Albanian Hotels

NORA: Nuk e njoh zv/shefin e UNMIK. Raporti OKB-së, fals

Postuar në November 14, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 9 Komente | Lexuar 925

NORA: Nuk e njoh zv/shefin e UNMIK. Raporti OKB-së, fals
Pas lajmit te publikuar në ‘Blue tooth’ për ‘dobësitë’ e zv.shefit të UNMIK-ut Steven Schook ndaj ty këngëtareve të mirënjohura kosovare, Jehona Sopi dhe Nora Istrefi vjen dhe reagimi i kësaj të fundit. ‘Jam ndier së tepërmi e revoltuar, e indinjuar dhe e prekur thellë kur mësova përmes medias lajmin e ndërlidhjes time me këtë aferë. Është hera e parë që po dëgjoj për këtë si dhe për vetë kryeprotagonistin e kësaj afere, z.Steven Schook.

Duke mos u pajtuar me heshtjen karshi një damkosje që tentohet të më mëveshët në mënyrë kaq të padrejtë dhe pa asnjë mbulesë faktike, deklaroj botërisht se çfarëdo ndërlidhje e emrit tim me aferën e përfolur të këtij zyrtari të UNMIK-ut, është një gënjeshtër e kulluar, një e pavërtetë shumë e ulët dhe një shpifje me prapavijë tejet tendencioze kundër personalitetit tim.

Lexo më tepër

Genc Pollo: Më intereson çfarë thuhet për mua

Postuar në November 14, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 173

Genc Pollo: Më intereson çfarë thuhet për mua

Ministri i Arsimit dhe shkencës Genc Pollo veç angazhimeve të përditshme në zyrën ministrore dhe preokupimeve të shumta lidhur me universitetet, ka diçka me merak. Të shohë dhe të ndjekë në mënyrë të hollësishme atë ç’ka transmetojnë mediat për arsimin. Nuk i shpëton asnjë detaj lidhur me dikasterin që ai drejton duke u fiksuar më përqëndrim total në ekran. Së fundmi Pollo ka organizuar dhe një konferencë në formën e trajnimit ku temë kryesore ka qenë media. Ai i ka ftuar të gjithë gazetarët që informacionet lidhur me arsimin t’i marrin vetë nga ministria dhe jo nëpërmjet terrenit nga ku mund të ketë gjasa për disinformim të publikut.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Ardit Gjebrea drejt Kinës

Postuar në November 14, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 161

Ardit Gjebrea drejt Kinës

Ende është në procesin e aktivitetit të tij më të rëndësishëm si producent dhe autor asaj “Kënga Magjike”, e ndërkohë planet e tij shkojnë edhe më larg. Në Kinë madje… Arsyeja? Miss World 2007. Pikërisht evenimenti i madhe përflitet se do të prezantohet nga showmen-i Gjebrea, ndërkohë që ai vetë nuk e ka pohuar ende këtë gjë. Ndoshta edhe për të mos zbehur shkëlqimin e spektaklit aktual. Megjithatë, spektakli gjigand “Miss World 2007” organizohet pas një muaji dhe kjo do të jetë koha që do të na rrëfejë më tepër rreth këtij projekti të Gjebresë.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Mesazh i rendesishem per te gjithe

Postuar në November 14, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 5 Komente | Lexuar 314

Mesazh i rendesishem per te gjithe

1 veze + 2 telefona celulare

Aktivizuam nje telefonate midis dy telefonave per 65 minuta dhe vezhguam resultatet:

Gjate 15 minutave te para nuk pati asnje resultat te dukshem.
25 minuta me pas veza filloi te ngrohej.
45 minuta me vone veza ishte nxehur.
65 minuta me pas veza kishte arritur piken e valimit(veza kishte filluar te zjente)!

Perfundim: Rrezatimi radioaltiv i telefonave celulare ka fuqine te modifikoje PROTEINAT e vezes. Imagjinoni se cfare mund ti beje ky rrezatim proteinave te trurit njerezor gjate telefonatave te gjata.

Thashetheme.com

Bleona në krah të Pacollit

Postuar në November 13, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 3 Komente | Lexuar 510

Bleona në krah të Pacollit

Këto ditë Bleona Qerreti ka qenë shoqëruesja e nderit e liderit të Aleanca Kosova e Re, Bexhet Pacolli, në fushatën që ai po bën për zgjedhjet që do të zhvillohen në Kosovë. Në çdo qytet apo fshat ku Pacolli ka shkuar, ka qenë edhe këngëtarja së bashku me Genc Prelvukaj, për të kënduar këngën “Mandarin”, që siç duket po kthehet në një himn të fushatës që po bën Pacolli. Por fushata e Pacollit po i shërben edhe Qerretit në një farë mënyre, për të lançuar këngët e saj të reja.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Amarda Toska: Me Ermalin nuk shihemi vetëm kur ai punon DJ

Postuar në November 13, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 5 Komente | Lexuar 1,077

Amarda Toska: Me Ermalin nuk shihemi vetëm kur ai punon DJ

Ditët e pushimit çifti “arratiset” në shtëpinë e plazhit

Është mjaft e zënë me punën, por kjo nuk e pengon të qëndrojë përgjatë gjithë kohës afër të fejuarit, përsa kohë punojnë bashkë. Amarda Toska, e njohur përzemërsisht nga publiku si Ami e ‘Portokallisë’ në një intervistë për ‘Bluetooth’ tregon gjithë angazhimet që ka aktualisht lidhur me punën, biznesin e hapur bashkë me Ermalin, një agjenci martesore për përkujdesjen për gjithë çiftet e reja që kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë si dhe jetën private: dashurinë dhe marrëdhëniet në çift.

Ka pak që ka nisur edicioni i rradhës së varietesë së humorit ‘Portokalli’. Sa e zënë është Amarda këto kohë, një ditë e zakonshme e jotja?
Dita nis më vonë për mua tani sepse nuk duhet të shkoj në shkollë. Paraditeve jam me provat në ‘Portokalli’, në drekë ditët që jam pa prova ose shfaqje shkoj në palestër dhe pasdite jam në agjencinë martesore që kemi hapur bashkë me Ermalin.

Lexo më tepër

Kledi Kadiu: Tani ndjehem si Romeo

Postuar në November 13, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 1 Koment | Lexuar 451

Kledi Kadiu: Tani ndjehem si Romeo

Balerini shqiptar Kledi Kadiu po përjeton një tjetër moment suksesi. Këtë herë nuk lidhet me ekranin. Nën petkat e Romeos ka nisur një tur teatror në disa qytete të Italisë. Publiku e sidomos të rinjtë nuk kanë ngurruar ta ndjekin. Kurioziteti për të njohur një anë tjetër të Kledit i janë drejtuar teatrit. I njohur përmes “Amici” të Maria De Filipit, më pas përmes ekranit të kinemasë, ky është një rikthim që balerini shqiptar e ka përjetuar mjaft mirë. Atmosferën e teatrit e quan magjike dhe të domosdoshme për çdo balerin. Ndërsa pas disa shfaqjesh me radhë, nga një teatër në tjetrin, në një publik gjithnjë të ri, Romeo ka hyrë thellë në karakterin e tij. Me koreografi të Fabrizio Monteverde dhe një Xhuljetë të interpretuar nga balerina italiane Noemi Arcangeli, Kadiu do të vazhdojë të jetë pjesë e kalendarit teatror. Në një intervistë për mediat italiane, dhënë pak orë para interpretimit të radhës, balerini tregon përjetimet e kësaj eksperience.
Pas shumë shfaqjeve në televizion, më në fund ktheheni në teatër. Lexo më tepër

Deget e pemeve formojne nje fytyre femre

Postuar në November 13, 2007 - Kategoria Iluzione | 20 Komente | Lexuar 1,073

Deget e pemeve formojne nje fytyre femre

Thashetheme.com

Zhaku ndahet nga i dashuri

Postuar në November 12, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 1 Koment | Lexuar 461

Zhaku ndahet nga i dashuri

Paralel me suksesin që mori si regjisore me pjesën “Mbreti po vdes”, që u shfaq këto ditë gjatë Festivalit të Teatrit të të Rinjv në Tiranë, i ka dhënë fund edhe historisë së saj të dashurisë. E megjithatë, ajo na tregon shumë më tepër se kaq, eksperiencat e fituara apo edhe për dashuritë e saj; televizionin dhe teatrin. Zhaku, prezantuesja tashmë e njohur zbulohet në këtë intervistë për “Bluetooth”, ashtu siç di ta bëjë vetëm ajo.

Sapo keni vënë në skenë shfaqjen “Mbreti po vdes”. Mund të na tregoni diçka për këtë eksperiencë?
Kjo ishte një nga eksperiencat më të bukura që kam jetuar ndonjëherë. Edhe pse gjatë kohës së punës për këtë vënie në skenë ndesha shumë peripeci. Si me bashkëpunëtorët e mi ashtu edhe në administrimin dhe mirëmenaxhimin e së tërës. Shpeshherë dukej si një mision i pamundur, por këmbëngulja dhe vendosmëria, mbi të gjitha dhe besimi që unë kisha tek ky projekt, më bëri ta shpie deri në fund. Zbulova metoda të reja të punës praktike me aktorët dhe strukturën e tekstit dramatik, si dhe tipare të karakterit tim, të cilat më surprizuan (natyrisht jo gjithmonë për mirë).
Lexo më tepër

Lopez pushohet nga puna, kushton shumë

Postuar në November 12, 2007 - Kategoria VIP Bota | 1 Koment | Lexuar 252

Lopez pushohet nga puna, kushton shumëMos suksesi i albumit të fundit, “Brave”, sh tatzënia e sapo konfirmuar dhe kapriçot e vazhdueshme e kanë çuar Jennifer Lopez drejt pushimit nga puna. “Epic Records”, që bën pjesë në Sony BMG, nuk i merr dot më përsipër shpenzimet e çmendura të Lopez duke u bazuar edhe tek rezultatet e dëmeve të saj artistike (vetëm 53.000 janë shitur nga albumi i saj), e ka likuiduar yllin sepse “kushton më shumë nga ajo që fiton”.

Disku që doli muajin e kaluar ka shitur shumë pak, sipas Epic Records. Domethënë ka qenë një falimentim.

Kësaj i shtohen dhe shpenzimet marramendëse të bukuroshes Jennifer, që nisin nga mijëra dollarë të shpenzuar për trukun, që këngëtarja ka bërë për të promovuar albumin e saj.
E kësaj i është shtuar edhe shtatzënia e saj, që e pengon të jetë prezente në koncerte të ndryshme.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Redon Makashi duet me Mira Koncin

Postuar në November 12, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 1 Koment | Lexuar 391

Redon Makashi duet me Mira Koncin

Redon Makashi: Tani në duet me Mirën ne Festivalin e 46 te kenges ne RTSH, na e propozoi Shpëtimi.

Do të prezantohen në një duet në festivalin e Këngës në RTSH, Mira Konçi dhe Redon Makashi. Këngëtarë të një brezi dhe zëra tepër të spikatur duket se për Mirën dhe Redonin ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë.Por duhet të theksojmë se është hera e parë, që i gjejmë së bashku në një kompeticion muzikor. Ndoshta edhe fakti, që të dy këngëtarët janë tepër të kursyer dhe të kujdesshëm në pjesëmarrjet e tyre në festivale është një faktor tjetër, që i bashkon për të qenë në një duet në skenë. Në fakt, siç tregon edhe Redoni ka qenë Shpëtim Saraçi, ai që ka hedhur idenë e një dueti. Duke ditur, që Shpëtimi është autor thuajse i gjithë këngëve të Mirës edhe në këtë rast nuk mund të ndodhte ndryshe vetëm se, tashmë do të orkestrojë edhe për një zë mashkullor.Duke qenë se deri në prezantimin e tyre në festival, ka ende kohë të dy këngëtarët nuk dëshirojnë të zbulojnë më shumë detaje rreth krijimit me të cilin do të paraqiten, përveçse kon-firmojnë emrin e kompozitorit. Lexo më tepër

Bertan Asllani fitues i Mikrofonit të Artë 2007

Postuar në November 12, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 3 Komente | Lexuar 245

Bertan Asllani fitues i Mikrofonit të Artë 2007Si gjithmonë dashuria triumfon. Por jo vetëm fjalët që flasin për dashurinë mes një vajze nga Tirana dhe një djali nga Shkupi, por edhe melodia është pëlqyer shumë duke e bërë Bertan Asllanin fitues të edicionit të gjashtë të “Mikrofonit të Artë 2007”. Bertan Asllani, këngëtari i ri nga Shkupi, ka marrë të shtunën e kaluar në skenën metalike përballë Akademisë së Arteve, trofeun për këngën më të mirë në edicionin e gjashtë të Festivalit të Këngës Moderne “Mikrofoni i Artë”.

Më e mira mes 25 këngëve e titulluar “Largësia” është pëlqyer shumë edhe gjatë kohës kur transmetohej në valët e Radio + 2. Trofeun e çmimit të parë këngëtarit nga Shkupi ia dha Eduard Shalsi si përfaqësues i Bashkisë së Tiranës,e cila çdo vit është një nga sponsorët e festivalit. Të gjithë ata që nuk kanë shumë informacion për këngëtarin nga Maqedonia, Bertan Asllani, mund t’ju themi se ai është shumë i ri, 18 vjeç, dhe ka një album të tijin, i cili ka pasur mjaft sukses në të gjitha viset ku jetojnë shqiptarë. Kënga “Akoma të du” është kthyer në hit, po kështu edhe kënga “Litari”.

Thuhet që njëri nga prindërit e Bertanit është me origjinë turke dhe kjo është arsyeja që këngëtari me to komunikon edhe turqisht. Gjatë natës finale të “Mikrofonit”, djali dukej i qetë, madje shumë thonë se ai është edhe goxha i turpshëm.

Ndërsa e ëma që e shoqëronte në backstage, ishte aq e emocionuar sa në më pak se dy orë ka pirë një paketë cigare. Por ajo që dëshironte ndodhi, i biri u kurorëzua më i miri i një evenimenti muzikor që mbi të gjitha nuk bëhej në Maqedoni, por në Shqipëri. Gjithsesi
shijet e shqiptarëve këtu ishin testuar tashmë me këngët paraardhëse të tij. Sidomos publiku i ri e ka pëlqyer që në fillim muzikën e Bertanit dhe performancën e tij edhe pse në pamje akoma duket një djalë i imët dhe ngjan herë si fëmijë dhe herë si adoleshent. Por e rëndësishme është që muzika që ai bën, sipas specialistëve është shumë profesionale.

Burimi: Gazeta Panorama

Kastro Zizo i pirë në skenë

Postuar në November 12, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 7 Komente | Lexuar 263

Kastro Zizo i pirë në skenë

Ka braktisur rrymën aq të dashur për të, Regatonin, dhe ka preferuar atë alternative për t’u prezantuar te “Mikrofoni”. Këngëtari rebel Kastro duket se nuk lë kompeticion këngësh pa marrë pjesë duke performuar muzikën e tij. Këtë radhë edhe titulli i këngës ishte disi e veçantë, 666. Për perfomancën ai mundi të marrë edhe një çmim, “Tendencë 2007”. Thuhet se Kastro as që e vrau mendjen në backstage se duhej të dilte para publikut dhe të ndjente mbase një farë ndroje apo emocioni. Madje, ai ka pirë aq shumë vodka para se të këndonte, sa kur ka hipur në skenë gati sa nuk është rrëzuar.

Burimi: Gazeta Panorama

Çiljeta ndër më të paguarat e Behxhet Pacollit

Postuar në November 11, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 7 Komente | Lexuar 574

Çiljeta ndër më të paguarat e Behxhet Pacollit

Salla me mijëra qytetarë, simpatizantë të Behxhet Pacollit është ndezur kur në skenë ka dalë Çiljeta. Ka mjaftuar të këndojë vetëm një këngë për të ngritur në kulm atmosferën duke kënduar e kërcyer me një minifund para simpatizantëve të partisë AKR në Pejë. Duhet theksuar se biznesmeni i njohur Behxhet Pacolli në fushatën e tij elektorale po angazhon këngëtarët më të njohur shqiptarë për të argëtuar simpatizantët e tij. Himinin në Pejë, e ka kënduar këngëtari Kastriot Tusha, ndërsa ka vazhduar të argëtojë masën këngëtari kosovar Xeni. Ajo që do t’i interesonte mbarë opinionit publik në këtë rast është: Sa mund të paguhen këngëtarët nga pasaniku Pacolli? Por këtë të preferuarit e tij, e mbajnë me të vërtetë si një sekret.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Ingridi sfidon Pamela Anderson

Postuar në November 11, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 3 Komente | Lexuar 679

Ingridi sfidon Pamela Anderson

Ingridi sërish surprizon. Në festën e shtrigave në bulevardin “Dësh morët e Kombit” ajo është shfaqur “e zhveshur” para të pranishmëve duke treguar gjoksin. Në fakt diçka duket se e ka bezdisur të cilën ka dashur ta rregullojë menjëhrë. Ka qenë rripi i reçipetave që e pengonte në lëvizje Ingridi sfidon Pamela Anderson gjë që ka bërë të shkëputet pak metra nga pista ku zhvillohej festa për ta rregulluar. Dhe pikërisht në këto momente ajo është fokusuar në mënyrë ekskluzive nga paparaci i revistës “Mat” të cilin e ka parë dhe është munduarta ndalojë gjatë fotografimit.

Por ja që nuk ka mundur. Siç duket edhe nga fotot, Ingridi ka festuar mjaft mirë me miqtë dhe kolegët e saj, dhe një nga personat me të cilët nuk është ndarë përgjatë gjithë kohës, ka qenë këngëtarja Anjeza Branka. Edhe pse ka qenë një festë ku të gjithë duhet të ishin të maskuar me veshjet imituese përkatëse, Ingridi ka dashur të vijë ndryshe, duke mos përdorur asgjë të këtij lloji. Zgjedhja e saj ka qenë një kostum i bardhë ku xhaketa e mbërthyer vetëm nga një kopsë e vogël nxjerr në pah sa më dukshëm gjoksin perfekt alla Pamela Anderson mbuluar nga reçipe at e shndritshme.

Burimi: Gazeta Shqiptare


Faqe 3 nga 5«12345»

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.