JONIDA MALIQI: Jam në prag të martesës

Posted on November 30, 2007 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Imazhi i saj, si një vajzë e përkëdhelur, duket se përputhet mjaft mirë me karakterin e Jonidës. E përkëdhelur, veçanërisht nga i ati, këngëtarja ka gjetur të njëjtën ngrohtësi edhe tek i fejuari i saj, me të cilin bashkëjeton prej disa vitesh. Tepër e spikatur në pamjen e saj, po aq sa edhe në mënyrën e të kënduarit çdo dalje e Jonida Maliqit është e menduar mirë dhe e kuruar me kujdes. Duket se je e vetmja këngëtare, emrin e së cilës çdo vit e gjejmë në festivalin e fundvitit… Eksperienca e të kënduarit në festivalin e vetëm shqiptar, ku debutohet live, është një kënaqësi dhe emocion, ku vërtet e ndjen sensin e garës. Për më tepër është një event shumë i rëndësishëm. Kam përshtypjen se festivalet e tjera sa po vijnë e po komercializohen. Sa të tërheq çmimi dhe eurofestival?
Ndoshta do të dukem hipokrite apo false, por asnjëherë nuk e kam pasur pikësynim në vetvete. Nuk jam shquar asnjëherë si një këngëtare që pas një festivali kam fituar çmim, ose kam bërë skena pakënaqësie. Për mua është e mjaftueshme, që të përfaqësohesh denjësisht, me një performancë të mirë live, dhe pse jo të gëzosh një kënaqësi në skenë. Kam dëgjuar, që kënga jote e këtij viti është ndryshe?
Aty afër dramatikes është, sepse veten e kam gjetur në këtë rrymë muzikore, por këtë vit kënga ime ka disa ritme rrok, ndryshe nga Jonida e herëve të tjera. Ndoshta jam paksa më e rritur profesionalisht. Po në pamje, do shohim ndonjë çmenduri në imazhin e Jonidës? Sa do të doja ta anashkaloja këtë pyetje. (qesh) Unë kështu jam realisht, në jetën time të përditshme dhe miqtë, që më takojnë rastësisht çuditen me këtë fakt. Pasi realizoj këngën, mendoj për interpretimin dhe sigurisht mendoj edhe për një veshje, që i përshtatet më së miri këngës. Këtë vit do të jem më e thjeshtë, sepse efektin do ta ketë vetëm ngjyra e ndezur e flokëve. Ndërkohë, ndonjë projekt tjetër muzikor?
Kam realizuar së fundmi një jare të vjetër shkodrane “Për mu paska qenë kismet” dhe mendoj, që së shpejti do të realizoj videoklipin e kësaj kënge. Për mua ka qenë gjithmonë një dëshirë e madhe të realizoj një vepër kaq të madhe, pasi jaret nuk janë thjesht këngë, as simfoni nuk janë dhe jo kushdo mund t’i këndoj ato. Veten e gjen te muzika dramatike, ndërsa realisht je natyrë krejt tjetër… Shfaqem e shoqërueshme dhe e lumtur, por dramaciteti ekziston gjithmonë. Shumë vite në krah të Gentit, duket se jeni një çift i përfolur shumë pozitivisht. Keni menduar martesën?
Së shpejti. Që do të thotë?
Në vitin 2008. Kjo do të mbetet surprizë, pasi nuk do të doja kurrë që të bëja bujë me ceremoninë e dasmës sime. Është një ndjesi kaq e veçantë dhe shumë personale. Me çfarë e zë kohën tënde?
Nuk ka ditë, që unë të mos i nxjerr punë vetes. Edhe pse nuk kam ende një punë fikse, sepse siç e kam thënë është shumë e vështirë këtu të sjellësh ekskluzivitetin e një kënge. Çfarë ka mbetur e parealizuar nga vetja?

Duke marrë parasysh moshën, që ende nuk i kam mbushur 25 vjeçe, mendoj se kam realizuar shumë. Fatmirësisht është shumë e rëndësishme, që mbizotëron shëndeti, dashuria dhe harmonia në familjen time. Ka pak kohë që jam bërë teze dhe dita-ditës, lumturohem kur shoh fotografitë e mbesës sime.

Të lind dëshira për t’u bërë edhe mami kur shikon fotot e mbesës?
Gjithmonë kam pasur dëshirë, por pasi të martohem. Jonida duket vajzë e përkëdhelur, kush të përkëdhel më shumë?
Jam shquar si vajza e shquar e familjes, sidomos nga babi. Imë më, më ka qëndruar gjithmonë pranë, duke qenë mikesha ime më e ngushtë. Genti sigurisht që më ka llastuar me mënyrat e tij. Është shumë e rëndësishme që partneri të të përkrahë dhe të të respektojë në atë që bën ti. I dëgjon Genti këngët e tua?
I dëgjon dhe është kritik shumë i mirë e që më bën të reflektoj për materialet. Ndërkohë çfarë po ndodh me linjat e Jonidës, vazhdon të shkosh te dietologia?
Pas pushimeve të verës jam kujdesur vetë për trupin tim, meqë jemi në prag të festivalit dhe dua të dukem sa më mirë. Në marrëdhënien me paranë, t’i lehtëson gjërat të qenit e pasur?
Të lehtëson jashtëzakonisht shumë, në këto kohëra që po jetojmë, por të lëndon, fakti që të tjerët e përmendin shpesh këtë fakt dhe nuk të shohin shumë seriozisht. Unë di ta vlerësoj lekun, nuk kam lindur e pasur, nuk jam e pasur, sepse pasuria nuk ka fund. Jam një njeri që mundohem t’i përjetoj gjërat e bukura të jetës. Po me muzikën mendon që mund të fitohet mjaftueshëm?
Eh, sa herë ia kam bërë këtë pyetje vetes, sepse nuk e di nëse do ta kisha bërë kompromisin për të qenë këngëtare komerciale, pasi ato vërtet fitojnë shumë. Megjithatë, që në moshën 15-vjeçare, nënë sime i është bërë një ofertë që unë të këndoja në Zvicër për një shumë të madhe parash dhe prindërit e mi në mënyrë kategorike nuk e kanë lejuar, edhe pse ishin në një gjendje shumë normale ekonomike dhe deri në albumin tim të fundit, një vit më parë ata kanë shpenzuar për këngët e mia.

Burimi: Gazeta Panoroma

Thashetheme V.I.P.

Lexoni Komentet

6 Komente per artikullin “JONIDA MALIQI: Jam në prag të martesës”

    anonim on December 3rd, 2007 6:02 am

    Jo nuk dukesh aspak false kur thua qe nuk e ke pikesynim cmimin, ne te gjithe e dime kete, sepse ti ke pikesynim te dukesh, te besh pershtypje………Kjo te preokupon me shume se sa performanca jote muzikore.Po pse e permend te pakten apo per tu dukur edhe me budallaqe……..

    xxx on December 16th, 2007 1:54 pm

    se di kush eshte anonimi por komenti i papam

    elinda on January 13th, 2008 4:55 pm

    jonida je shum e mir.je je nder vajzat me te bukura shqiptare dhe me nje ze fantastik.sot per fat te keq ka pak te tilla.

    erinda on January 28th, 2008 8:15 am

    o ANONIME AKOMA NUK KE VDEKUR NGA INATI TI MI????? JE E PASHPRESE!

    ledi on March 3rd, 2008 8:22 am

    po ik mi atje se ti je koti fare.vetem kengetare qe nuk je…

    tirron on March 24th, 2008 7:13 am

    je e bukur por nuk me pelqen shum sidomos pas asaj shka i tha junes
    je harbute tung klm

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.