Çiljeta: Mes meje dhe Romeos nuk ka asnjë ftohje
Posted on November 30, 2007 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Mes saj dhe të dashurit të saj nuk ka asnjë ftohje. Edhe pse në jo pak të përditshme është komentuar diçka e tillë, në këtë rast nuk ka asnjë gjë të vërtetë. Këngëtarja Çiljeta Xhilaga vjen në këtë rrëfim për të na treguar marrëdhënien e saj të dashurisë, duke pohuar se është plotësisht e lumtur me të dashurin e saj, Romeo. Po kalon kohën “Mes meje dhe Romeos nuk ka asnjë ftohje” Çiljeta Xhilaga e saj më të mirë, ku ndihet absolutisht e realizuar; është 22 vjeç, është studente në vitin e katërt, ka një familje të mrekullueshme, po përjeton dashurinë e vërtetë, ka një karrierë jo pak të suksesshme në muzikë, ka arritur të ketë një ekonomi të saj, e ndërkohë është konkurrente në festivalin “Kënga Magjike”, ku për të më e rëndësishme se një çmim ka rëndësi paraqitja e saj. Përse keni zgjedhur të këndoni tek “Kënga Magjike” dhe jo tek ndonjë festival tjetër?
Arsyeja është se “Kënga Magjike” është një festival që më pëlqen shumë për mënyrën si është i ndërtuar, për seriozitetin e artistëve që marrin pjesë. Pastaj, tashmë ai është një eveniment që ka krijuar një traditë të mirë, ka një impakt të madh tek publiku dhe nuk ka hile. Këto gjëra më kanë shtyrë të jem edhe unë aty. Pretendoni për ndonjë çmim? Nuk pretendoj për ndonjë çmim, jo për të nënvlerësuar këngën, por për faktin se unë asnjëherë nuk hyj në një konkurs-festival për çmim. E rëndësishme për mua përherë ka qenë një pjesëmarrje e mirë dhe të lë një shije të mirë me çdo këngë që unë konkurroj. Ky ka qenë qëllimi im gjithmonë, të paraqitem denjësisht.
Dihet që do të ndahen disa çmime, për ju cili është çmimi që do të donit të merrnit nga ky Festival? Çmimi “Jon Muzik”, pasi ka emrin Joni, që është i djalit të producentit, Ardit Gjebrea dhe që unë jam shumë e apasionuar pas Jonit në të vërtetë. Jeni parë kohët e fundit në disa aktivitete vetëm, pa Romeon. Si po shkon marrëdhënia juaj me Romeon?
Është e vërtetë se ka një ftohje mes jush? Marrëdhënia jonë shkon shumë mirë dhe të dy jemi mjaft të kënaqur me njëri-tjetrin. Mund të them me bindje se jemi të lumtur. Nuk ka asnjë ftohje mes nesh, të gjitha këto s’janë aspak të vërteta. Ne jemi gjithë kohës bashkë, madje edhe në fundjava kur unë kam koncerte, Romeo është me mua. Dy vjet bashkë e konsideroni veten si një çift i konsoliduar tashmë?
Jemi të lumtur dhe sigurisht që tashmë jemi një çift i konsoliduar, që kemi kaluar disa faza të rëndësishme në lidhjen tonë. Tani dimë t’i dallojmë gjërat që pëlqejmë më shumë tek njëri-tjetri. Kështu, Romeo ka një ka karakter të fortë. Ka një sedër të paparë dhe është shumë tolerant. Këto janë cilësi që më pëlqejnë shumë tek ai. Ke frikë nga monotonia e një lidhjeje? Çdo lidhje e gjatë ka fazat e saj. Por monotonia mund të them se është një fazë që tashmë është kaluar nga të dy ne, kështu që nuk kam më frikë prej saj. Pas kaq kohë lidhjeje, duket në sfond ndonjë fejesë apo bashkëjetesë?
Jo, akoma. Mendoj se është herët për plane të tilla. Pastaj, ndihemi shumë mirë aktualisht, kështu që nuk e shohim as njërën dhe as tjetrën si domosdoshmëri për momentin.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Lexoni Komentet
12 Komente per artikullin “Çiljeta: Mes meje dhe Romeos nuk ka asnjë ftohje”
Komento






Anonymous on November 30th, 2007 6:29 pm
sen spata je shum e mir
eri on January 7th, 2008 9:52 am
ciljeta je ylllllllllllllll por ai esht pinokkkkkkkkk tung daniel
Arta on March 16th, 2008 5:19 pm
Jeni qift i mire,mirpo ti ciljeta je me e mire….Ju uroj fat ne ket lidhje
kaltrina on April 12th, 2008 8:16 pm
ciljeta je shumm seksi ma e bukura
hana on June 29th, 2008 10:07 am
hej ciljeta se shum e mir por edhe romeo esht i mir por ende ma e mir nga ai te uroj shum te mira ne dashuri nga tetova tung te dua shum ciljeta
mirjeta on July 1st, 2008 4:27 am
hej ciljet je shum e mir por edhe romeu osht shum i mir
mirjeta on July 1st, 2008 4:28 am
hej cili je shum e mir apor edhe romeo osht i mira
coli ngucaj on July 8th, 2008 2:51 pm
hi ciljeta jam kushuriri i romit jam coli nga vlora je shum e mire i bej te fala romeos nga coli dhe nga fisi yne ngucaj good nice
coli ngucaj on July 8th, 2008 2:53 pm
hi cili je shume e bukur por edhe romi eshte i papam kushuriri i romit nga vlora
ari on July 11th, 2008 6:54 pm
You are simply HOT all the best with it all.. take care
a on July 12th, 2008 5:23 pm
loqk je ma emira te du shuuum ciljeta tkam idol arta
!!!!????..... on July 15th, 2008 1:09 pm
je e mir po edhe ti je veq selikon me doket e se diii ahahhahhahah edhe shummm bajat po del ne foto porno krejt bre marre pak duhet me pas a qaoooo