Albanian Hotels

Meshkujt përtojnë të lajnë duart

Posted on November 23, 2007 - Filed Under Kuriozitete | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Meshkujt përtojnë të lajnë duart

Kështu së paku është në Amerikë. Dallimi në mes gjinive është bërë edhe më i madh. Hulumtimi i ri amerikan tregon se 1/3 e meshkujve nuk i pastrojnë duart pasi shkojnë në tualet. Lënia e tillë pas dore e higjienës personale mund të gjendet vetëm te 12% e grave, tregojnë hulumtuesit, të cilët kanë spiunuar në tualetet publike. Mirëpo, para dy vitesh, kur është kryer një hulumtim i ngjashëm, vetëm 1/4 e meshkujve nuk i pastronin duart. Edhe numri i femrave të papastra ishte më i vogël, vetëm 10%.

“Meshkujt do të duhej të ndalonin tek lavamani”, thotë Brian Sansoni zëdhënës i shoqatës së prodhuesve të sapunit dhe një nga sponsorët e hulumtimit. Në studimin e ri të kryer gjatë muajit gusht të këtij viti janë përfshirë 6 000 persona në katër qytetet më të mëdha amerikane. Doktorët përmendin rëndësinë e pastrimit të duarve pas tualetit, pas numërimit të parave apo pas vozitjes në transportin publik.

Në fakt, pastrimi i rregullt i duarve është preventive e shkëlqyeshme ndaj sëmundjeve si, ftohja apo gripi. Eshtë interesant fakti se në studimin e mëhershëm që ishte bazuar në anketë, 82% e amerikanëve kanë thënë se pas përdorimit të tualetit gjithmonë i pastrojnë duart. Mirëpo, hulumtuesit e shoqatës amerikane të mikrobiologëve kanë dëshmuar se këtë e bëjnë vetëm 77% e njerëzve.

Burimi: Balkan Web

Thashetheme VIP 

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.