![]() |
Gjeografia e Seksit
Posted on December 10, 2007 - Filed Under Kuriozitete |
Dërgoja një miku

Pak kohë më parë nëpërmjet internetit qarkullonte një e-mail që titullohej “Gjeografia e Grave dhe Burrave”. Dhe çfarë përmbante do të thoni ju!? Pikërisht gjeografinë e këtyre dy specieve sipas grup-moshave. Le ta fillojmë më mirë me to dhe të qeshim paksa, ndërsa më tej zbuloni udhëtimin e gjatë të seksit përreth botës
Gjeografia e femrës
Midis 18 dhe 20 vjeçare është si Afrika: gjysmë e zbuluar, gjysmë e egër, e bukur, natyrale dhe delta fertile.
Midis 21 dhe 30 vjeçare ajo është si Amerika: e zhvilluar mirë dhe një treg i hapur veçanërisht për ata që i ofrojnë para të thata.
Midis 31 dhe 35 vjeçare femra është si India: tejet e nxehtë, e rehatuar dhe e bindur për bukurinë e saj.
Midis 36 dhe 40 vjeçare një femër është si Franca: butësisht e pjekur, por ende e ngrohtë dhe e dëshirueshme për vende të pavizituara.
Midis 41 dhe 50 vjeçare ajo është si Jugosllavia: e humbur nga lufta – e përndjekur nga gabimet e së shkuarës. Një rindërtim i plotë është tejet i nevojshëm.
Midis 51 dhe 60 vjeçare ajo është si Rusia: tepër e hapur dhe me kufij të pakontrollueshëm. Klima e ftohtë i mban njerëzit larg saj.
Midis 61 dhe 70 vjeçare një femër është si Mongolia: me krenari për të shkuarën e saj pushtuese, por të vajtueshme, pa të ardhme.
Pas 70 viteve ajo bëhet si Afganistani (Shqipëria sipas një e-maili në gjuhën italiane): Gati të gjithë e dinë se ku bie, por askush nuk dëshiron të shkojë atje.
Gjeografia e mashkullit
Midis moshës 15 dhe 70 vjeçare një mashkull është si Iraku – ku rregullat bëhen nga penisi!
Zhvirgjërimi
Në Cali të Kolumbisë ligji thotë se, “zhvirgjërimi duhet të bëhet në kohën e një akti seksual midis burrit dhe gruas”. Asgjë anormale deri tani. Problemi është se e ëma e vajzës duhet të jetë e pranishme në këtë eveniment si dhe të ekzaminojnë me kujdes procedurën…
Në Lindjen e Mesme, në certifikatën martesore përshkruhet se, “femra është e virgjër”. Në qoftë se kjo pikë është shkelur, burri mund të anulojë martesën.
Në Guam, të virgjërat nuk kanë të drejtë të martohen.
Sa shpesh duhet të bëjmë seks?
Në Jordani, ekziston një ligj i cili i rekomandon çifteve të martuara të bëjnë seks të paktën 1 herë në 4 muaj.
Sipas një studimi të “Durex” në vitin 2005, “Franca është shteti më seksi, pasi ata bëjnë seks me një mesatare prej 137 herë në vit”. Vendin e tretë e mbajnë hungarezët. Media globale për vitin 2006 ishte 103 herë në vit. Interesant është fakti që, në vitin 2003 mesatarja ishte diçka më shumë se 127.
Dhe në rast se po mendoheni se sa shumë njerëz kanë bërë seks sot, mësoje se: 1 prej 25 individëve në botë kanë bërë ose do bëjnë seks!
Sa shumë zgjat?!
Brazili udhëheq kapitullin. Mesatarisht akti seksual atje zgjat 30 minuta. Radha vijon me rusët dhe tajlandezët, të cilët nuk rezistojnë më shumë se, respektivisht 12 dhe 10 minuta.
Gëzojuni që nuk keni lindur femër…
…Në Egjipt, Sudan, Etiopi, Eritree (Guinea e Re) dhe Somali prerja e klitorisit është një praktikë popullore.
…Në shtetet islamike femrave mund t´iu pritet gishti i madh në qoftë se i kanë të lyera thonjtë me manikyr.
… Në Paramaribo dhe Suriname në qoftë se një e ve dëshiron të rimartohet, i duhet të kryejë seks me një mashkull nga fisi i dhëndrit të ardhshëm.
Zoofilia dhe nekrofilia
Nekrofilia është e ndaluar në të gjitha shtetet e Amerikës.
Në Minnesota, ligji të ndalon të “bësh dashuri” me një peshk të gjallë. ONE nuk ka arritur të sigurojë të dhëna për sa i përket dënimit që mund të marrin individët, në rast se do të kryejnë seks me peshq të ngordhur.
Vizita te gjinekologu
Në nënkategorinë e mësipërme, “vetëm femër të mos jesh”, kemi edhe një lajm tjetër: në Bahrein është ligjore që një doktor mashkull të ekzaminojë organet gjenitale të një femre. Problemi është se nuk ka të drejtë t´ia shikojë asaj direkt, por vetëm nëpërmjet refleksit të një pasqyre. Vetëm shtatzënë të mos jesh atje – pasi në vend që t´ia nxjerrë beben nga barku, i bie që t´ia fusë atë edhe më thellë!…
Ndalohen mustaqellinjtë!
Në Indiana të Amerikës, është ilegale të mbash mustaqe në qoftë se të pëlqen të puthesh dhe përqafohesh me njerëzit.
Ku nuk duhet të jesh homoseksual?
Në Afganistan, Iran, Mauritani, Pakistan, Arabinë Saudite, Sudan, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemen, dënimi për homoseksualët është: Vdekja.
Ku s´duhet të tradhtosh?
Në Iran, Pakistan, Arabinë Saudite dhe Jemen, dënimi për individët madhorë është vdekja.
Përreth martesës…
60% e martesave në botë janë të rregulluara nga të dytët ose krejtësisht.
Përreth myslimanëve
Në qoftë se, një femër ndjen se i ka ardhur cikli përgjatë kohës së kryerjes së aktit seksual me burrin, kjo e fundit duhet të tërhiqet në mënyrë që ai të mos ejakulojë. Në rast se ajo nuk e bën këtë, i duhet t´i falë sa më shumë para të varfërve. Në qoftë se edhe ai është i varfër, gruaja duhet t´i përgjërohet burrit të saj që ai t´a falë.
Në qoftë se një mysliman nuk është në gjendje të bëjë seks me gruan e tij, atëherë martesa mund të anulohet dhe të gjitha shpenzimet duhet të mbulohen nga burri impotent. Shuma duhet të jetë e barabartë me gjysmën e trashëgimisë së tij.
Itali
Jo krejt “paqëllim” shkojnë prostitutat lindore në Itali: 20% e meshkujve italianë apelojnë çdo javë te një prostitutë.
Burimi: Revista One
Thashetheme të ngjashme
- KA SHUMË QË VUAJNË SI JU!!
- Alfabeti seksual
- 10 gabime te cilat meshkujt i bejne ne krevat
- Kuriozitete
- Merrni më shumë kënaqësi ne dashuri
Lexoni Komentet
2 Komente per artikullin “Gjeografia e Seksit”
Komento












Sibora on June 30th, 2008 5:47 am
E frikshmeeeeee
person on August 15th, 2008 10:55 am
palidhje dhe e frihshme qe thua ti sibora