![]() |
KA SHUMË QË VUAJNË SI JU!!
Posted on December 19, 2007 - Filed Under Kuriozitete |
Dërgoja një miku

Një në çdo tre burra dhe gjysma e të gjitha grave kanë probleme kur bëjnë seks
Një në çdo tre burra dhe gjysma e të gjitha grave kanë probleme kur bëjnë seks. Sado e çuditshme t’u duket kjo, fatkeqësisht është e vërtetë. Dhe për ata që vuajnë nga këto probleme seksuale, ky është një shqetësim shumë i madh.
Sipas studimeve të kryera në shumë vënde të zhvilluara të botës, disa nga problemet seksuale kryesore, nga të cilat vuajnë burrat e të gjitha moshave dhe vendeve janë:
Problemet më të mëdha seksuale të burrave sipas studimeve janë:
U bije interesi për seks
Vuajnë nga ejakulacioni i parakohëshëm (prishen parakohe)
Vuajnë një nga format e impotencës seksuale mashkullore
Vuajnë nga ankthi i performancës në dhomën e gjumit (a do të jenë në gjëndje ta luajnë mirë rolin e tyre si partnerë seksualë?)
Problemet kryesore seksuale të grave janë:
U bie interesi për të bërë seks
Janë të paafta të arrijnë kënaqësinë seksuale (orgasmë)
Ndjejnë dhëmbje gjatë aktit seksual (dispareunia dhe vulvodinya)
Në këto konkluzione kanë arritur shumë studime të kryera në shumë klinika, por në muajt e fundit janë komunikuar nga kërkuesit e “University Medical School ” në Londër në revistën e njohur Angleze “British Medical Journal”. Sipas studimeve problemet seksuale edhe kur mjekohen vazhdojnë t’i shqetësojnë njerzit për shumë kohë dhe tek disa të tjerë mbetën permanente.
Shumë burra dhe gra me probleme seksuale thonë se vuajtja e tyre është aq e fortë fizikisht dhe psikologjikisht sa i detyron t’a evitojnë tërësisht marrëdhënien seksuale.
Një problem tjetër serioz është se shumë njerëz që vuajnë nga problemet seksuale nuk kërkojnë ndihmë mjekësore ose mjekim kur kanë probleme të tilla. Studimi kombëtar Anglez tregoi se vetëm njëri nga dhjetë burra që vuajnë (10%) dhe njëra nga pesë gra që vuajnë (20%) kerkojne ndihmë mjekësore.
Këto konkluzione të studimeve sugjerojnë se duhet patjetër të përmirësojmë mënyrën se si t’i zgjidhim problemet seksuale të njerëzve, të mendojmë si të përmirësojmë edukimin dhe konsultimin e marrëdhënieve seksuale, si të bëjmë edukimin mjekësor dhe përparimin profesional të doktorëve.
Të gjitha ata që i lexojnë këto rreshta e kanë të qartë se kur situata është e tillë në vëndet më të zhvilluara të Europës dhe Botës, ku ka sistem shëndetësor të avancuar e të konsoliduar, si është ajo me këta lloj të sëmurë në vëndin tone, ku kultura dhe edukata seksuale mungon dhe ku shërbimi shëndëtësordhe kualifikimi i personelit mjekësor për problemet seksuale është i pazhvilluar.
Problem në rritje
Cdo njeri që merret problemet e seksit nuk çuditet me këto të dhëna. Problemet seksuale janë në rritje, për vetë natyrën e marrëdhënies seksuale që është një akt shumë emocional, por edhe pse ato kanë lidhje shumë të ngushta me mënyrën e jetesës që bëjnë njerëzit sot.
Ja disa nga shkaqet e kësaj gjëndjeje të rëndë në vëndin tonë:
1-Varfëria, Papunësia dhe shqetësimi për të mbajtur familjet i largon njerzit nga jeta seksuale. Edhe për ata që gjejnë punë, punët janë të vështira, pa kushtete duhura hygjenike, shpesh me orë shuë të gjata dhe me njerëz që nuk ndjehen të sigurtë në se do ta kenë punën e tyre përhera. Këta njerëz kur kthehen në shtëpi, (në qoftë se kanë një të tillë), shumica pa familje (emigrantë mbrënda dhe jashtë vëndit) janë të këputur. Sigurisht kjo lloj jetenuk të bën të dëshërosh seks. Kush është i shqetësuar e i raskapitur nuk dëshëron seks por dëshëron të çlodhet e të flejë.
2- Në kushtet e jetës dhe ushqimit të keq vihet re një rritje e obesitetit (gra e burra të dhjamosur), e diabetit dhe sëmundjeve të zëmrës. Këto sëmundje janë të afta të prishin jetën seksuale të njerëzve. Në këto kushte, në shumë njerëz bije edhe niveli i testosteronit në gjak dhe ky hormon është ai që na jep neve, burrave dhe grave, dëshirën për seks.
3- Ndarjae familjeve për arsye të emigracionit ekonomik illegal e legal, ka bërë që shumë çifte veçanërisht të reja të jetojnë larg për shumë vite. Kjo është me pasoja të rënda personale shëndetësore fizike dhe psikologjike dhe dëmton jetën seksuale të domosdoshme të njerëzve. Pasojat e kësaj situate duken për ditë në jetën personave të veçantë dhe të shoqërisë në përgjithësi. Shumica e atyre që vuajnë këto pasoja të emigrimit, shpesh herë illegal, janë të rinj e të reja që sapo e kanë filluar jetën familjare.
Por jeta seksuale e mirë është me shumë rëndësi për të gjithë njerzit. Për disa çifte kjo është pjesa më me rëndësi në marrëdhënien e tyre, për të tjerë, mund të jetë me më pak rëndësi,por të gjithë duhet ta dimë se marrëdhënia seksuale dashurore sjell përfitime reale fiziologjike dhe psikologjike për të gjithë dhe ajo nuk duhet të nënvlerësohet.
Ja pse njerëzit me probleme seksuale duhet të kërkojnë ndihmë. Mjekësia nuk është e aftë t’i bëjë njerëzit më të pasur, ajo nuk eviton dotemigrimin, nuk u krijon dot kushte që të rrojnë më mirë e të jenë të gëzuar. Kjo është detyrë e politikës. Por ne të gjithë duhet të dimë mirë se marrëdhënia seksuale e mirë dhe me dashuri, përgjithësisht, është e dobishme për jetën dhe duhet të përpiqemi të krijojmë ambient që këto probleme që pengojnë jetën seksuale t’i kapërcejmë.
Të gjitha ata që kanë shqetësime seksuale duhet të kërkojnë ndihmë për të kapërcyer vuajtjen e tyre. Mos mendoni kurrë se jeni juve vetëm që vuani nga problemet seksuale, siç pamë janë shumë të tjerë që vuajnë si ju dhe që shumica mund të përfitojnë në qoftë se kërkojnë ndihmë. Jeta juaj do ta rritij kualitetin e saj. Mos harroni kurrë këto fjalët që unë kam qejf t’i përsëris shpesh: “Një marrëdhënie seksuale e mirë e me dashuri, sjell përfitime të vërteta fiziologjike dhe psikologjike. Si qënie njerëzore ne kemi nevojë të prekemi.”
Burimi: Revista Zemer Shqiptare
Thashetheme të ngjashme
- A i zëvendësojnë vibratorët meshkujt?
- Muzika lehtëson frymëmarrjen
- 10 gabime te cilat meshkujt i bejne ne krevat
- Nje nga kater gra do te provonte seks me nje grua!
- Alfabeti seksual
Lexoni Komentet
3 Komente per artikullin “KA SHUMË QË VUAJNË SI JU!!”
Komento












rexha on January 12th, 2008 8:04 am
pamje ebukur.
ida on January 12th, 2008 9:58 am
sa keq eshte te vuash
Net on June 21st, 2008 5:09 am
Ska gje me te keqe