Pushime ne Shqiperi

Më mohuan vizën, Shqipëria nuk do të prezantohet në RAI

Posted on October 29, 2007 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Më mohuan vizën, Shqipëria nuk do të prezantohet në RAI

Stilisti, të cilit i mohohet viza, do të kërkojë dëmshpërblimin nga konsullata italiane

“Ndjehem i fyer nga autoritetet e konsullatës sepse unë jam një person, i cili daljen e tij të parë jashtë vendit (që në moshën 18 vjeçare) në vitin 1996 e ka patur në shtetin italian dhe nuk e prisja këtë absurd, që ndodhi 11 vjet pas hyrje e daljeve të njëpasnjëshme në këtë shtet. Përsa iu përket vlerave kuptohet përderisa ishte një aktivitet i pasqyruar gjerësisht në qarqet mediatike italiane dhe aq më tepër, kur bëhet fjalë për Etno Fashion, vlerat nuk ishin vetëm të miat, por të kostumografisë së shkëlqyer dhe të pamasë të folklorit të mirfilltë shqiptar.”

E ndërsa javën e kaluar publikuam lajmin e mirë, që Shqipëria do të prezantohej në botën e madhe të modës në një event ndërkombëtar, këtë javë me keqardhje duhet të themi se vendi ynë nuk mundi të ishte pjesë e spektaklit të madh të organizuar nga Med Moda dhe të transmetuar nga televizion shtetëror italian RAI. Sepse stilisti që do të dërgonte veshjet e tij në këtë event, Ardi Asllani u pengua në ambasadën italiane, duke mos u pajisur me vizë. E ndonëse ky nuk është momenti më i mirë për të biseduar me Ardin u përpoqëm të mësojmë më shumë rreth arsyeve të refuzimit.
Nuk dua të të pyes se si ndjehesh nga e gjithë kjo, por mund të na thuash diçka më tepër rreth vlerave që kishte ky aktivitet, jo për të po për modën shqiptare, duke qene se përfaqësoje Shqipërinë?
Në të vërtetë ndjehem i fyer nga autoritetet e konsullatës sepse unë jam një person, i cili daljen e tij të parë jashtë vendit (që në moshën 18 vjeçare) në vitin 1996 e ka patur në shtetin italian dhe nuk e prisja këtë absurd, që ndodhi 11 vjet pas hyrje e daljeve të njëpasnjëshme në këtë shtet. Përsa iu përket vlerave kuptohet përderisa ishte një aktivitet i pasqyruar gjerësisht në qarqet mediatike italiane dhe aq më tepër, kur bëhet fjalë për Etno Fashion, vlerat nuk ishin vetëm të miat, por të kostumografisë së shkëlqyer dhe të pamasë të folklorit të mirfilltë shqiptar.
Çfarë do të bësh me veshjet, që nuk munde ti prezantosh në Itali?
Momentalisht nuk kam patur guximin as ti rishikoj, por di t’ju them që ishin veshje të rrymës Etno Fashion dhe ishin rrjedhojë e një studimi, jo vetëm vetjak, por dhe nga specialistë të fushës së folklorit, pra në pak fjalë ishin 12 realizime me një destinacion të caktuar “Med Moden”. Por kurrë për të mos thënë kurrë. Le të mbeten si shenjë proteste e artistëve shqiptarë, të cilët vuajnë padrejtësinë, nëpërkëmbjen dhe mospatjen e së drejtës, qoftë dhe për te pyetur pse ndodhi e gjithë kjo.
Nuk ishte e mundur, që ato veshje t’i dërgoje me dikë tjetër për të mos humbur sfilatën?
Do të ishte shumë e bukur për të qene e realizueshme, por siç lartpërmenda veshjet kanë nota të bazuara në folklor dhe aksesorët janë pjesë domethënëse e tyre dhe do te ishte e pamundur të kuptohej interpretimi i tyre në mungesë të krijuesit (çështje teknike).
Si reaguan drejtuesit e “Med Moda” për refuzimin e vizës?
Duke njohur punën time në vite dhe marrëdhëniet me shtetin e tyre menduan, që bëhej fjalë për keqkuptim, por në momentin që gjërat filluan të sqaroheshin, koha për tu prezantuar nuk qe në favorin tonë.
Dyshon, që mund të ketë qenë një veprim i qëllimshëm?
Në ditë të vështira njeriut i mbetet, që të dyshojë dhe për lëkurën e vet, por cilatdo qofshin arsyet në përfundim çdo gjë mbetet në përgjegjësi të zyrës konsullore italiane në Tiranë. Sa për arsyet, shpjegohet qartë edhe në kushtetutën e vendit fqinj. Askërkush nuk ka të drejtë t’i kërkojë ato në mënyrë të drejtpërdrejtë përpos një gjyqi të ngritur brenda 60 ditëve, ku mund të përfaqësohesh nga persona legalë.
Mendon ta hedhësh këtë hap?
Është një vendim që duhet marrë me gjakftohtësi dhe vendimet e nxituara shpesh here janë problematike. Por tani për tani jam i mendimit që ishte i mjaftueshëm dëmi financiar, që më shkatoi Zyra Konsullore.

Burimi: Gazeta Panorama

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    FotoLajm.com

    Partneret

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.