Albanian Hotels

Soni luan zig zag me Florin

Postuar në October 27, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 25 Komente | Lexuar 4,190

Soni luan zig zag me FlorinKa ditur gjithmone te luaje me imazhin e saj. Te zhduket e te shfaqet befasuese. Por kete here loja e saj duket se eshte bere edhe me e rrezikshme. Sepse kete here nuk eshte me vetem. Soni Malaj dhe Flor Mumajesi jane gati per te leshuar bumin e radhes. Nuk e kemi fjalen per duetin e “Kenges Magjike”. Jo. Kemi zbuluar nje tjeter plan te tyre. Permes kesaj interviste qe Soni ka dhene per “Koha Vip”

Zhurmen e radhes Soni Malaj po e shkakton me “Fluturimin 3470″, se bashku me Flor Mumajesin. Vendimi per t’u shfaqur duet ne edicionin e radhes se “Kenga Magjike” ishte pikerisht ai i duhuri. Por duket se surprizat nuk mbarojne me kaq. Ndersa ne Tv Klan ka nisur te shfaqet performanca e pare e ciftit per te suksesshem te ketyre koheve, ne studion e Florit puna vazhdon. Ekranin e kompjuterit te tij e kane zaptuar fotografite e Sonit dhe kenget e reja qe jane realizuar enkas per albumin e saj te ri. Por ata te zbulojne vetem njeren prej tyre, “Zig- zag”-un, te cilen do ta prezantojne se shpejti permes nje klipi krejt te vecante. Ku personazh do te jete edhe Flori. Ai tashme eshte gjithkund i pranishem. Duket qarte se Soni ia ka besuar atij verberisht gjithcka. Ndaj dhe ndjehet shume me e qete se ne gjithe heret e tjera kur ka nisur punet per te realizuar nje album te ri. Lexo më tepër

11 shprehjet më të rëndësishme filozofike

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria Kuriozitete | Shkruaj një Koment | Lexuar 766

Fjalë të mençura nga themeluesit më të famshëm të kohërave të filozofisë

“Jeta e pashqyrtuar, është më mirë të mos jetohet”

Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”. Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale. Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar. Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore.
Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni. Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij. Sokrati i përçmon kënaqësitë e shqisave, edhe pse është i ngazëllyer nga bukuria. Ai është i përkushtuar ndaj edukimit të qytetarëve të Athinës, edhe pse është indiferent ndaj djemve të tij. Konsiderohet si themeluesi i filozofisë perëndimore, dhe është praktikuesi me ndikim më të madh.

“Krijesat nuk duhet të shumohen pa qenë nevoja”

I njohur ndryshe si “Brisku Ockham”, ideja këtu është se nëse gjykojmë mes teorive konkurruese filozofike dhe shkencore, meqë gjithçka është e barabartë, atëherë duhet të preferojmë teorinë më të thjeshtë. Shkencëtarët flasin për katër forca në univers: graviteti, forca elektromagnetike, forca e fortë bërthamore dhe forca e dobët bërthamore. Ockham përpiqet të formulojë një teori unifikuese, një forcë e vetme që i mbledh që të katra. Lexo më tepër

10 sëmundjet më vdekjeprurëse në botë

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 1 Koment | Lexuar 712

Sëmundje të ndryshme e kanë shoqëruar njerëzimin që nga fillimet e tij e deri në ditët tona. Shumë prej tyre janë vënë nën kontroll, disa janë reduktuar plotësisht, por mbeten akoma ato sëmundje, të cilat janë akoma të tmerrshme në forcën e plotë të tyre. Që nga vitet 1970 janë më shumë se 20 sëmundje, të panjohura më parë, për të cilat ende nuk është identifikuar një trajtim i plotë dhe efektiv.

Raste të tyre shihen në çdo vend të botës, mjekësia po monitoron zhvillimin dhe po përpiqet çdo ditë e më tepër ta kufizojë përhapjen e sëmundjeve të tilla, si dhe të zbulojë vaksina e kura të reja, pa përmendur këtu zhvillimet më të fundit në progres: si inxhinieria gjenetike, zbulimi i plotë i gjenomit njerëzor (harta e gjeneve), manipulimet cito-molekulare e deri te nanoteknologjia në ndihmë të mjekësisë. Më poshtë radhiten më të rëndësishmet prej këtyre sëmundjeve, të cilat janë ndër më të rejat, të cilat sjellin frikë te ekspertët e mjekësisë si dhe në mbarë popullatën.

1-Virusi NIPAH

Ky virus e merr emrin nga vendi i zbulimit të tij në Nipah, Malajzi në vitin 1999. Megjithëse ka shkaktuar pak “shpërthime” aftësia e tij për t’u shndërruar dhe lëvizur nëpërmjet kafshëve e njerëzve dhe vdekshmëria e lartë e bën këtë virus nga më të tmerrshmit e sëmundjeve të reja. Mendohet se bartës është lakuriqi i natës, por sëmundja është parë edhe tek derrat, qentë e macet. Njerëzit e marrin këtë virus duke u ushqyer me mishin e kafshës së infektuar ose nga gërvishtjet e tyre. Periudha e inkubacionit është 4-18 ditë dhe në fillim duket si grip. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjellë konvulsione e më pas gjendje kome. Gjysma e të sëmurëve vdesin sepse për këtë sëmundje nuk ka trajtim për të. Deri tani 109 njerëz kanë vdekur. Lexo më tepër

30 vdekjet më të çuditshme në historinë e botës

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria Kuriozitete | Shkruaj një Koment | Lexuar 946

Edhe pse askush nuk do të flasë për vdekjen, ajo është e pashmangshme. Nëse dëgjoni psikologët, ata do t’ju sugjeronin të flisnit sa më shumë për të, në mënyrë që të largonit çdo lloj fobie të krijuar më kot. Të tjerët e trajtojnë vdekjen nga një këndvështrim tjetër, duke bërë shaka me të. E vërteta është se kur ajo vjen, ne nuk do të jemi të vetëdijshëm për të, kështu që nuk ka arsye pse të trembemi nga diçka për të cilën nuk mund të bëjmë asgjë. Përgjegjësia jonë është të tregohemi të kujdesshëm dhe të bëjmë pjesën tonë.

Agjencia e lajmeve “Neatorama” ka përzgjedhur 30 vdekjet më të çuditshme në histori. Me siguri ju keni dëgjuar për raste të shumta edhe më qesharake dhe të pakujdesshme, por këto janë disi më të veçanta. Ndoshta pasi t’i keni lexuar do të mendoni ndryshe për jetën. Me siguri do të qeshni dhe vdekja nuk do t’ju duket më dhe aq e frikshme, por qesharake. Atëherë do ta vlerësoni edhe më shumë jetën duke treguar kujdes, që të mos merrni shembullin e personazheve të përmendur këtu.

Poeti kinez Li Po donte të përqafonte pasqyrimin e hënës në lumë. Askush prej njerëzve të arsyeshëm nuk do ta provonte, por natyrisht që ai ishte i dehur. E dinit se legjenda e Rusit Rasputin është se kanë tentuar ta vrasin në shumë raste, dhe gati në të gjitha prej tyre ka mbijetuar? Avokatët që përpiqen t’ia demonstrojnë situatën e vrasjes jurisë, duhet të tregojnë kujdes me armët, pasi Clement Vallandigham përdori një armë të mbushur, ndërsa shfajësonte të pandehurin e tij.

Lexo më tepër

JONIDA Maliqi prej verteti!

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 56 Komente | Lexuar 4,227

JONIDA Maliqi prej verteti!

Zakonet e mira dhe ato këqia. Pijet dhe ushqimet që preferon më shumë. Kur ka rënë në dashuri për herë të parë… dhe shumë sekrete të tjera. Të cilat Jonida Maliqi na i zbulon përmes këtij pyetësori

Le ta nisim nga bukuria. Ti a ke ndonjë recetë sekrete?
Kam përshtypjen se receta sekrete e një femre të hijshme nis parimisht nga higjena. Për mua ky është faktori kryesor për të qenë sa më e bukur.
Cili është zakoni yt më i mirë?
Pi jashtëzakonisht shumë ujë dhe një gotë verë në ditë.
Po më i keqi?
Nuk merrem shumë me aktivitet fizik.
Pa cilin makiazh nuk mund të bësh dot?
Zbutësi i buzëve është shumë i rëndësishëm për mua.
Pa cilin aksesor nuk do të mund të rrije dot?
Kam q ë n ë moshën 17 vjeçare pirsing në kërthizë të cilin nuk e kam hequr kurrë.
Cilat janë ikonat e tua të modës?
Eh tani me duhet një listë e gjatë megjithatë po përmend disa prej tyre. Gwen Stefani, Sienna Miller, Scarlett Johansson këto janë momentalisht të preferurat e mia megjithëse nuk mund të lë pa përmendur dhe Sofia Loren apo Edi Luarasin të cilat janë të mrekullueshme edhe në këtë moshë. Lexo më tepër

Paris Hilton mendon se eshte majmun!

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria VIP Bota | 2 Komente | Lexuar 241

Paris Hilton mendon se eshte majmun!

Pas mbarimit te mremjes EMMY Awards Paris Hilton ishte kaq esell sa filloi ngjitet si nje majmun pas kangjellave te portes se hekurt te shtepise se nje prej miqve te saj.

Thashetheme.com

B’Phone nga Beyonce

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria VIP Bota | 4 Komente | Lexuar 183

B’Phone nga Beyonce

Beyonce ndoshta nuk ka gjetur nje parfum qe ti pelqeje keshtu qe vendosi te kete telefonin e vet celular. Ketu ajo ndodhet ne promocionin e telefonit Beyonce ne New York.

Telefoni do te hidhet ne treg ne 4 nentor dhe do te permbaje ne menune e vet foto dhe videoklipe te Beyonce Knowles si dhe nje kenge te kenduar nga ajo ne moshe 10 vjecare.

Me sa duket, te famshmit jane kaq te dhene pas parase sa do te benin gjithcka per ti pasur ato. Ajo tashme posedon nje linje parfumi te veten, linje veshjesh dhe tani nje telefon. Po me pas? Nje zinxhir restorantesh ndoshta?

Thashetheme.com

Kim Kardashian: Si te duket?

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria Karikatura | 13 Komente | Lexuar 905

Kim Kardashian: Si te duket?

Thashetheme.com

Paris Hilton

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria Karikatura | 5 Komente | Lexuar 788

Paris Hilton

Thashetheme.com

Richard

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria Karikatura | 3 Komente | Lexuar 430

Richard

Thashetheme.com

BECKHAM DHE AJO

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria Karikatura | 6 Komente | Lexuar 756

BECKHAM DHE AJO

Thashetheme.com

Pink apo Big Mama?

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria Karikatura | 7 Komente | Lexuar 697

Pink apo Big Mama?

Thashetheme.com

Tom Hanks

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria Karikatura | 6 Komente | Lexuar 376

Tom Hanks

Thashetheme.com

Look-u me I ri I Tom Cruise

Postuar në October 25, 2007 - Kategoria Karikatura | 3 Komente | Lexuar 473

Look-u me I ri I Tom Cruise

Thashetheme.com

ZAJMINA: Me Turin dhënder do jem një nuse seksi

Postuar në October 25, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 100 Komente | Lexuar 6,717

ZAJMINA: Me Turin dhënder do jem një nuse seksi

Njohja, dashuria 9 mujore dhe detajet e lidhjes së Zajminës

Dëshiron të jetë gjithmonë e veçantë, duke dashur të vijë në sytë e publikut si një femër plot shije dhe ekstravagancë. Prej 9 muajsh është shumë e lumtur me të dashurin e zemrës Arturin, me të cilin shprehet se po përjeton një lidhje shumë të qëndrueshme. Zajmina Vasjari, tregon për njohjen, dashurinë dhe detajet e lidhjes me Arturin, djalin që jeton mes Spanjës dhe Shqipërisë. Prej disa muajsh po jeton një lidhje për të cilën je shprehur se është ndryshe nga të tjerat.
Si po shkon ajo? Lexo më tepër


Faqe 3 nga 6«12345»...Fund »

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.