Albanian Hotels

Greta Koçi prezanton një tjetër këngë me videoklip

Posted on October 27, 2007 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Greta Koçi prezanton një tjetër këngë me videoklip“Më fal nënë”. Eshtë një tjetër këngë e kënduar nga këngëtarja Greta Koçi, që së shpejti do të shoqërohet me videoklip. Bëhet fjalë për një baladë me tekst të Rozana Radit dhe muzikë nga Gramoz Kozeli, me të cilën Greta është prezantuar në spektaklin “Miss Globe International 2007”.

Edhe pse është ndryshe nga rrymat me të cilat zakonisht e kemi parë Gretën të prezantohet është një këngë që mbetet në kujtesë dhe ndoshta kjo është arsyeja për të cilën këngëtarja vendosi, që kënga të shoqërohet edhe me klip. Xhirimet për videoklipin janë realizuar nga “Max production”dhe përveç studios është shfrytëzuar në mënyrë të disa prej pikave të tij më të spikatura.

Gjithashtu, disa prej xhirimeve, nga të cilat kemi shkëputur edhe fotot që po sjellim janë realizuar nga ajri, duke sjellë diçka krejt origjinale dhe të veçantë. E ndërsa xhirimet për videoklipin kanë përfunduar dje në mbrëmje, këngëtarja vazhdon të jetë e impenjuar në koncerte të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Sot ajo do të jetë në një koncert në Gjakovë, për të vazhduar më pas në Itali dhe Gjermani, për shqiptarët jashtë vendit. Të kënduarit live dhe zëri i veçantë e bëjnë Greta Koçin një ndër këngëtaret më të kërkuara për momentin.

Burimi: Gazeta Panorama

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

2 Komente per artikullin “Greta Koçi prezanton një tjetër këngë me videoklip”

    Mervin on March 22nd, 2008 3:07 pm

    Greta eshte kengetarja me e mire dhe me e suksesshmja. Me pelqen se eshte e madhe. Suksese Yllo

    Anonymous on August 9th, 2008 10:35 am

    ola kjo eshte nje yll i muzikes shqiptare qe di te kendoj te gjitha zhanret e muzikes sukses?

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.