet dhe i veshur në mënyrë elegante. Lexo më tepër

Si të tradhtosh gruan?

Postuar në December 21, 2007 - Kategoria Te Tjera | 3 Komente | Lexuar 797

Je i martuar prej disa vitesh? E ndjen se pasioni midis teje dhe gruas po zhduket pak e nga pak? E ndjen se nuk mund të jetosh pa të, pasi,bashkë me dashurinë, të lidh respekti dhe mirëkuptimi. Me pak fjalë, marrëdhënia juaj është harmonike, por të mungon diçka. Të mungojnë ato netët kur bëje dashuri çmendurisht, kur ajo të priste më shumë e zhveshur se e veshur dhe ti, që hidheshe i lumtur mbi darkën e nxehtë për një seks të paparë… Më parë ose më vonë të gjitha këto ndikojnë në një marrëdhënie

Shkaqet janë të shumëllojshme: stresi dhe rutina e përditshme, fëmijët, përgjegjshmëria e shumë gjërave njëkohësisht kanë vënë vulën mbi personalitetin tuaj. Ke filluar të bëhesh tullac, të ka dalë barku dhe të zë gjumi ndërkohë që reklamat në televizor ndërpresin filmin që jepet pas edicionit të lajmeve në orën 19.30. Ndërsa ajo ka shtuar disa kilogramë, nuk i ka më gjokset të rrumbullakëta dhe të mbushura si përpara se të ngelte shtatzënë. Të gjitha këto të shkatërrojnë, ngadalë por në mënyrë të sigurt jetën seksuale. Çfarë duhet të bësh për të rregulluar situatën dhe për të sjellë sërish pasionin në dhomën e gjumit? Përgjigjen mund ta gjesh si më poshtë. Por çfarë duhet të bësh atëherë kur ke bërë çdo gjë të mundshme për të “ringjallur” marrëdhënien, ndërsa përpjekjet tuaja s’kanë pasur sukses? Ke dy variante: 1. Divorcohesh dhe kërkon lumturinë te një femër tjetër. 2. I plotëson “dëshirat seksuale” me femra të tjera, – pra, tradhton gruan.

Lexo më tepër

Jo më frikë nga plakja!

Postuar në December 21, 2007 - Kategoria Te Tjera | Shkruaj një Koment | Lexuar 413

Meshkujt janë të fiksuar pas rinisë, po aq sa edhe femrat. Mendoni për pak çaste për Juan Ponce de Leon – pushtuesin e famshëm spanjoll, i cili shpenzoi vite të tëra të jetës duke kërkuar Burimin e Rinisë. Lajme të këqija na vijnë për Ponce-in: ky burim nuk ekziston. Por ka disa gjëra që mund të bëni për të ngadalësuar plakjen. Nuk janë aq magjepsëse si Burimi mitik apo Kupa e Artë, por kanë provuar se ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni më i ri për një kohë të gjatë.

Hani fruta dhe perime

Rrëshqisni perime në ezofagun tuaj dhe gëlltitni frutat më të mira që mundeni. Frutat dhe perimet janë burimi më i mirë i antioksidantëve, ilaçi më i mirë për rininë nga mrekullia e natyrës. Studime të kohëve të fundit kanë treguar se përbërësit e gjetur te perimet mund të ngadalësojnë plakjen e trurit. Në vitin 2006, shkencëtarët në Akademinë Amerikane të Neurologjisë kanë zbuluar se njerëzit të cilët hanë perime çdo ditë, përjetojnë më pak ulje të ritmit mendor me kalimin e moshës. Perimet me gjethe të gjelbra, si: spinaqi, rrepa dhe lakra, kanë treguar se kanë efektin më të madh. Fatkeqësisht, frutat nuk kanë të njëjtën fuqi. Megjithatë, frutat janë të pajisura me antioksidantë, të cilat neutralizojnë oksidantët (mbetje natyrale tejet reaguese, të cilat dëmtojnë qelizat dhe ADN-në). Reduktoni dëmet e oksidantëve dhe do të ndiheni më i ri për një kohë më të gjatë. Përveç kësaj, vitamina C, që është e pranishme në shumë fruta, rrit prodhimin e kolagjenit dhe forcon kapilarët e gjakut.

Sugjerim: hani fruta dhe perime, të paktën pesë herë në ditë.

Lexo më tepër

KA SHUMË QË VUAJNË SI JU!!

Postuar në December 19, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 3 Komente | Lexuar 1,023

Një në çdo tre burra dhe gjysma e të gjitha grave kanë probleme kur bëjnë seks

Një në çdo tre burra dhe gjysma e të gjitha grave kanë probleme kur bëjnë seks. Sado e çuditshme t’u duket kjo, fatkeqësisht është e vërtetë. Dhe për ata që vuajnë nga këto probleme seksuale, ky është një shqetësim shumë i madh.
Sipas studimeve të kryera në shumë vënde të zhvilluara të botës, disa nga problemet seksuale kryesore, nga të cilat vuajnë burrat e të gjitha moshave dhe vendeve janë:

Problemet më të mëdha seksuale të burrave sipas studimeve janë:
U bije interesi për seks
Vuajnë nga ejakulacioni i parakohëshëm (prishen parakohe)
Vuajnë një nga format e impotencës seksuale mashkullore
Vuajnë nga ankthi i performancës në dhomën e gjumit (a do të jenë në gjëndje ta luajnë mirë rolin e tyre si partnerë seksualë?)

Lexo më tepër

A i zëvendësojnë vibratorët meshkujt?

Postuar në December 19, 2007 - Kategoria Kuriozitete | Shkruaj një Koment | Lexuar 850

Pas rastit të një lexuesi, në të pesëdhjetat e tij, i cili ka kërkuar ndihmë sepse gruaja e tij, pasi që ka blerë vibrator, ka vendosur që më me dëshirë e bën me këtë pajisje teknike dhe vetë sesa me partnerin, The Guardian, ka paraqitur disa të dhëna shqetësuese.

Lexuesi i pafat ka shpresuar që vibratori, si dhuratë, do të nxisë dëshirën seksuale tek gruaja e tij dhe se gruaja e tij do të dëshirojë të bëjë më shpesh dashuri me të por, reagimi i saj ka qenë tërësisht i kundërt – ajo, shkaku i vibratorit, e ka dëshiruar atë edhe më pak se më parë. Megjithatë, ky nuk është një rast i rrallë në shtetet moderne.

Shkencëtarët australianë, kohë më parë, kanë zbuluar që për shumë femra shumë më thjeshtë është të përjetojnë orgazëm duke u vetëkënaqur me vibrator sesa me ndihmën e partnerit.

Lexo më tepër

« go backkeep looking »

    Reklama

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.