![]() |
Filluan “Ethet” shtohen emocionet
Posted on November 22, 2007 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Vijnë në televizion sonte në valët e televizionit “Top Channel”, ndërkohë që formati i këtij programi është i njohur për të gjithë ne. Një komision i përbërë nga të njëjtat figura që kemi parë gjithmonë, Zhani Ciko, Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi dhe Zerina Kuke kanë shkruar në disa qytete të Shqipërisë, si dhe në Prishtinë për të gjetur të rinj që dinë të këndojnë. Është përmbyllur ky tur me audicionin e Tiranës dhe fotot e këtij audicioni na ka sjellë edhe fotografi ynë.
Duket nga ato foto që situata ka qenë shumë e ankthshme jo vetëm për konkurruesit, të cilët kanë qenë disa qindra, por edhe për vetë anëtarët e komisionit. Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi ka dalë disa herë jashtë për të folur në celular. Mbase ndonjë ndërhyrje për njërin nga konkurrentët? Kush e di. Por nuk kanë munguar edhe konsultimet e shumta mes Adi Krastës, i cili do të jetë edhe prezantuesi i spektaklit “Ethet”, me të mirënjohurën Zerina Kuke. Se çfarë ka ndodhur në këto audicione do ta zbulojmë nga ekrani i “Top”-it, por edhe nga shkrimet që “Panorama” do realizojë në javën në vijim
Burimi: Gazeta Panorama
Thashetheme të ngjashme
- ADI KRASTA: “Pas tre vjetësh, Ethet rikthehen më të forta”
- Tundimi i Zajminës
- Etheistët, çfarë ndodh në studion e provave
- Shpat Kasapi Këngëtari besimtar që falet në xhami
- Mbyllet Top-Fest me shumë këngë, por më pak emra
Lexoni Komentet
Komento














