JONIDA MALIQI: Jam në prag të martesës

Postuar në November 30, 2007 - Kategoria Intervista | 6 Komente | Lexuar 762

Imazhi i saj, si një vajzë e përkëdhelur, duket se përputhet mjaft mirë me karakterin e Jonidës. E përkëdhelur, veçanërisht nga i ati, këngëtarja ka gjetur të njëjtën ngrohtësi edhe tek i fejuari i saj, me të cilin bashkëjeton prej disa vitesh. Tepër e spikatur në pamjen e saj, po aq sa edhe në mënyrën e të kënduarit çdo dalje e Jonida Maliqit është e menduar mirë dhe e kuruar me kujdes. Duket se je e vetmja këngëtare, emrin e së cilës çdo vit e gjejmë në festivalin e fundvitit… Eksperienca e të kënduarit në festivalin e vetëm shqiptar, ku debutohet live, është një kënaqësi dhe emocion, ku vërtet e ndjen sensin e garës. Për më tepër është një event shumë i rëndësishëm. Kam përshtypjen se festivalet e tjera sa po vijnë e po komercializohen. Sa të tërheq çmimi dhe eurofestival?
Ndoshta do të dukem hipokrite apo false, por asnjëherë nuk e kam pasur pikësynim në vetvete. Nuk jam shquar asnjëherë si një këngëtare që pas një festivali kam fituar çmim, ose kam bërë skena pakënaqësie. Për mua është e mjaftueshme, që të përfaqësohesh denjësisht, me një performancë të mirë live, dhe pse jo të gëzosh një kënaqësi në skenë. Kam dëgjuar, që kënga jote e këtij viti është ndryshe?
Lexo më tepër

140 Kuriozitete nga e gjithë bota

Postuar në November 30, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 2 Komente | Lexuar 806

Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)

Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik

Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut.

Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,

Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.

Lexo më tepër

Çiljeta: Mes meje dhe Romeos nuk ka asnjë ftohje

Postuar në November 30, 2007 - Kategoria Intervista | 4 Komente | Lexuar 704

Mes saj dhe të dashurit të saj nuk ka asnjë ftohje. Edhe pse në jo pak të përditshme është komentuar diçka e tillë, në këtë rast nuk ka asnjë gjë të vërtetë. Këngëtarja Çiljeta Xhilaga vjen në këtë rrëfim për të na treguar marrëdhënien e saj të dashurisë, duke pohuar se është plotësisht e lumtur me të dashurin e saj, Romeo. Po kalon kohën “Mes meje dhe Romeos nuk ka asnjë ftohje” Çiljeta Xhilaga e saj më të mirë, ku ndihet absolutisht e realizuar; është 22 vjeç, është studente në vitin e katërt, ka një familje të mrekullueshme, po përjeton dashurinë e vërtetë, ka një karrierë jo pak të suksesshme në muzikë, ka arritur të ketë një ekonomi të saj, e ndërkohë është konkurrente në festivalin “Kënga Magjike”, ku për të më e rëndësishme se një çmim ka rëndësi paraqitja e saj. Përse keni zgjedhur të këndoni tek “Kënga Magjike” dhe jo tek ndonjë festival tjetër?

Lexo më tepër

Japoni, në treg roboti që bën punët e shtëpisë

Postuar në November 30, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 1 Koment | Lexuar 257

Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar ditën e djeshme një robot humanoid, funksioni i të cilit është të bëjë të gjitha punët e shtëpisë. Roboti 147 centimetra i lartë në ngjyrë të bardhë, me sy bojëqielli dhe nyje në krahë, e tregon se çfarë di të bëjë duke ndihmuar të moshuarit të ngrihen nga shtrati dhe i përgatit mëngjesin.

Ndërkohë që komunikon me personin, roboti prej 111 kilogramësh merr salcën e domates nga frigoriferi me katër gishtat dhe e çon në tavolinën e ngrënies. Me sensorët në kyçet e lëvizshme, roboti është i aftë të ndjejë kur përplaset me përdoruesit e tij. Roboti është prodhuar nga Universiteti “Waseda” i Tokios dhe është quajtur “Twenty-One”. “Në shoqërinë tonë që po plaket shpejt, forca dhe delikatesa janë të nevojshme”, për robotët, thotë profesor Shigeki Sugano ndërkohë që prezanton humanoidin. “Twenty-One është roboti i parë që i përmbush këto kërkesa”, shton ai.

Japonezët janë të famshëm për jetëgjatësinë më të lartë. Më shumë se 30 mijë persona kanë mbushur moshën 100 vjeç, një cilësi që i atribuohet kuzhinës së shëndetshme dhe stilit aktiv.

Burimi: Gazeta Tirana Observer

Thashetheme V.I.P.

Christina Aguilera pa të brendshme

Postuar në November 27, 2007 - Kategoria Nga Bota | Shkruaj një Koment | Lexuar 294

Do të bëhet nënë në janar, por jo për këtë gjë Christina Aguilera është më pak seksi. Këtë herë, megjithatë e ka ekzagjeruar pak. Ka festuar më 19 nëntor përvjetorin e dytë të martesës me Jordan Bratman, e ndërkohë ka harruar të mbathurat në shtëpi. Në dalje të restorantit “Amalfi”, në Hollywood, këngëtarja ndërsa zbret nga makina ka hapur pak më tepër se duhet këmbët, duke na treguar pa dashje edhe pjesët e saj më intime. Domethënë, një darkë romantike dhe në fund një surprizë.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.I.P. 

Hera e parë e Britney? 14 vjeç

Postuar në November 27, 2007 - Kategoria Nga Bota | 1 Koment | Lexuar 226

Akoma spekulime për Britney Spears. Këtë herë ka qenë një nga avokatët e saj, Eric Ervin, që ka dhënë një intervistë shokuese për një revistë amerikane. Ai akuzon pop-star-in se e ka humbur virgjërinë qysh kur ka qenë 14 vjeç, para moshës së lejueshme. Sipas tij, imazhi i këngëtares virgjëreshë përpara se ajo të martohej, ishte një armë e përdorur nga këngëtarja për publicitet. Sipas tij, kur ajo ishte me Justin Timberlake, që zyrtarisht ishte i dashuri i saj i parë, ajo përpiqej të ishte sa më e fshehtë kjo historidhe e ruante me fanatizëm intimitetin e saj.

Burimi: Gazeta Shqiptare 

Thashetheme V.I.P. 

8 Kuriozitete mbi Gjumin

Postuar në November 27, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 1 Koment | Lexuar 533

Ja disa kuriozitete mbi gjumin:

1. Rekordi i gjumit me te gjate eshte 18 dite, 21 ore, dhe 40 minuta. Mbajtesi i ketij rekordi pas venies se rekordit ka patur alucinacione, paranoja, humbje te perqendrimit dhe te memories.

2. Endrrat, mendohej se shiheshin vetem gjate fazes REM (rapid eye movement) te gjumit, ndersa ne ditet e sotme eshte vertetuar qe ato mund te shihen edhe gjate fazave te tjera te gjumit.

3. Endrrat gjate fazes REM karakterizohen nga ngjarje te cuditshme, ndersa ato te fazes jo REM jane shume te perseritshme dhe varen nga mendimet e fundit qe kemi patur para gjumit
Lexo më tepër

Marina, bukuroshja e “Fiks fare”, provon prezantimin

Postuar në November 26, 2007 - Kategoria Nga Shqipëria | 4 Komente | Lexuar 271

Pas Xhemit me sa duket është radha e Marinës, që nga studioja e emisionit “Fiks fare” të kalojë përpara kamerave duke provuar prezantimin. Prej pak ditësh, bionden bukuroshe e kemi parë si prezantuese në emisionin rinor të mesditës “Top select”. Edhe pse “Fiksi..” e ka ndihmuar ta largojë paksa emocionin, që të krijon kamera duket se kur bëhet fjalë për prezantimin gjërat nuk janë aq të thjeshta sa në vallëzim. Sidomos kur bëhet fjalë për fillimin. E pra në këto ditë të para si prezantuese Marina ende nuk e ka fituar shkathtësinë e një drejtueseje me përvojë, megjithatë fillimi duket i mbarë. Për më tepër, po të kemi parasysh se edhe paraardhësja e saj Xhemi, u afirmua duke nisur pikërisht nga studioja e emisionit “Fiks fare” duhet të themi, se premisat janë shumë pozitive. Të tjerat i mbeten kohës.

 Burimi: Gazeta Panorama

Thashetheme V.I.P. 

keep looking »

    Sponsor