Japoni, në treg roboti që bën punët e shtëpisë
Posted on November 30, 2007 - Filed Under Kuriozitete |
Dërgoja një miku
Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar ditën e djeshme një robot humanoid, funksioni i të cilit është të bëjë të gjitha punët e shtëpisë. Roboti 147 centimetra i lartë në ngjyrë të bardhë, me sy bojëqielli dhe nyje në krahë, e tregon se çfarë di të bëjë duke ndihmuar të moshuarit të ngrihen nga shtrati dhe i përgatit mëngjesin.
Ndërkohë që komunikon me personin, roboti prej 111 kilogramësh merr salcën e domates nga frigoriferi me katër gishtat dhe e çon në tavolinën e ngrënies. Me sensorët në kyçet e lëvizshme, roboti është i aftë të ndjejë kur përplaset me përdoruesit e tij. Roboti është prodhuar nga Universiteti “Waseda” i Tokios dhe është quajtur “Twenty-One”. “Në shoqërinë tonë që po plaket shpejt, forca dhe delikatesa janë të nevojshme”, për robotët, thotë profesor Shigeki Sugano ndërkohë që prezanton humanoidin. “Twenty-One është roboti i parë që i përmbush këto kërkesa”, shton ai.
Japonezët janë të famshëm për jetëgjatësinë më të lartë. Më shumë se 30 mijë persona kanë mbushur moshën 100 vjeç, një cilësi që i atribuohet kuzhinës së shëndetshme dhe stilit aktiv.
Burimi: Gazeta Tirana Observer
Lexoni Komentet
1 Koment per artikullin “Japoni, në treg roboti që bën punët e shtëpisë”
Komento




lorita on April 24th, 2008 11:37 am
eshte diqka shum e mir do ishte edhe me mir sikur ne kosov do kishte njo kesi lloji.Por kosova aq e varfur eshte ska nuk mund ta boj por edhe sikur ta bejn nuk para per ta bler.