Thashetheme.com ju uron: GEZUAR VITIN E RI - 2008

Postuar në December 30, 2007 - Kategoria Nga Shqipëria | Shkruaj një Koment | Lexuar 200

Nje tjeter zhgenjim per shqiptare ne New York

Postuar në December 26, 2007 - Kategoria Nga Shqipëria | 6 Komente | Lexuar 245

Me poshte do te lexoni nje email te cilin na e derguan diten e djeshme nga nje lexusit tane.

pershendetje.desha tju njoftoj se nje tjeter zhgenjim vjen per ne shqiptaret.kete rralle jo ne londer por ne new york manhatan.
naten e krishtlindjeve me 24 pritem te gjithe(rreth1000 vete) qe te vinte nora istrefi por ajo nuk ishte e pranishme ne partin qe u organizua. arsyeja ishte se nuk i kishen dhene vize.nuk e di sa e vertet ishte por turp per shtetin tone nqs eshte e vertete.

Thashetheme V.I.P.

Lala s’i ndahet gruas, Krishtlindje në Itali

Postuar në December 26, 2007 - Kategoria Nga Shqipëria | Shkruaj një Koment | Lexuar 149

Nuk ka dashur t’i prishë qejfin gruas së tij dhe Altin Lala ka zgjedhur Italinë për të festuar Krishtlindjet. Kapiteni i kombëtares shqiptare zakonisht zgjedh vendlindjen për festat e fundvitit, por kësaj radhe ka menduar ndryshe. Bashkëshortja e tij italiane ka dashur që të jenë në atdheun e saj dhe Lala kësaj radhe është treguar familjar. “Do të jem në Itali bashkë me gruan dhe dy fëmijët, ishte një dëshirë e madhe e saj dhe nuk mund të mos ia plotësoja qejfin”, tha ai për “Bluetooth”.

Lala është i martuar që prej vitit 1999 me italianen Vitoria, me të cilën është njohur në një diskotekë në Fulda në vitin 1997. Ajo është e bija e një biznesmeni italian dhe shumë e pasur, ndërkohë që me kapitenin kuqezi, ka mësuar jo pak fjalë edhe shqip. Çifti Lala ka dy fëmijë, Gabrielën 6 vjeç dhe Kataldon 4 vjeç, që janë pika e dobët e kapitenit të kombëtares.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.I.P. 

Rihanna, e lodhur nga thashethemet

Postuar në December 26, 2007 - Kategoria Nga Bota | 8 Komente | Lexuar 447

Një tjetër viktimë e thasheth emeve. Rihanna është e lodhur së qëni e etiketuar si një thithëse meshkujsh dhe me një numër të madh flirtesh mbi shpatulla. Në fillim rapper-i Jay-Z, pastaj aktori Shia Laboeuf, tani Josh Hartnett. Të gjitha të pavërteta. Sipas këngëtares, këto histori nuk kanë ekzistuar asnjëherë. Këta meshkuj janë miq të saj, apo i ka frekuentuar për pak kohë, por me zemrën e saj nuk kanë aspak lidhje.

“Mjaftoi të takoja Josh për pak minuta, e një ditë më pas m’u desh të lexoja në gazetë që ishim përqafuar dhe puthur në mënyrë pasionante, – ka shpjeguar Rihanna. – Kështu nuk mund të vazhdohet. Herë tjetër duhet të jenë më të zotë për të zbuluar të vërtetën”.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.I.P. 

Beyonce e Jay-Z, burrë e grua?

Postuar në December 26, 2007 - Kategoria Nga Bota | 4 Komente | Lexuar 159

Të dashuruarit duhet t’i kenë thënë njëri-tjetrit “Po” në Paris, por pa zhurmën e medias. Beyonce Knowles dhe Jay-Z duhet të jenë tashmë burrë e grua. Çifti, sipas një burimi anonim, është më se i lumtur pas celebrimit të martesës në një ceremoni private në ambientet franceze. “Nuk kanë dashur në asnjë mënyrë të kishin pranë vëmendjen e medias. Kanë preferuar diçka mjaft romantike dhe mjaft intime dhe kështu që e kanë realizuar atë çfarë dëshironin më se privatisht”, - ka pohuar burimi. Beyonce dhe Jay-Z kanë nisur lidhjen e tyre qysh në vitin 2002. Majin e kaluar, gjatë pushimeve në Cannes, reper- i i ka kërkuar bukuroshes dorën. Por tani është realizuar gjithçka, nëse është realizuar vërtet, kuptohet…

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.I.P. 

Ola Bruko bëhet nënë, lind Klesti i vogël

Postuar në December 26, 2007 - Kategoria Nga Shqipëria | 1 Koment | Lexuar 223

Për shumë njerëz 2007-a mund të ketë qënë një vit i thjeshtë, ndërsa për shumë të tjerë ai është shndërruar në vitin më fatsjellës. Mes këtyre të fundit, është e drejtë të themi se përfshihet dhe spikerja e lajmeve në Neës24 Ola Bruko. Në fillim fejesa, dhe pas disa muajsh ajo veshi fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa mbrëmja e 15 Dhjetorit i rezervoi vajzës simpatike një status të veçantë, atë të nënës. Pasditen e së shtunës së kaluar ndërsa kryeqyteti po zbardhej nga flokët e borës, Ola përjetoi dhe mori dhuratën më të bukur të vitit: një fëmijë.

Lexo më tepër

“Produkt 28” synon më lart

Postuar në December 26, 2007 - Kategoria Nga Shqipëria | 1 Koment | Lexuar 119

Kanë dalë ‘të zhgënjyer’ nga festivali, pasi nuk arritën të kualifikohen tek më të mirët por gjithsesi edhe vetë mendojnë se i rëndësishëm për ta, qe përfaqësimi në këtë eveniment madhështor. Në fakt grupi “Produkt 28” po i reziston prej disa kohësh tregut muzikor, madje duke ecur gjithmonë e më lart.

ME nxjerrjen në treg të albumit të tyre ata arritën të realizonin videoklipet e tre këngëve, në të cilat shfaqen vërtet interesant e të këndëshëm. Teksa pyet Turin, një prej pjesëtarëve të grupit të tre djemve, ai tregon se surprizat nuk mbeten me kaq, por do të jenë në vazhdim të ditëve që pasojnë.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.I.P. 

Avril lë koncertin e saj për Spice

Postuar në December 26, 2007 - Kategoria Nga Bota | Shkruaj një Koment | Lexuar 155

Avril Lavigne në Burnaby, në Cana da, ka zhgënjyer mjaft fansa të vet, të cilët kishin asistuar në koncertin e saj të bamirësisë. Lavigne ka kënduar në fakt vetëm dy pjesë, dhe para se të brtaktiste gjithçka u shpreh se: “Më falni, por janë Spice Girls dhe nuk mund t’i humbas pa i parë…”. Pastaj është nisur për në Vancuover, mes 20 mijë spektatorëve, që duartrokisnin rikthimin e Spice Girls. Lavigne, lindur 23 vjet më parë pikërisht në Kanada, në shtetin e Ontario, është njëfarë idhulli për vendin e saj. Për këtë arsye, fansat e saj janë çuditur kur ajo i ka braktisur ata për të ndjekur Spice, më 2 dhjetor që kishin koncert në të njëjtën ditë me të.

Burumi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.I.P. 

keep looking »

    Sponsor