ZAIMINA Nuk pranoj para nga i dashuri im
Posted on October 31, 2007 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Këngëtarja tregon për 9 muajt në krah të të dashurit të saj të zemrës, Turit
I dashuri nuk më ndihmon, sepse nuk pranoj asgjë prej tij. Shpenzimet janë të shumta, duke qenë se çmimet në Tiranë janë të larta. Kam shpenzime të shumta, duke nisur që nga thonjtë, estetika, veshjet, dmth janë lekë në harxhim. Ndiej ndihmesën e familjes, por nuk mund ta mohoj edhe faktin, që nxjerr lekë edhe vetë përmes muzikës.
Vajza seksi, që është përfolur shpesh për stilin e saj ekstravagant si në skenë ashtu edhe në jetë, kohët e fundit është bërë gjithmonë e më shumë objekt i faqeve rozë të gazetave për shkak të lidhjes së saj të re. Duket se marrëdhënia e Zaiminës me Turin po shkon mirë dhe këngëtarja nuk heziton të flasë për këtë lidhje. Megjithatë ajo mohon bashkëjetesën, siç kanë shkruar gazetat disa muaj më parë.
Kohët e fundit je bërë gjithmonë e më tepër subjekti i faqeve rozë. Po me pjesën tjetër të jetës tënde çfarë po ndodh?
Tani jam duke u marrë seriozisht me shkollën. Jam në vitin e parë tek “Euromode school”, ndërsa njëkohësisht jam e angazhuar edhe me koncerte të ndryshme, si brenda edhe jashtë Shqipërisë. Përsa u përket festivaleve për momentin kam hequr dorë, sepse po përgatis albumin, që do të shoqërohet edhe me një videoklip të ri.
Di që ke qenë për arkitekturë përse vendose të ndryshosh degë?
Edhe vetë pedagogët në arkitekturë më kanë sugjeruar dizajnin e veshjeve, më mirë se arkitekturën. Të paktën të tilla kanë qenë prirjet e mia.
Ke stiluar ndonjë veshje deri tani?
Po, kur jam paraqitur në shkollë kam ardhur me një bllok me veshje të stiluara nga unë. Plani im është, që vitin e ardhshëm të hap një atelie, që të mbajë emrin tim dhe kush pëlqen stilin tim, të vijë të qepi.
Je ulur ndonjëherë në makinë të qepësh?
Po para pak ditësh kam punuar në syrzator.
Mendon, që do të kesh klientë?
Përderisa ka tani njerëz që kopjojnë stilin tim të veshjeve jam e sigurt, që do të ketë edhe kur unë të jem stiliste.
Ndërsa flasim, më tërheq vëmendjen, që ke shtuar një pirs të ri sipër buzës…
Dihet, që shijet e mia ZAIMINA janë ekstravagante. Pirset dhe tatuazhet, janë gjëra që më pëlqejnë shumë dhe që do të vazhdoj t’i shtoj. Megjithatë nuk besoj se do të jetë për shumë kohë, siç ishte edhe pirsi, që vura në gjuhë dhe tani e kam hequr. Përsa u përket tatuazheve do të shtohen.
Ke bërë ndonjë tatuazh në ndonjë vend delikat?
Jo, ende. Për momentin janë të gjitha në vende të dukshme, megjithatë nuk i dihet.
Le të flasim pak për jetën tënde private, që duket se nuk ke shumë dëshirë ta komentosh, por që tashmë me lidhjen tënde përbën një pikë të paevitueshme…
Jam shumë e dashuruar, jam shumë mirë me lidhjen që kam, raporti në çift është shumë mirë dhe kuptohemi me njëri-tjetrin. U bënë gati 9 muaj që jeni së bashku me Turin.
Çfarë ka ndryshuar në lidhjen tuaj, që nga momenti kur jeni njohur?
Sa vjen, lidhja po bëhet më solide, e njohim më mirë njëri-tjetrin dhe e duam më shumë.
Konsumoni shumë kohë bashkë?
Në momentin, që kemi kohë të lirë jashtë angazhimeve tona e kalojmë së bashku.
Është xheloz i dashuri yt?
Është shumë i kuptueshëm, sepse ai më ka njohur të impenjuar në skenë, por përsa u përket vogëlsirave mund të ketë ndonjë xhelozi të pranueshme.
Lidhja jote me Turin është ndër të paktat marrëdhënie, që është bërë publike…
Është e vetmja, që unë kam dashur ta bëjë publike, ndërsa të tjerat janë bërë të ditura në mënyrë aksidentale. Kjo është një lidhje, ku unë ndihem shumë mirë dhe për këtë arsye nuk hezitova ta bëj publike. Nuk kam arsye përse ta fsheh, por nuk më pëlqen ta teproj me detaje.
Je përpjekur që t’iu ruhesh fotografëve?
Nuk më pëlqen të bëj skena dhe përderisa unë dal me të dashurin ne vende publike nuk jam ruajtur.
Vazhdoni të jeni protagonistë në jetën e natës?
Patjetër. Mund të pimë diçka në mbrëmje dhe fundjavave në pub - et e Tiranës. Këto janë ato, që të ofron Shqipëria.
Si i siguron Zaimina të ardhurat e saj. Vetë, nga familja apo të ndihmon i dashuri?
I dashuri jo, sepse nuk pranoj asgjë prej tij. Shpenzimet janë të shumta, duke qenë se çmimet në Tiranë janë të larta. Kam shpenzime të shumta, duke nisur që nga thonjtë, estetika, veshjet, dmth janë lekë në harxhim. Ndiej ndihmesën e familjes, por nuk mund ta mohoj edhe faktin, që nxjerr lekë edhe vetë përmes muzikës. Megjithatë këto të ardhura unë i përdor për këngë dhe klipe të reja, kështu që suporti i shpenzimeve mbetet familja.
Çfarë makine ke tani?
Kam një Wolksvagen “Golf 4”, që shumë shpejt besoj se do ta ndërroj për të blerë një “Golf 5”.
Je e çmendur pas makinave më duket?
Dikur ndoshta kam qenë, por tashmë e shoh si një mjet të domosdoshëm për të lëvizur.
Po pas dashurisë je e çmendur?
Në të vërtetë nuk jam natyrë që bëj çmenduri, por me Turin jam tunduar për t’i bërë një surprizë. Kënga “Chupa Chupa” është një dedikim për të dashurin tim, sepse ka qenë kënga e tij e preferuar. Unë e përktheva, e regjistrova këngën dhe ia kam treguar vetëm pak ditë përpara se ta bëja me videoklip.
Tani ai dëgjon variantin origjinal të këngës apo variantin tënd?
Variantin tim, sigurisht.
Po Turi ka bërë ndonjë çmenduri për ty? (Qesh).
Ka bërë shumë, por nuk më pëlqen t’i përmend. Dua t’i ruaj për vete.
Burimi: Gazeta Panorama
Lexoni Komentet
8 Komente per artikullin “ZAIMINA Nuk pranoj para nga i dashuri im”
Komento




niku on November 19th, 2007 5:51 am
o Zajmina je si rrushte hengsha zemren vazhdo keshtu se je cool nga nje fans i joti
liridona on November 19th, 2007 9:23 am
o zajmina je shume bukur veq vazhdo keshtu oks je me e bukra ne bot mpuuq mpuq lirja
elton on November 24th, 2007 4:30 am
ju pershendes se jeni shum e f… femna ma efort shqiptare,skom pa ma te fort
lysi on December 5th, 2007 10:21 am
je goc kampiona emocinohem kur te shikoj respekte
denisi on December 6th, 2007 9:13 am
hej Zajmina je shume e mire ta eq trurin kur del ne tv je shume sexy vazhdo keshtu je me e mira te puccccc rrushiiiii
lela on April 22nd, 2008 6:07 pm
oj je shum sexy hallall nenes qe te ka lind je numer 1
linda on May 12th, 2008 7:26 am
ma e keqja je e kush sprano pare po nejse ti qashtu je
kenan on June 17th, 2008 3:38 pm
shume e fort ashte po nuk ban me dal fort cu…. se nuk na lejon e tika e kombit ok meso nga thashehethemet papa