![]() |
Sonila Meço dhe Drini: Tani kemi shtëpinë tonë
Posted on October 27, 2007 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Gazetarja dhe i fejuari i saj kanë blerë një apartament pranë “Vizion Plus”
Duket se gazetarja e njohur Sonila Meço dhe i fejuari i saj Drini janë shumë pranë martesës. Edhe pse ndoshta duke mos e konceptuar si një martesë tradicionale të një ceremonie të madhe, por thjesht si një moment të jetesës së bashku. Tani Sonila dhe Drini kanë shtëpinë e tyre. Ecejakeve të çiftit për të zgjedhur apartamentin e preferuar tani iu ka ardhur fundi dhe shijet e të dyve janë takuar në të njëjtën pikë.
Një duplex, me sipërfaqe të madhe në katin e fundit të një pallati pranë “Vizion Plus”. Jo aq për faktin, se ndodhet pranë vendit ku Sonila punon, se sa për çmimin e arsyeshëm me të cilin ata kanë blerë apartamentin duket se është bërë një zgjedhje e tillë, nga e cila çifti ka mbetur i kënaqur, por edhe i detyruar t’i drejtohet bankës për të marrë një kredi. Me sa duket të ardhurat e Sonilës nga fakulteti dhe televizioni e gjithashtu edhe puna e Drinit në televizion janë të pamjaftueshme për të siguruar komoditetin e aparta- mentin, ashtu si ata e dëshirojnë, ndaj kredia bankare duket se është parë si një gjetje e kënaqshme.
Edhe pse apartamenti është i përfunduar ata ende nuk kanë hyrë të banojnë aty dhe ndoshta për këtë do të duhet edhe pak kohë. “Tani kemi shtëpinë tonë”, thotë Sonila, duke pohuar megjithatë se ky fakt ia shton edhe impenjimet, jo vetëm sepse tani i duhet të mendojë edhe për arredimin e shtëpisë, por mbi të gjitha sepse duke qenë se kuzhina është dobësia e saj, ndoshta tani duhet të mendojë seriozisht edhe për gatimin. Megjithatë Sonila ka edhe pak kohë të mendojë për këtë pikë. Ndonëse në fillim kishin vendosur që hyrja në apartamentin e ri të bëhej në muajin dhjetor, duket se tashmë çifti ka hequr dorë nga ky mendim dhe ta shtyjnë edhe për pak kohë, ndoshta deri në fillim të pranverës duke rregulluar gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme.
Lidhja e Sonila Meços me Drinin është bërë publike gati një vit më parë, ndërsa marrëdhënia mes tyre është shumë më e gjatë. Ata janë njohur në kohën që Sonila punonte në televizionin “Klan”, 7 vjet më parë. Një lidhje solide, të cilën gazetarja dhe folësja televizive e ka ruajtur me fanatizëm edhe nga mediat duke e bërë publike vetëm në momentin kur ka celebruar fejesën. E megjithëse prej disa muajsh Sonila ishte shprehur se ata po kërkonin një apartament, duket se zgjedhjen e kanë bërë vetëm disa javë më parë.
Burimi: Gazeta Panorama
Thashetheme të ngjashme
- Ju tregojmë sekretet e lidhjes tonë
- Sonila Meço braktis ekranin e “Vizion +”
- FJODORA FJORA: Ja përse u largova nga ekrani
- AMARDA & ERMALI Blejnë shtëpi të re
- Ja cili është i dashuri muzikant i Tunës
Lexoni Komentet
1 Koment per artikullin “Sonila Meço dhe Drini: Tani kemi shtëpinë tonë”
Komento












tarasi on October 28th, 2007 2:30 am
o sonila ku e eke gjet kete te shemtut moj cupe?