Ola Bruko bëhet nënë, lind Klesti i vogël
Posted on December 26, 2007 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Për shumë njerëz 2007-a mund të ketë qënë një vit i thjeshtë, ndërsa për shumë të tjerë ai është shndërruar në vitin më fatsjellës. Mes këtyre të fundit, është e drejtë të themi se përfshihet dhe spikerja e lajmeve në Neës24 Ola Bruko. Në fillim fejesa, dhe pas disa muajsh ajo veshi fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa mbrëmja e 15 Dhjetorit i rezervoi vajzës simpatike një status të veçantë, atë të nënës. Pasditen e së shtunës së kaluar ndërsa kryeqyteti po zbardhej nga flokët e borës, Ola përjetoi dhe mori dhuratën më të bukur të vitit: një fëmijë.
Vogëlushi quhet Klesti, një fëmijë i bukur dhe i shëndetshëm. Ardhja në jetë e tij ka sjellë një gëzim të parrëfyeshëm në ndërsa Ola dhe Andi janë tejet të lumtur. Natyrisht që vëmendja maksimale mbetet tek i vogli i shtëpisë, dhe emocionet e vërteta janë kur e mbajnë në krahë. Që prej së shtunës çifti i ri ka një motiv më shumë për të qënë të lumtur pranë njëri-tjetrit, me pjestarin më të ri dhe më të vogël të familjes, Klestin. Dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë vogëlushit jetë të gjatë, dhe nënës së tij kthim sa më të shpejtë në studion e lajmeve.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Lexoni Komentet
1 Koment per artikullin “Ola Bruko bëhet nënë, lind Klesti i vogël”
Komento




Ada on February 2nd, 2008 10:21 am
bo bo ca bundre eshte kjo, cope cope,ketu te tv news 24 ska lene njeri me ra ne toke, me burrat e martum me shume eshte e dhene,….