![]() |
Julka njëshi im është Andi
Posted on December 22, 2007 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku
Një personazh shumë interesant, simpatike dhe e qeshur. Po kështu paraqitet edhe në bisedën tonë 11-minutëshe ku, pas çdo përgjigjeje vjen edhe një buzëqeshje shumë e sinqertë. Siç e pranon edhe ajo vetë, ishin 11 minuta shumë të veçanta, të cilat i falën disa momente pushimi.
Edhe pse Julka nuk e konsideron numrin 11 si numër fati, në muajin e 11-të ajo feston përvjetorin e dashurisë së saj.
Nuk po ju tregoj më tepër, lexoni ato që ajo vetë ka treguar.
Çfarë ju kujton numri 11?
Që në numerologji ekzistojnë numra kaq simpatikë.
Ju ka ndodhur të pini ndonjë kafe për 11 minuta?
Nuk e kam matur kohën, të them të drejtën, por zor se mund të kem pirë ndonjë kafe 11 minuta fiks. Mund të kenë qenë më tepër, ashtu si mund të kenë qenë edhe më pak.
Në këto momente, çfarë do të krahasonit me këtë numër?
Një çift të dashuruarish.
Ju kujton numri 11 ndonjë titull libri që keni lexuar?
Nuk e di pse më erdhi në mendje libri “Dy vjet pushime”, ndërkohë që s’ka fare lidhje me numrin 11, sepse i bie të ishte “11–9 vjet pushime”.
Numri 11 konsiderohet për ju numër fati?
Jo. Më duket se numrat e mi të fatit janë të tjerë. E shikoni sa rëndësi i kushtoj, nuk i mbaj as mend…
Çfarë mund të bëjë Julka për 11 minuta?
Një dush të shpejtë…
Kush është për ju njëshi tjetër?
Partneri im, Andi.
E kishit menduar se ky numër do të përdorej kaq shumë në një intervistë?
Jo, por po më pëlqen shumë si fakt. Është shumë funny…Sa mirë që ju ka shkuar mendja!
A ju ka ardhur në majë të hundës kjo shifër?
Kam frikë se do më vijë pas kësaj interviste, se nuk kam menduar ndonjëherë për kaq shumë gjëra në lidhje me 11-n.
Keni ndonjë kujtim të veçantë nga koha kur keni qenë 11 vjeçe?
Tani po, që u lodha me këtë numër, sepse më duhet të rrëmoj nëpër kujtime. (Shaka) Nuk e di pse nuk para i lidh gjërat me moshën, ndaj nuk e kam fare parasysh si periudhë.
Ku ju gjen zakonisht ora 11 paradite?
Në zyrë, te Radio NRG.
Po ora 11 e mbrëmjes?
Në shtëpi, kryesisht duke parë diçka në televizor, duke lexuar ndonjë gjë ose, nëse marr lap topin me vete, duke i vënë gjërat në vijë për të nesërmen.
Muaji i 11-të i vitit është nëntori. Çfarë ju kujton ky muaj?
Përvjetorin e dashurisë sime, që përket me ditën e Partisë (qesh), ditëlindjen e motrës sime, si dhe festat e Nëntorit.
Pa i numëruar, mendoni se i kemi kaluar 11 pyetje?
Po më duket se kemi bërë 111 deri tani.
A është ky numër i barabartë me këngët e një albumi?
Mund të qëllojë, por në botë bëjnë gjithnjë më shumë se 11 këngë, kurse këtu në Shqipëri bëjnë 11 e poshtë.
Çfarë mendimi keni për këtë 11-minutësh?
Ishte shumë i këndshëm, shumë intensive në kërkim të përgjigjeve për pyetjet me të përbashkëtin objektiv, numrin 11. Pothuajse gjatë gjithë kohës më dhuroi buzëqeshje. Faleminderit! Kisha nevojë për një break të tillë, në ditën time me 11+x punë.
Burimi: Spekter
Thashetheme të ngjashme
- Rrëfimet intime të ENKI SHABANI
- NORA ISTREFI: Jeta intime me Robertin
- Marina, bukuroshja e “Fiks fare”, provon prezantimin
- Velinat, në ekran me të mbathura
- Shpat Kasapi Këngëtari besimtar që falet në xhami
Lexoni Komentet
Komento











