![]() |
“BEST LOOK” i pamerituar? Reagon Rozana Radi
Posted on November 21, 2007 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Pas komenteve të shumta dhe opinioneve të ndryshme lidhur me paraqitjen skenike në fes tivalin e këngës “Mikrofoni i Artë 2007”, Roza na Radi reagon ndaj një tjetër thashethemi. Duke lënë mënjane puthjen me moderatorin e mbrëmjes dhe veshjen ekstravagante për të cilat ajo vetë thotë se u bënë përpara publikut dhe jo pas kuintave, gjë që vërtetë do të përbënte lajm për të dhe shikuesit, ajo e irritur flet kundër një të përditshmeje. Kjo e fundit tregon se Rozana Radi nuk e ka merituar çmimin e dhënë në “Mikrofoni i Artë 2007” si “Best Look” madje që kënga nuk ka qenë konkuruese por është futur në momentin e fundit. “Jam shumë e irrituar ndaj këtij hamendësimi. Bëhet fjalë për një thashethem të pabazë dhe një gënjeshtër të turpshme.
Nuk është e vërtetë që kënga ime është futur në momentet e fundit garë madje më vjen turp ta mendoj këtë. Kënga ime ka qenë konkuruese. Është i vërtetë fakti që nuk ka qenë në internet si këngë konkuruese, por kjo ka ndodhur pasi personi që merrej me faqet e internetit iu desh të shkëputej urgjentisht për shkak të shëndetit të tij, pati një operacion. Po kështu, jo për t’i bërë qejfin vetes por thjesht për t’u vetëmbrojtur nga këto dashakeqësi ju them se juria më vlerësoi denjësisht për këtë çmim. Sipas tyre unë gjithmonë kam dalë ndryshe në skenë, dhe kurdoherë me një look të ri, të ndryshëm nga ai i evenimentit paraardhës.
Gjej rastin të theksoj faktin që ‘Mikrofoni I Artë’ është një ndër evenimentet që unë vlerësoj shumë, dhe që është gjithmonë në mbështetje të të rinjve. Dhe me të vërtetë që është kështu.”- tregon ajo. Ndërkaq, informacionet e fundit që vijnë nga artistja flasin për një pjesëmarrje të saj në një film me metrazh të shkurtër. Rozana këtu interpreton rolin kryesor, personazhin e Mirës prej së cilës është vënë dhe titulli i filmit: “Mira”. Partneri i saj në film është aktori i mirënjohur Neritan Liçaj. Filmi flet për një grua të martuar e cila sakrifikon për të mbrojtur familjen e saj. Regjia i përket Dhimitër Ismajlit i cili ka fituar dhe çmimin e parë si filmi më i mirë në “Tirana Film Festival” në vitin 2005. “Mira” do të konkurojë në festivalin Robert De Niro” në Amerikë.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Thashetheme të ngjashme
- Rozana Radi, kamarierja që fiton bukën e gojës
- “Mikrofoni i artë”, këtë vit më shumë çmime
- Rozana Radi kapet mat me një djalë. Mos është i dashuri i ri?
- ONI: Si e tradhtova të dashurën me vajzën italiane
- Zbulohet Rozi Radi me Gjinin e “Portokalli”
Lexoni Komentet
2 Komente per artikullin ““BEST LOOK” i pamerituar? Reagon Rozana Radi”
Komento












Bersant on November 23rd, 2007 3:35 am
Kjo Rozana eshte shume e mire.Vajze shume e bukur dhe shume e kendeshme. Mendoj se eshte nje artiste e perkryer dhe meriton me shume duartokitje p[wr veprimet e saj, duhet te kuptojme se eshte artiste dhe se ky eshte porofesioni qe ajo ka zjhedhur do sdo do te veproj ndryshe nga te tjeret ne menyre qw tw perfitoj si nga ana financiare ashtu dhe nga ajo profesionale, ne menyre qe te pershatet me kongurencen e profesionit ne te cilen ajo ka zjedhur per te punuar dhe per te jetuasr5 se kjo eshte me rrendesioshme se te gjithe punojne per te per te sigurruar te ardhura te mjaftueshme per te jetuar jeten e tyre te te fsamilajarve te tyre, te cileve ju detyrohen shume pasi i kane nnjerzit etyre te zemres qw i kane sjell ne jete ose jane kujdesur per ta ne ditet me te vesht5ira te jetes, atere kur te tjeret nuk i perfillnin. Megjithate pa e zjatur duhat ti them Rozanws qw tw vazhdoj te punoj ashtu sicc ajo di dhe kja mesuar te punoj se ka pertu vlersuar njga publikun i cili e kupton dhe e mbaeshtet per risin dhe te bukuren qe ajo sjell bne jegfen artisike nbe pergjithesi. PEr mendimin time ajo eshte ndryshe nga te gjitha artistet e tjera eshte nje yll i vertet.
ana on June 12th, 2008 8:26 am
rozana nuk te honeps dot ne asnje sens.