Monika pret flokët si çun, nuk ka kohë për parukierët

Posted on October 30, 2007 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Stop vajtjes në parukeri. Monika ka vendosur pa asnjë mëdyshje të presë flokët, të cilat kishte rreth gjashtë vjet që i rriste. Sapo ka hapur albumet e fotografive të disa viteve më parë ku ka parë veten me flokë të shkurtra, ka thënë me vete: “E pse jo?”. Në fakt me angazhimet e mëdha që ka në LSI dhe plot aktivitete të tjera, vajtja në parukeri çdo mëngjes ia komplikonte ditën.

Nga ana tjetër, flokët e gjata kërkojnë edhe trajtim të veçantë, si dhe lyerje të herëpashershme, ndërsa tani ajo ka mundësi të mbajë edhe ngjyrën e flokëve të saj. Sigurisht natyra praktike e Monikës mbase nuk gjente paqe me flokë të gjatë. Dhe ja ku është te njëra nga kafetë, afër selisë së LSI, duke biseduar me kolegun e saj, zotin Viron Bezhani. Një tjetër arsye për të cilën ajo vendosi të vërë gërshërë në flokë është edhe fakti se Monika frekuenton vazhdimisht palestrat dhe pishinat dhe mbasi mbaronte, natyrisht që i duhej të mbante frymën te parukeria.

Në fakt po të shohim foton e vetëm një jave më parë të realizuar nga fotgrafi ynë në një festë, të vjen keq për këtë vendim të Monikës, por në fund të fundit rehati dhe prakticiteti është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Monika duket se nuk i ka frikë ndryshimet dhe këtë e kemi parë edhe me lookun e saj në përgjithësi. Njëherë e sheh të veshur super sportive dhe pa truk, dhe një herë tjetër të zbukuruar deri në perfeksion. Për të mos thënë për linjat, të cilat lëvizin edhe për arsye të shtatzënive, siç ndodh me femrat në përgjithësi. Megjithatë, natyra e saj sportive, e çiltër dhe e qeshur është gjëja kryesore që të bie në sy teksa komunikon me Monikën. Dhe miqtë e saj vlerësojnë pikërisht këto cilësi.

Burimi: Gazeta Panorama

Pushime ne Shqiperi

Lexoni Komentet

2 Komente per artikullin “Monika pret flokët si çun, nuk ka kohë për parukierët”

    Ami on June 22nd, 2008 9:28 pm

    Skandal ,
    Si mashkull ka dal,
    kadal kadal si spaska kohe me u rregullu pak,.

    carla on June 23rd, 2008 6:40 am

    Mua kurr nuk me ka pelqyer kjo monika

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    FotoLajm.com

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.