Lala s’i ndahet gruas, Krishtlindje në Itali
Posted on December 26, 2007 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Nuk ka dashur t’i prishë qejfin gruas së tij dhe Altin Lala ka zgjedhur Italinë për të festuar Krishtlindjet. Kapiteni i kombëtares shqiptare zakonisht zgjedh vendlindjen për festat e fundvitit, por kësaj radhe ka menduar ndryshe. Bashkëshortja e tij italiane ka dashur që të jenë në atdheun e saj dhe Lala kësaj radhe është treguar familjar. “Do të jem në Itali bashkë me gruan dhe dy fëmijët, ishte një dëshirë e madhe e saj dhe nuk mund të mos ia plotësoja qejfin”, tha ai për “Bluetooth”.
Lala është i martuar që prej vitit 1999 me italianen Vitoria, me të cilën është njohur në një diskotekë në Fulda në vitin 1997. Ajo është e bija e një biznesmeni italian dhe shumë e pasur, ndërkohë që me kapitenin kuqezi, ka mësuar jo pak fjalë edhe shqip. Çifti Lala ka dy fëmijë, Gabrielën 6 vjeç dhe Kataldon 4 vjeç, që janë pika e dobët e kapitenit të kombëtares.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Lexoni Komentet
Komento



