Albanian Hotels

Anita Berisha, shqiptarja që po bëhet yll kinemaje

Posted on October 27, 2007 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Anita Berisha, shqiptarja që po bëhet yll kinemaje

Në Kosovë, për shkak të rrethanave, deri më tani kam qenë vetëm një herë. Mirëpo natyrisht se me Kosovën më lidh familja ime e cila jeton atje.

Anita Berisha është një aktore shqiptare nga Kroacia. Ajo ka lindur në Pozhegë, në janar të 1986-tës. Prej katër sezonesh ajo luan rolin kryesor në telenovelën “Dashuri e ndaluar”. Një film që e ka nisur në moshën 17 vjeçare duke interpretuar rolin e Petrës.

Ju konsiderojnë yll të serialit “Dashuri e ndaluar”- seriali më i shikuar në Kroaci- ju përkëdhel egon ky kompliment?Ndihem mirë për faktin se më njohin shumë njerëz. Nuk mund të them se ndihem si yll, mirëpo natyrisht se më vjen mirë kur dëgjoj fjalë të mira, e sidomos prej të rinjve.

Anita a ka ndonjë gjë te përbashkët me Petrën e serialit?

Në fillim ndoshta kam gjetur ngjashmëri ndërmjet meje dhe Petrës, e tani mbas katër sezonave me kënaqësi e them se jeta ime është shumë më e qetë se ajo e Petrës. E natyrisht se për sa i përket karakterit, i kam shfrytëzuar edhe disa nga virtytet e mia duke ndërtuar personazhin e Petrës.


Si u zbulua talenti yt për aktrimin?

Në klasën e katërt të shkollës fillore është mbajtur një përzgjedhje në disa shkolla të Zagrebit e organizuar nga ana e pedagogëve të dramës së teatrove të
Zagrebit për të rinj e nën patronatin e Ministrisë së Arsimit, ku edhe më zgjodhën mua. Më duhet të pranoj se
aktrimi ishte i vetmi aktivitet jashtëshkollor me të cilin
nuk u mërzita dhe i cili u bë “dashuria” ime.

Si u përzgjodhët pikërisht ju për personazhin e Petrës, personazhi kryesor apo jo?

Rolin e Petrës e kam fituar nëpërmjet provës të cilin e ka organizuar PRODUKSIONI FREMENTAL. Kam hyrë në përzgjedhje të ngushtë, edhe pse atëherë nuk e kam ditur saktësisht se për çfarë rol është fjala. Mbasi është kryer, më kanë thënë se është fjala për rolin kryesor. Ndërsa, tani mbas katër vjetësh është e natyrshme që nuk është më vetëm një ndër rolet kryesore.

A jeni e angazhuar edhe në ndonjë projekt tjetër?

Për projekte të reja ka kohë. Siç e thashë edhe më lartë, prioritetet i kam Fakultetin dhe këtë punë, si dhe shitoren “FUNKY FISH” të cilën e kam hapur në Bjelovar.

A do t’i pranonit të gjitha rolet që do të ju ofroheshin?

Dëshiroj që roli i ardhshëm të jetë nxitës. Çka do të thotë se duhet të më pëlqejë. Nuk do të kisha pasur dëshirë të punoja diçka, pas së cilës nuk qëndroj!

Do të pranoje të aktroje në ndonjë projekt në Kosovë po të të ofrohej?

Natyrisht! Do të isha e lumtur po të merrja pjesë në
ndonjë projekt në Kosovë.

Jeni studente e juridikut në cilin vit dhe si ju ecën provimet?

Për fat të keq, për shkak të tempit të jetës, studimet e juridikut më është dashur t’i ndërpres. Tani jam studente e vitit të dytë të Ekonomisë, të cilat me këtë punën time që e kryej shkojnë më mirë. Jeni vajza e një shqiptari nga Kosova.

Cilat janë lidhjet tua me vendlindjen e babait?

Në Kosovë, për shkak të rrethanave, deri më tani kam qenë vetëm një herë. Mirëpo natyrisht se me Kosovën më lidh familja ime e cila jeton atje.
Të qenit shqiptare ju ka penguar ndonjëherë në [përmirësoje fjalorin!]-rierë?

Asnjëherë nuk kam lejuar të gjendem në rrethin e njerëzve të cilët i gjykojnë të tjerët, në bazë të ngjyrës së lëkurës, fesë ose racës! Kështu që kurrë nuk e kam ndier se dikush më shikon dhe përjeton si shqiptare. Unë jam së pari Anita Berisha, me të gjitha të mirat, virtytet dhe po edhe të metat.

Jeni shqiptare por nuk flisni shqip, pse? Keni provuar të mësoni gjuhën e babait?

Tani, më duhet të pranoj se kam bërë gabim që nuk e kam mësuar gjuhën. Kam dëshirë ta di gjuhën shqipe, mirëpo është shumë e vështirë për ta mësuar tani. Jo se nuk kam provuar por sa herë që kam provuar, nuk kam pasur shumë
sukses…Unë kuptoj dhe flas ngapak por jo shumë mirë
dhe pastër.

Sigurisht keni pasur arsye të fortë?

Derisa ishte lufta në Kroaci, babai ishte shumë larg shtëpisë, më pas unë fillova shkollën, kanë vazhduar obligimet shkollore dhe jashtëshkollore, kështu që kemi qenë pak bashkë me babain. Tani jemi bashkë por jo aq sa ta mësoj gjuhën, pastaj edhe puna etj, etj. Siç e thashë edhe më lartë e kuptoj shqipen, e flas por jo aq sa të krenohem.

Burini: Gazeta Panorama

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

6 Komente per artikullin “Anita Berisha, shqiptarja që po bëhet yll kinemaje”

    bessi on November 2nd, 2007 5:25 am

    pershendetje,Znj.Berisha i uroj suksese te metejshme ne profesionin e saj.nje pyetje po ne Shqiperi kur do te kemi mundesine ta shofim?

    ile from macedonia on January 8th, 2008 5:56 am

    aloo frankfurt jel ima netko ooo Daniel loncar/Zoran Pribcevik

    JETA on April 4th, 2008 7:18 pm

    EJJ MORI TI ANITA KUR KE QEN TE NJE EMISION NE MAQEDONI TE “BOKI 13″
    KUR TE PYTEN SE TI JE SHQIPTARE E KOSOVES ME NJE NDRYSHYM NEGATIV DHE ME NJE ZBEHJJE NE FYYTYR E PRANUAT KETE FAKT
    NCNNCNC VEC KE SI LLOJ NJERZ SI TI NUK NA VYN MER PAK MESIM PREJ ELIZA DUSHKUT MOJ QAJO SHQIPTARE E JO TIII

    arbeni mitrovice on May 1st, 2008 5:58 pm

    te lumte goce vetem vazhdo ti se shqipen e meson krysorja te ndjehesh kosovare me rrespeket beni

    luan on May 2nd, 2008 10:24 pm

    edhe herave tjera mos u skuq te tregosh se je shqiptare sa per informacion me neve shqiptareve tash na njef krejt bota jena shum ma te famshet se croatet dhe per at sme vjen mare te them qka jem dhe kush jem perkundrazi krenohem qe jam shqiptar

    DaFiNchE on May 9th, 2008 4:37 pm

    ski nevoj mu desh qikaq pak dieshu edhe pak ahahhahaahah nr.0 je

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.