NORA KLOSI e shqetësuar
Postuar në October 30, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 309

Gjithmonë është e pranishme në aktivitetet dhe emisionet e televizionit në të cilin punon në pozicionin e koordinatores, dhe ja tek e sheh mes këngëtareve të reja të skenës tek i ndihmon. Çdo të shtunë përpara spektaklit Nora Klosi, bashkëshortja e deputetit Blendi Klosi gjendet në dhomën e vajzave konkurente duke i ardhur në ndihmë për gjithçka. I udhëzon, këshillon dhe i përgatit për të gjithë detajet që kërkon spektakli dhe mesa duket vajzat janë afeksionuar së tepërmi pas Norës saqë nuk mund të bëjnë dot pa të.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Anjeza Shahini, imazhi i luftës antikancer
Postuar në October 30, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 162

Këngëtarja e talentuar Anjeza Shahini është zgjedhur nga Shoqata në Dobi të Gruas Shqiptare si imazhi i kujdesit ndaj vetes dhe luftës antikancer. Mes koncerteve që shoqata në Dobi të Gruas organizon në rrethe të ndryshme të vendit, Anjeza fton gratë të kujdesen për veten duke i paraprirë rrezikut të kancerit të gjirit. Sevimi dhe Fabiola kanë gjuajtur në shenjë duke ftuar Anjezën, sepse popullariteti i saj mund të sensibilizojë gratë të shkojnë e të bëjnë ekzaminimet paraprake.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Gjirokastriti FINO: Shiu është bereqet
Postuar në October 30, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 148

Zakonisht ditët me shi krijojnë një gjëndje jo të mirë tek njerëzit, veçanërisht për faktin se është e bezdisshme të ecësh në rrugë me çadër. Por duket se nuk ndodh aspak kështu për Bashkim Finon. Deputeti i kampit rozë po argëtohet së tepërmi me çadrën në dorë duke e mbajtur atë lart. Me njërën dorë në xhep ai ka përshëndetur deputetët e tjerë pas mbledhjes me më pas është larguar duke bërë disa metra rrugë në këmbë, duke shijuar ditën me shi edhe pse dora po i lodhej së tepërmi me tendencën që çadrën ta mbante gjithmonë e më lart.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Jozefinës i është bërë mendja Sollaku
Postuar në October 30, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 142

Jozefina Topalli është një ndër inisiatoret e muajit të sensibilizimit për luftën kundra kancerit të gjirit. Edhe pse shumë e zënë me punë kryetarja e kuven dit ka gjetur kohë dhe mes mjekëve më të mirë ka thënë dy fjalë për këtë problem mjaft shqetësues. Por duket se çështja e prokurorit të përgjithshëm nuk i është ndarë në asnjë moment Jozefinës. Duke falënderuar shefin e Onkologjikut Agim Sallakun, ajo i drejtohet në mënyrë shumë formale; Ju faleminderit zoti Sollaku…
Burimi: Gazeta Shqiptare
Luciano Pavaroti vdiq me borxhe $24.000.000 !!!
Postuar në October 29, 2007 - Kategoria VIP Bota | 1 Koment | Lexuar 192

Legjendari Luciano Pavarotti u besua te kish lene nje pasuri prej me shume se $400 milion por sipas disa raporteve me te fundit tregohet se ai ka lene nje borxh prej $24 milion. Qe nga momenti I vdekjes se legjendarit Pavaroti gjithmone kisha menduar per grindjet qe do te plasnin ne familjen e tij ne lidhje me pasurine tij. Pyesja veten se kujt do mund tja kishte lene trashegimnine vajzave te tij apo gruas se dyte?
Por nese keto raporte tregojne te verteten dhe Pavaroti ka lenje nje borxh te tille, pa te shohim se kush nga pretendentet e pasurise do te dale garant per ti paguar? Sipas meje asnje prej tyre nuk do te marre kurajon per tu bere garant sepse te gjithe keta jane njerez te babezitur do te benin cmos per te perfituar sado pak nga ndonje trashegimni e mundshme e Pavarotit por per te marre persiper borxhin joooooo as qe mund te mendohet!
Thashetheme.com
Monika Belluci dhe Vincent Cassel jane ofruar per te realizuar nje film pornografik
Postuar në October 29, 2007 - Kategoria VIP Bota | 1 Koment | Lexuar 188

Cifti I aktoreve Monika Belluci dhe Vincent Cassel jane ofruar per te realizuar nje film pornografik se bashku por nuk e kane pranuar me friken se nuk do te pranohej mire nga publiku. Cifti eshte martuar ne 1999 dhe qe prej atehere kane patur disa realizime filmash se bashku. Megjithate, pavaresisht ofertes joshese te regjizorit te filmit Gaspar Noe Cassel arriti ne perfundimin se filmi eshte I papershtatshem.
Thashetheme.com
Më mohuan vizën, Shqipëria nuk do të prezantohet në RAI
Postuar në October 29, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 402

Stilisti, të cilit i mohohet viza, do të kërkojë dëmshpërblimin nga konsullata italiane
“Ndjehem i fyer nga autoritetet e konsullatës sepse unë jam një person, i cili daljen e tij të parë jashtë vendit (që në moshën 18 vjeçare) në vitin 1996 e ka patur në shtetin italian dhe nuk e prisja këtë absurd, që ndodhi 11 vjet pas hyrje e daljeve të njëpasnjëshme në këtë shtet. Përsa iu përket vlerave kuptohet përderisa ishte një aktivitet i pasqyruar gjerësisht në qarqet mediatike italiane dhe aq më tepër, kur bëhet fjalë për Etno Fashion, vlerat nuk ishin vetëm të miat, por të kostumografisë së shkëlqyer dhe të pamasë të folklorit të mirfilltë shqiptar.”
E ndërsa javën e kaluar publikuam lajmin e mirë, që Shqipëria do të prezantohej në botën e madhe të modës në një event ndërkombëtar, këtë javë me keqardhje duhet të themi se vendi ynë nuk mundi të ishte pjesë e spektaklit të madh të organizuar nga Med Moda dhe të transmetuar nga televizion shtetëror italian RAI. Sepse stilisti që do të dërgonte veshjet e tij në këtë event, Ardi Asllani u pengua në ambasadën italiane, duke mos u pajisur me vizë. E ndonëse ky nuk është momenti më i mirë për të biseduar me Ardin u përpoqëm të mësojmë më shumë rreth arsyeve të refuzimit.
Nuk dua të të pyes se si ndjehesh nga e gjithë kjo, por mund të na thuash diçka më tepër rreth vlerave që kishte ky Lexo më tepër
Veshja pa shije e ANJEZËS
Postuar në October 29, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 158

Është kthyer në një nga garueset më të forta në spektaklin “Këngët e Shekullit”. Çdo javë një paraqitje gjithmonë e më dinjitoze me këngët më të bukura njëkohësisht dhe të vështira të kënduara ndër vite. Anjeza Shahini e gjen veten shumë mirë mes këngëtarëve “Big” të skenës dhe çdo të shtunë ofron për publikun një kënaqësi të veçantë. Por fjalët e mira mbeten të mira dhe vërejtjet vërejtje. Sapo i hidhet një sy imazhit të Anjezës vihet re lehtësisht veshja pa kombinim. Një fund gjithë lule, një kanotjerë rozë në lejla, çantë në ngjyrën kafe, dhe në fund, për ta përmbyllur xhupi i zi. Ndoshta xhupin e ka hedhur krahëve sepse ka patur ftohtë, por gjithsesi veshja ka një ‘çalim’, që mbetet kombinimi.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Çadra ‘kërpurdhë’ e Erjon BRAÇES
Postuar në October 29, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 147

Gjithmonë është komentuar për veshjen e tij, qoftë për kostumet qoftë edhe jashtë zyrës, në kohën e lirë. Këtë herë diçka tjetër të tërheq vëmendjen. Deputeti i partisë socialistë Erjon Braçe sapo del nga selia rozë hap çadrën e cila nuk është njësoj si ajo e kolegëve të tij. Është plot ngjyra dhe kjo duket se nuk i bën aspak përshtypje ndërkohë që para se të futet në makinë flet me Finon në mënyrë ‘indiferente’. Ndërkaq, siç shihet edhe nga foto, Musa Ulqini ka harruar të marrë me vete çadrën dhe askush nga kolegët e tij nuk i ofron për të bërë ato pak hapa që i duhen.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Çfarë e shqetëson PALOMËN?
Postuar në October 29, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 189

Gjatë punës së saj në terren, tashmë në shërbim të emisionit “Fiks Fare” Paloma has edhe në të papritura apo probleme që ofrojnë zakonisht inter vistat apo ‘investigimet’ e terrenit. Gjithmonë ato i kalon me natyrën ‘e hedhur’ që ka apo me buzëqeshjet që nuk i mungojnë asnjëherë. Por këtë rradhë diçka e shqetëson vërtet, dhe duket se vëmendjen e ka përqendruar tek xhepi. Çfarë të ketë vallë aty? Me siguri diçka që deri në këtë kohë e ka bezdisur. Kujtojmë se me ikjen e Aldon Lipes tashmë Paloma nuk është më pjesë e emisionit të mëngjesit, i cili siç është shprehur dhe vetë, i mungon së tepërmi.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Gerta i prish mendjen Ilir Metës
Postuar në October 29, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 1 Koment | Lexuar 123

Gerta Heta drejtuesja e emisionit “Ne” në News 24, nuk dihet pse u ndodh në një party fare rinor të rinisë së LSI-së, por pozicionin e drejtueses e kap menjëherë. Ajo po i bën një ftesë ish-kryeministrit Meta të jetë pjesë e emisionit të saj, bashkë me bashkëshorten Monika Kryemadhi.
“Në emisionin tim nuk flitet shumë për politikë, por për pjesë emocionuese nga jeta juaj private”, dëgjohet të thotë ajo, e pas disa minutash insistim, bindi më në fund Ilir Metën të jetë pjesë e emisionit “Ne”.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Lirio Nushi po peragtitet te fitoje pjememarrjen ne Eurovision 2008
Postuar në October 28, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 7 Komente | Lexuar 517

Tashethemet thone se kengetari Lirio Nushi po peragtitet te fitoje pjememarrjen ne Eurovision 2008 ku do te perfaqesoje Shqiperine. Sido qe te ndodh ne Festivalin e fundvitit ne tvsh ai ka vendosur qe te shkoje me cdo mundesi ne Eurovision 2008. Fakti qe arti i Lirios ka gjet nje treg te gjere jashte Shqiperise dhe qe e ka bere ate te jete artisti me i pasur me origjine shqiptare nuk do ta pengoje edhe nese do ti duhet te paguaj.
Aq me teper qe sivjet ky eveniment zhvillohet ne Serbi dhe Lirio dallohet si nje nga artistet me nacionalist shqiptar. Thashethemet thone se dy nga biznesmenet me te fuqishem Kosovar dhe nje biznesmen shume i fuqishem shqiptar, qe te tre miq te Lirios kane vendosur te investojne per kete pjesmarrje.Nji video demo me kengen qe ai po pergatit e gjetem te publikuar edhe ne www.youtube.com me titull RETURN IN ALBANIA (KTHIM NE SHQIPERI) Lexo më tepër
Sonila Meço dhe Drini: Tani kemi shtëpinë tonë
Postuar në October 27, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 1 Koment | Lexuar 279

Gazetarja dhe i fejuari i saj kanë blerë një apartament pranë “Vizion Plus”
Duket se gazetarja e njohur Sonila Meço dhe i fejuari i saj Drini janë shumë pranë martesës. Edhe pse ndoshta duke mos e konceptuar si një martesë tradicionale të një ceremonie të madhe, por thjesht si një moment të jetesës së bashku. Tani Sonila dhe Drini kanë shtëpinë e tyre. Ecejakeve të çiftit për të zgjedhur apartamentin e preferuar tani iu ka ardhur fundi dhe shijet e të dyve janë takuar në të njëjtën pikë.
Një duplex, me sipërfaqe të madhe në katin e fundit të një pallati pranë “Vizion Plus”. Jo aq për faktin, se ndodhet pranë vendit ku Sonila punon, se sa për çmimin e arsyeshëm me të cilin ata kanë blerë apartamentin duket se është bërë një zgjedhje e tillë, nga e cila çifti ka mbetur i kënaqur, por edhe i detyruar t’i drejtohet bankës për të marrë një kredi. Me sa duket të ardhurat e Sonilës nga fakulteti dhe televizioni e gjithashtu edhe puna e Drinit në televizion janë të pamjaftueshme për të siguruar komoditetin e aparta- mentin, ashtu si ata e dëshirojnë, ndaj kredia bankare duket se është parë si një gjetje e kënaqshme. Lexo më tepër
Greta Koçi prezanton një tjetër këngë me videoklip
Postuar në October 27, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 1 Koment | Lexuar 167
“Më fal nënë”. Eshtë një tjetër këngë e kënduar nga këngëtarja Greta Koçi, që së shpejti do të shoqërohet me videoklip. Bëhet fjalë për një baladë me tekst të Rozana Radit dhe muzikë nga Gramoz Kozeli, me të cilën Greta është prezantuar në spektaklin “Miss Globe International 2007”.
Edhe pse është ndryshe nga rrymat me të cilat zakonisht e kemi parë Gretën të prezantohet është një këngë që mbetet në kujtesë dhe ndoshta kjo është arsyeja për të cilën këngëtarja vendosi, që kënga të shoqërohet edhe me klip. Xhirimet për videoklipin janë realizuar nga “Max production”dhe përveç studios është shfrytëzuar në mënyrë të disa prej pikave të tij më të spikatura.
Gjithashtu, disa prej xhirimeve, nga të cilat kemi shkëputur edhe fotot që po sjellim janë realizuar nga ajri, duke sjellë diçka krejt origjinale dhe të veçantë. E ndërsa xhirimet për videoklipin kanë përfunduar dje në mbrëmje, këngëtarja vazhdon të jetë e impenjuar në koncerte të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.
Sot ajo do të jetë në një koncert në Gjakovë, për të vazhduar më pas në Itali dhe Gjermani, për shqiptarët jashtë vendit. Të kënduarit live dhe zëri i veçantë e bëjnë Greta Koçin një ndër këngëtaret më të kërkuara për momentin.
Burimi: Gazeta Panorama
Anita Berisha, shqiptarja që po bëhet yll kinemaje
Postuar në October 27, 2007 - Kategoria VIP Shqiperia | 6 Komente | Lexuar 638

Në Kosovë, për shkak të rrethanave, deri më tani kam qenë vetëm një herë. Mirëpo natyrisht se me Kosovën më lidh familja ime e cila jeton atje.
Anita Berisha është një aktore shqiptare nga Kroacia. Ajo ka lindur në Pozhegë, në janar të 1986-tës. Prej katër sezonesh ajo luan rolin kryesor në telenovelën “Dashuri e ndaluar”. Një film që e ka nisur në moshën 17 vjeçare duke interpretuar rolin e Petrës.
Ju konsiderojnë yll të serialit “Dashuri e ndaluar”- seriali më i shikuar në Kroaci- ju përkëdhel egon ky kompliment?Ndihem mirë për faktin se më njohin shumë njerëz. Nuk mund të them se ndihem si yll, mirëpo natyrisht se më vjen mirë kur dëgjoj fjalë të mira, e sidomos prej të rinjve.
Anita a ka ndonjë gjë te përbashkët me Petrën e serialit?
Në fillim ndoshta kam gjetur ngjashmëri ndërmjet meje dhe Petrës, e tani mbas katër sezonave me kënaqësi e them se jeta ime është shumë më e qetë se ajo e Petrës. E natyrisht se për sa i përket karakterit, i kam shfrytëzuar edhe disa nga virtytet e mia duke ndërtuar personazhin e Petrës.
« go back — keep looking »




