Ricky Martin merr nje yll. Publiku entuziazmohet.
Posted on October 22, 2007 - Filed Under Karikatura |
Dërgoja një miku

Ricky Martin eshte teeeeper entuziast qe po merr nje yll ne Hollywood BLV. Jam I sigurt qe edhe publiku gjithashtu eshte shume I entuziazmuar
Ricky Martin, ikona e muzikës latine prej fundit të viteve nëntëdhjete, është bërë personi i 2.351-të në botën e muzikës dhe filmit i cili ka fituar yllin e tij në Shëtitoren e Famës në Hollywood.
Ricky Martin ka lindur në vitin 1971 në San Juan, kryeqytet i Portorikos, ndersa emri i vërtetë i tij është Enrique Jose Martin Morales.Karrierën e ka filluar në vitin 1991, e deri më tani ka shitur rreth 35 milionë albume, kryesisht nga këngët Maria (Un, dos, tres), Livin” la vida loca dhe The cup of life/La copa de la vida, himni i Kampionati Botëror 1998 të futbollit. Martin është ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF-it, dhe është i angazhuar në punë humanitare në shtetin e tij.
Burimi: prettyontheoutside.com
Lexoni Komentet
Komento


