Sinan Hoxha, i sigurt në duart e parukierit
Postuar në November 26, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 1 Koment | Lexuar 264

Kujdeset jashtë mase për look-un e tij aq sa nuk lë t’ shpëtojë asnjë detaj. Këtë gjë nuk e bënë para fillimit të një koncerti, spektakli apo realizimit të ndonjë videoklipi, por edhe thjesht kur del në rrugë, në një ditë të zakonshme. Dhe tashmë e ka zgjedhur vendin e preferuar. Ai ka besim vetëm tek duart e “Hair Oltion” ku siç thotë dhe vetë Sinan Hoxha, del gjithmonë i kënaqur dhe kjo ndikon mjaft në humorin e tij. Siç e shihni dhe nga kjo foto, Sinan Hoxha në këto momente është duke dalë nga ambjentet e parukerisë, mjaft i kënaqur, ku telefonatat e shumta nuk e lënë rehat. I ka dhënë një përshëndetje flash ‘kujdestarit’ të pamjes së tij dhe është larguar pa harruar të lërë takimin e rradhës.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Xhemi Shehu, më së fundi studente
Postuar në November 26, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 300

Ka kuptuar që tani është koha e duhur të ndjek studimet e larta. Kështu, show-girl Xhemi Shehu ka nisur studimet për Marrëdhënie me Publikun në Universitetin Evropian, e njëherazi duke u larguar edhe nga spektaklet, apo edhe nga projektet që e lidhnin atë me Italinë. Tani për të është vetëm shkolla. Edhe pse zërat e përfshijnë atë në një projekt të madh, ku në fillim të vitit 2008 ajo do të rishfaqet si prezantuese. Megjithatë, tashmë janë vetëm zëra. Vetë Xhemi nuk e ka pohuar një gjë të tillë, por e pranon se ka dëshirë që të shfaqet sërish në ekran, e ndoshta me një spektakël edhe më të madh se “Portokallia”, ku ajo do të jetë e vetme për të mbizotëruar skenën. Le të presim atëherë.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Agim Poshka, pedagogu i Big Mamës, Shpat Kasapit dhe Tunës
Postuar në November 26, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 300

Prej disa kohësh Agim Poshka qëndron në pozicionin e she fit të Katedrës së Gjuhës Angleze në Universitetin e Tetovës. Është një pedagog mjaft i suksesshëm që ka fituar dhe simpatinë e të gjithë studentëve në auditor. Por shumë shpejt do të mësonim lajmin që në rradhët e studentëve të tij janë edhe këngëtarët Big Mama, Shpat Kasapi dhe Tuna. Përveçse studentë Agim Poshka duket se gjëndet në një pozitë jo shumë normale pasi të tre për të janë edhe kolegë.
Por përsëri kjo nuk përbën asnjë problem për Poshkën i cili marrëdhëniet me studentët i ka ndërtuar njësoj si me miq ndërsa seriozitetit të mësimit i lihet vëndi i tij. E pra tre këngëtarët e suksesshëm maqedonas, leksionet i marrin në shkollën ku këngëtari më “në moshë” dhe më me eksperiencë i shqiptarëve të Maqedonisë është drejtues.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Abonohuni FALAS në revisten Thashetheme V.I.P
Postuar në November 23, 2007 - Kategoria Te Tjera | 1 Koment | Lexuar 247
Vendosni adresen tuaj te emailit dhe klikoni “Regjistrohu” per te qene gjithmone i informuar mbi thashetheme fundit:
Mos haroni te klikoni tek linku i aktivizimit mbasi tju vije email i konfirmimit.
Per cdo pyetje mund te na kontaktoni ne adresen: thashethemevip@gmail.com

Ky sherbim mundesohet nga FeedBurner
100 Femrat me seksi te 2007
Postuar në November 23, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 7 Komente | Lexuar 1,108
01) Jessica Alba - aktore
02) Katharine McPhee - kengetare
03) Scarlett Johansson - aktore
04) Gisele Bündchen - modele
05) Alessandra Ambrosio - modele
06) Jessica Biel - aktore
07) Adriana Lima - modele
08) Angelina Jolie - aktore
09) Keira Knightley - aktore
10) Marisa Miller - modele
Lexo më tepër
Meshkujt përtojnë të lajnë duart
Postuar në November 23, 2007 - Kategoria Kuriozitete | Shkruaj një Koment | Lexuar 344

Kështu së paku është në Amerikë. Dallimi në mes gjinive është bërë edhe më i madh. Hulumtimi i ri amerikan tregon se 1/3 e meshkujve nuk i pastrojnë duart pasi shkojnë në tualet. Lënia e tillë pas dore e higjienës personale mund të gjendet vetëm te 12% e grave, tregojnë hulumtuesit, të cilët kanë spiunuar në tualetet publike. Mirëpo, para dy vitesh, kur është kryer një hulumtim i ngjashëm, vetëm 1/4 e meshkujve nuk i pastronin duart. Edhe numri i femrave të papastra ishte më i vogël, vetëm 10%.
“Meshkujt do të duhej të ndalonin tek lavamani”, thotë Brian Sansoni zëdhënës i shoqatës së prodhuesve të sapunit dhe një nga sponsorët e hulumtimit. Në studimin e ri të kryer gjatë muajit gusht të këtij viti janë përfshirë 6 000 persona në katër qytetet më të mëdha amerikane. Doktorët përmendin rëndësinë e pastrimit të duarve pas tualetit, pas numërimit të parave apo pas vozitjes në transportin publik.
Në fakt, pastrimi i rregullt i duarve është preventive e shkëlqyeshme ndaj sëmundjeve si, ftohja apo gripi. Eshtë interesant fakti se në studimin e mëhershëm që ishte bazuar në anketë, 82% e amerikanëve kanë thënë se pas përdorimit të tualetit gjithmonë i pastrojnë duart. Mirëpo, hulumtuesit e shoqatës amerikane të mikrobiologëve kanë dëshmuar se këtë e bëjnë vetëm 77% e njerëzve.
Burimi: Balkan Web
Filluan “Ethet” shtohen emocionet
Postuar në November 22, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 192

Vijnë në televizion sonte në valët e televizionit “Top Channel”, ndërkohë që formati i këtij programi është i njohur për të gjithë ne. Një komision i përbërë nga të njëjtat figura që kemi parë gjithmonë, Zhani Ciko, Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi dhe Zerina Kuke kanë shkruar në disa qytete të Shqipërisë, si dhe në Prishtinë për të gjetur të rinj që dinë të këndojnë. Është përmbyllur ky tur me audicionin e Tiranës dhe fotot e këtij audicioni na ka sjellë edhe fotografi ynë.
Duket nga ato foto që situata ka qenë shumë e ankthshme jo vetëm për konkurruesit, të cilët kanë qenë disa qindra, por edhe për vetë anëtarët e komisionit. Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi ka dalë disa herë jashtë për të folur në celular. Mbase ndonjë ndërhyrje për njërin nga konkurrentët? Kush e di. Por nuk kanë munguar edhe konsultimet e shumta mes Adi Krastës, i cili do të jetë edhe prezantuesi i spektaklit “Ethet”, me të mirënjohurën Zerina Kuke. Se çfarë ka ndodhur në këto audicione do ta zbulojmë nga ekrani i “Top”-it, por edhe nga shkrimet që “Panorama” do realizojë në javën në vijim
Burimi: Gazeta Panorama
“BEST LOOK” i pamerituar? Reagon Rozana Radi
Postuar në November 21, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 2 Komente | Lexuar 313

Pas komenteve të shumta dhe opinioneve të ndryshme lidhur me paraqitjen skenike në fes tivalin e këngës “Mikrofoni i Artë 2007”, Roza na Radi reagon ndaj një tjetër thashethemi. Duke lënë mënjane puthjen me moderatorin e mbrëmjes dhe veshjen ekstravagante për të cilat ajo vetë thotë se u bënë përpara publikut dhe jo pas kuintave, gjë që vërtetë do të përbënte lajm për të dhe shikuesit, ajo e irritur flet kundër një të përditshmeje. Kjo e fundit tregon se Rozana Radi nuk e ka merituar çmimin e dhënë në “Mikrofoni i Artë 2007” si “Best Look” madje që kënga nuk ka qenë konkuruese por është futur në momentin e fundit. “Jam shumë e irrituar ndaj këtij hamendësimi. Bëhet fjalë për një thashethem të pabazë dhe një gënjeshtër të turpshme.
Forumi Thashetheme V.I.P
Postuar në November 21, 2007 - Kategoria Te Tjera | 1 Koment | Lexuar 300
Forumi qe ju kërkuat mund ta gjeni këtu:
http://www.thashetheme.com/bisedoni/
Koleksion me cudira
Postuar në November 21, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 1 Koment | Lexuar 604
Ngoc: Tri dekada pa gjumë
64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. “Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët”, thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.
Bhgat: Mban vëllain binjak në stomak
Sanoju Shagat dikur ka pasur një stomak të fryrë, që dukej sikur ishte nëntë muajsh shtatzënë dhe merrte frymë me vështirësi. Indiani Shagat thotë se është ndjerë i ndërgjegjshëm gjatë gjithë jetës së tij se kishte bark jashtë normales. Por një mbrëmje, në qershor të vitit 1999, problemi i tij u përkeqësua edhe më shumë. Doktorëve iu desh të nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vëllait binjak. Ai vuante nga një anomali ndër më të çuditshmet në botë, fetusi brenda fetusit. Një anomali e rrallë, ku fetusi i zënë kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorët të ndërhyjnë
Hokoi: 28 vite i fshehur pas Luftës së Dytë Botërore
« go back — keep looking »



