![]() |
Merrni më shumë kënaqësi ne dashuri
Posted on December 6, 2007 - Filed Under Kuriozitete |
Dërgoja një miku

Kur e dini se ku dëshiron të preket një femër, ajo kthehet gjithmonë për më shumë…
Një mashkull tipik merr atë që dëshiron në shtrat, falë sensit të lindur të drejtimit- dhe pak inkurajimi prej saj. Dëshironi të mbeteni thjesht tipikë ? Mashkulli i jashtëzakonshëm zbulon vende të palavdëruara në trupin e një gruaje dhe di si t’i prekë. Këtë herë nuk po flasim për vaginën e saj.
Tani është koha që të qëndroni larg gjokseve dhe të fokusoheni menjëherë në pjesë të trupit të saj që i keni shpërfillur. Mundësitë janë që nëse e bëni njëherë, në seancat tuaja seksuale do të nisni të rrëmoni për më shumë se vetëm një penetrim. Kjo sigurisht nuk do të thotë që femrat nuk duan të preken në zonat seksuale të trupit të tyre, por ndonjëherë vjen koha për të provuar diçka ndryshe. Dhe kështu duhet të bëni. Prekeni atje…
Duart
Mbajani dorën të kthyer nga pëllëmba dhe përdorni dy gishtërinjtë e mëdhenj për t’ia prekur pëllëmbën butësisht ndërsa gishtërinjtë e tjerë prekin pjesën e mbetur r të dorës. Përshkojeni çdo gisht derisa t’i keni prekur të gjithë dorën.
Shembull: vendoseni gishtin e saj të mesit në gojën tuaj dhe thitheni butësisht dhe më pas kërkojini asaj të bëjë të njëjtën gjë… por jo gishtit tuaj.
Kyçet e duarve
Mbajani dorën, me pëllëmbë dhe prekeni butësisht me majat e gishtërinjve deri në kyçe dhe parakrah, ndërsa e pyesni si i ka shkuar dita. Pas disa minutash përkëdhelje, përdorni buzët, dhëmbët dhe gjuhën: kafshojeni butësisht pjesën e brendshme të kyçit të saj të dorës.
Shembull: ndërsa i puthni kyçin, vëreni dorën e saj në fytyrën tuaj duke e mbajtur me dorën tuaj.
Koka
Jo, jo e juaja, dhe as ajo… Përdorni majat e gishtërinjve tregues dhe gishtërinjtë e mesit për t’i përkëdhelur tëmthat. Më pas, përdorni një dorë për të lodruar me flokët përpara se të përdorni të gjithë majat e gishtërinjve për të masazhuar kokën e saj. Bëjeni butësisht.
Shembull: vërjani kokën mbi gjunjët tuaj ndërkohë që shihni reagimin e saj relaksues dhe vlerësues.
Veshët
Përshkojani veshin me gjuhë dhe pëshpëritini diçka si “Sonte është nata jote”. Pastaj merreni bulën e veshit në gojë dhe lini që buzët tuaja të njoma të rrëshqasin. Më pas përkëdhelni me gjuhë nga poshtë- lart majën e veshit dhe kafshojeni lehtë me dhëmbë.
Shembull: përpara se të bëni këtë, përdorni gishtërinjtë për t’i larguar ngadalë flokët nga veshi, merrni frymë lehtë në qafën e saj dhe pastaj nisuni drejt destinacionit.
Qafa
Receptorët e bëjnë këtë të fundit një nga pjesët më të ndjeshme të trupit të femrës. Merrni frymë ndërkohë që i jepni një puthje të lehtë në pjesën kur ndahet qafa me flokët. Shumë femra e adhurojnë gjestin kur largoni flokët e tyre nga qafa me një përkëdhelje të lehtë, puthje, përkëdhelje me gjuhë dhe ndukje të lehta.
Shembull: Puthni dhe përkëdhelni me gjuhë zonën rreth klavikulës ndërsa i qëndroni pranë.
Pjesa e brendshme e krahut
Lëkura në atë zonë është shumë e hollë, kështu që edhe prekja më e lehtë mund t’i japë asaj drithërima. Lëvizini butësisht lart-poshtë gishtërinjtë tuaj në brendësinë e parakrahut dhe ledhatojani butësisht kyçin e dorës me shpeshtësinë e rrahjes së pulsit.
Stomaku
Mbajeni në bel me të dyja duart dhe nuhasni aromën e saj me hundën pothuajse të ngjitur në stomak. Pastaj putheni stomakun nga njëra anë në tjetrën, duke e përkëdhelur herë pas here me gjuhë.
Shembull: përkëdheleni me gjuhë në pjesën e fryrë të stomakut dhe prekeni ngadalë me majën e hundës.
Pjesa fundme e barkut
Rrëshqisni kurrizin e dorës dhe nyjën përgjatë pjesë së poshtme të barkut , rreth këllqeve. Ky është një eksitim mendor sepse ajo po pyet veten se çfarë vjen më pas. Gjithashtu ndodh edhe reagimi fizik sepse vetë lëkura është tepër e ndjeshme. Ajo do t’ju përgjërohet të drejtoheni për në jugun e largët.
Fundshpina
Shtrijeni me kurrizin të drejtuar në fytyrën tuaj dhe përkëdheleni ngadalë me gjuhë dhe puthjani shpinën duke nisur nga lart dhe rrëshqisni poshtë ngadalë. E dini atë pjerrësinë në qendër të shtyllës kurrizore? Ajo pjesë është perceptuese ndaj çdo lloj përkujdesjeje- sidomos ndaj prekjeve delikate. Ju dëshironi të masazhoni vendin me një lëvizje të lehtë rrethore. Mbani mend që synimi nuk është t’i bëni muskujt e saj të kontraktohen, por të ndizni një reagim seksual.
Shembull: kur nisni, përpiquni për më të mirën jo duke e përkëdhelur me gjuhë lëkurën, por përdoreni gjuhën për të përkëdhelur pushin e kurrizit të saj, ndërsa i keni hedhur krahët rreth belit. Rezultati është shumë drithërima…
Kofshët
Edhe nëse është e zhveshur ose ka veshur të brendshme seksi, ndajani këmbët dhe kaloni disa minuta duke vlerësuar pjesën e brendshme dhe të jashtme të kofshëve të saj me duart dhe buzët tuaja. Mos kafshoni. Dhe qëndroni larg vaginës… tani për tani
Shembull: përkëdheleni me gjuhë zonën mes kofshëve dhe përfundoni në pjesën e lartme të kofshëve me gjuhë të fortë- ajo do ju dashurojë për këtë .
Pjesa e pasme e kofshëve
Pikërisht aty ku të ndenjurat takojnë kofshët është një zonë e mbushur me receptorë. Këto pjesë janë për t’u përkëdhelur me gjuhë, kështu që përshkoheni me gjuhë secilën nga këto pjesë dhe shihni konvulsionin me kënaqësi.
Pjesa e pasme e gjunjëve
Askush nuk mendon të shkojë aty. Kështu që kur ta stimuloni këtë pjesë asaj do i pëlqejë shumë . Do të thotë me vete: “Ua nga erdhi kjo?”.
Putheni butë ose guduliseni zonën( përfshirë edhe pulpën e këmbës), por sigurohuni që të jetë e shtrirë. Vetëm nëse mund ta mbani në krahë kur këmbët t’i këputen.
Nëse është shtrirë me shpinë, ngrijani njërën këmbë pastaj tjetrën, vendoseni në trupin tuaj dhe udhëtoni drejt pjesës së pasme të gjurit. Putheni dhe përkëdheleni me gjuhë zonën dhe pjesën rrethuese. Nëse është e shtrirë me stomak, përpjekjet tuaja do të jenë edhe më të lehta.
Shembull: mos kafshoni ose përkëdhelni fort me gjuhë; kjo zonë është tepër e ndjeshme ndaj prekjes dhe nuk ndodh çdo ditë që dikush ta përkëdhelë. Prandaj në zona të tilla lejojini vetes thjesht përkëdhelje të lehta.
Nyejt e këmbësve
Nëse jeni duke bërë seks ose sapo keni filluar me lojën, t’i vendosni nyejt e këmbëve të saj në shpatullat tuaja dhe t’i prekni është një mënyrë e mirë për ta eksituar. Përkëdhelni secilën me duar dhe më pas puthini nga njëra anë në tjetrën.
Shembull: prekeni me njërën dorë nga kërci te pulpa e këmbës ndërsa i puthni nyejt e këmbëve. Dhe sërish, në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorni dhëmbët.
Këmbët
Nëse i rrënjosni në pjesët e zakoneve të të bërit seks ose thjesht dëshironi ta ndihmoni të relaksohet pas një dite të vështirë, të prekni këmbët e një gruaje do ju bëjë të fitoni pikë aq sa nuk do e kishit besuar kurrë. Hidhni pak vaj masazhues ose krem trupi në duar, fërkojini bashkë për t’i ngrohur pak dhe nisni të masazhoni mesin tabanit të këmbëve të saj. Lëvizni ngadalë nga gishti i madh i këmbës drejt thembrës.
Shembull: shpenzoni më shumë kohë duke prekur anët e këmbëve dhe sigurohuni të mos e gudulisni. Dhe nëse këmbët i ka të pastra dhe ju jeni në humor të mirë, thithni ata gishtat e vegjël (përpara kremit ose vajit).
Tani bëhuni pak i ndyrë
Nëse po bëni seks ose thjesht doni ta eksitoni përpara në mënyrë që ajo të hidhet vetë mbi ju, duke e fokusuar vëmendjen në pjesë të trupit, përveç vaginës, gjoksit apo të ndenjurave, do të zbuloni zona të tjera që e eksitojnë. Kështu do i jepni një shtysë që edhe ajo të shpenzojë në pjesë të trupit tuaj, përveç penisit dhe testikujve… më pas do të jeni i kënaqur me këtë situatë…
Burimi: Revista One
Thashetheme të ngjashme
- E keni kuptuar qe jetojme ne vitin 2008 kur…
- 10 gabime te cilat meshkujt i bejne ne krevat
- 100 shprehjet filozofike për paratë
- Muzika lehtëson frymëmarrjen
- A i zëvendësojnë vibratorët meshkujt?
Lexoni Komentet
10 Komente per artikullin “Merrni më shumë kënaqësi ne dashuri”
Komento












bledi on December 6th, 2007 12:29 pm
eshte thjesht e papare
orges on December 6th, 2007 12:30 pm
funksionoka vertet
altini on December 6th, 2007 1:35 pm
po pra… qeka e papame fare!
Anonymous on December 10th, 2007 11:45 am
waw
xxx on December 16th, 2007 1:37 pm
ehe ksaj i thone pirdh,pirdh se lirohesh
hhhh on April 6th, 2008 10:29 am
e kam provuar kete me te dashuren e pelqejj kete menyr
genti on May 3rd, 2008 10:17 am
E provova qishtu po hamamin, veq ma ka trus ni shplak tha qka hamamin je ka ban se, nisja ma!:)
lazdrejka on August 5th, 2008 12:33 pm
oh ktu nuk pe shkrun per burrat ..qysh duhet me ja rras..masandej per femrat qysh duhet me ja mar n’goj…une ktoh i di se kom provu gati gjdo nat..po per tjerat qe hala nuk i ka raaa me boh sex..hm shum lezet osht
ardi on August 5th, 2008 1:06 pm
kjo eshte e papare por keshtu eshte shume keq sepse njeriu nuk duhet te beje ashtu por kur te dashurohet eshte me e mire puthja dhe ledhatimi.njeriu mund te beje nje dashuri te forte .
besa on September 26th, 2008 4:44 am
ku ku shum mir po doket ama nuk ekom provu pifffffff po tutnapo qmendet more ncnc qka mi bo tnai