ZAIMINA Nuk pranoj para nga i dashuri im

Postuar në October 31, 2007 - Kategoria Intervista | 6 Komente | Lexuar 993

Këngëtarja tregon për 9 muajt në krah të të dashurit të saj të zemrës, Turit

I dashuri nuk më ndihmon, sepse nuk pranoj asgjë prej tij. Shpenzimet janë të shumta, duke qenë se çmimet në Tiranë janë të larta. Kam shpenzime të shumta, duke nisur që nga thonjtë, estetika, veshjet, dmth janë lekë në harxhim. Ndiej ndihmesën e familjes, por nuk mund ta mohoj edhe faktin, që nxjerr lekë edhe vetë përmes muzikës.

Vajza seksi, që është përfolur shpesh për stilin e saj ekstravagant si në skenë ashtu edhe në jetë, kohët e fundit është bërë gjithmonë e më shumë objekt i faqeve rozë të gazetave për shkak të lidhjes së saj të re. Duket se marrëdhënia e Zaiminës me Turin po shkon mirë dhe këngëtarja nuk heziton të flasë për këtë lidhje. Megjithatë ajo mohon bashkëjetesën, siç kanë shkruar gazetat disa muaj më parë.

Lexo më tepër

Kozeta nuk harron ‘dashurinë’ e vjetër

Postuar në October 31, 2007 - Kategoria Nga Shqipëria | 1 Koment | Lexuar 161

Është larguar prej disa kohësh nga Top Media por nostalgjia e rikthen. Kozea Kurti, vajza që drejtonte emisione të ndryshme në Top Albania Radio, si dhe në ‘Fiks Fare’ në Top Channel është parë të ndjekë nga afër spektaklin ‘Supermodel of the world’. Ka qendruar gjatë me ish-kolegët e saj duke biseduar dhe qeshur me ta, pse jo edhe duke kujtuar kohët kur punonin në të njëjtin ambjent pune. Tashmë prezantuesja simpatike ka bërë të ditur pak e nga pak planet e saj në vijim në intervista të ndryshme në media.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Britney feston Halloween-in

Postuar në October 31, 2007 - Kategoria Nga Bota | 2 Komente | Lexuar 181

Jam duke u munduar te dalloj ndryshimin mes kostumit te Halloween-it te Britney-it dhe veshjes se saj te perditshme! Ja per shembull nese nuk do ta dija qe sonte Britney kishte dale per te festuar Halloween-in nuk do ta dalloja qe ky ishte kostumi I saj per kete mbremje!ha ha! Dhe kjo sepse, sic e dini te dashur lexues, Britney eshte gjithmone e veshur si per Halloween…, nejse, te pakten nuk na la te shihnim ndonje pjese intime sic ben zakonisht!!!

Thashetheme.com

Vera Grabocka dhe kirurgjia estetike

Postuar në October 30, 2007 - Kategoria Nga Shqipëria | Shkruaj një Koment | Lexuar 344

“Unë kam një mendim ekstrem ndaj kirurgjisë estetike. Jam për natyrën. Njeriu është pjesë e natyrës dhe nuk mund ta ndryshojë rrjedhën e saj. Është e rëndësishme që njeriu të kalojë të gjitha etapat e jetës në mënyrë harmonike me fazat e rëndësishme të jetës: rini, pjekje, plakje. Fermat sot injektojnë bootoks, duke i futur organizmit helme të tmerrshme për të qenë një format i pazakontë. Njeriu duhet të përjetojë ndryshimin e organizmit. Nuk mund ti kundërvihemi natyrës njerëzore me plastikë. Nuk do provoja kurrë ndërhyrje kirurgjikale mbi trupin tim. Mendoj se bukuria është genetike, dhe nuk mund të sajohet”

Burimi: Gazeta Panorama

Elvana Gjata: Në Kosovë shkoj për koncerte dhe jo për motive personale

Postuar në October 30, 2007 - Kategoria Nga Shqipëria | 69 Komente | Lexuar 8,245

Edhe pse është bërë disa herë subjekt i faqeve rozë të gazetave, duket se Elvana Gjata nuk dëshiron aspak të flasë për këtë anë të jetës së saj. E rezervuar në daljet e saj në intervista shohim, se këngëtarja preferon të flasë më shumë për muzikën, studimet dhe familjen, se sa për jetën e saj private.

Dhe realisht ajo asnjëherë nuk ka pohuar apo mohuar publikisht fjalët apo lajmet, që të tjerët shkruajnë rreth saj. Dhe jo vetëm kaq. Asnjëherë gjatë intervistave nuk është shprehur në lidhje me jetën e saj private, duke dëshiruar ta ruajë të tillë dhe duke mos pranuar të japë komente. E duket se edhe këtë radhë nuk ka preferuar ta thyejë këtë zakon. Bëhet fjalë për një lajm, që sërish e ka burimin tek Kosova, ndoshta edhe për faktin, se këngëtarja kohët e fundit ka realizuar disa bashkëpunime atje.

E përfolur kohët e fundit në faqet rozë të shtypit për një lidhje të re dashurie në Kosovë, Elvana pohon se nuk e ka lexuar këtë thashethem të fundit, që ndonëse nuk rezulton të jetë i vërtetë, nuk dëshiron ta komentojë, duke e pohuar apo mohuar. “Udhëtimet e mia të shpeshta drejt Kosovës kanë qenë gjithmonë për koncerte dhe për këtë, nuk ka arsye pse të aludohet, se mund të jenë për qëllime private, megjithatë nuk më pëlqen të komentoj asgjë nga ato, që shkruhen në formë thashethemi. Dhe kështu kam vepruar gjithmonë”, përfundon këngëtarja.

Burimi: Gazeta Panorama

“Mikrofoni i artë”, këtë vit më shumë çmime

Postuar në October 30, 2007 - Kategoria Nga Shqipëria | 1 Koment | Lexuar 286

I ftuar special do të jetë grupi rumun “Yarabi”

Edhe këtë vit mbrëmja finale e festivalit “Mikrofoni i artë” (MIA) do të jetë në sheshin “Nëna Tereza”. Organizatorët e këtij aktiviteti muzikor kanë theksuar gjithmonë faktin, që bëhet fjalë për një festival rinor, ndaj edhe sheshi shihet si më i përshtatshëm se sallat e mbyllura. E ndërsa edicionet parardhëse të MIA janë zhvilluar në ditët e fundit të muajit tetor, këtë vit mbrëmja finale vjen më 3 nëntor, ndërsa paraprakisht këngët janë transmetuar dhe votuar në radion +2. Lexo më tepër

Monika pret flokët si çun, nuk ka kohë për parukierët

Postuar në October 30, 2007 - Kategoria Nga Shqipëria | Shkruaj një Koment | Lexuar 336

Stop vajtjes në parukeri. Monika ka vendosur pa asnjë mëdyshje të presë flokët, të cilat kishte rreth gjashtë vjet që i rriste. Sapo ka hapur albumet e fotografive të disa viteve më parë ku ka parë veten me flokë të shkurtra, ka thënë me vete: “E pse jo?”. Në fakt me angazhimet e mëdha që ka në LSI dhe plot aktivitete të tjera, vajtja në parukeri çdo mëngjes ia komplikonte ditën.

Nga ana tjetër, flokët e gjata kërkojnë edhe trajtim të veçantë, si dhe lyerje të herëpashershme, ndërsa tani ajo ka mundësi të mbajë edhe ngjyrën e flokëve të saj. Sigurisht natyra praktike e Monikës mbase nuk gjente paqe me flokë të gjatë. Dhe ja ku është te njëra nga kafetë, afër selisë së LSI, duke biseduar me kolegun e saj, zotin Viron Bezhani. Një tjetër arsye për të cilën ajo vendosi të vërë gërshërë në flokë është edhe fakti se Monika frekuenton vazhdimisht palestrat dhe pishinat dhe mbasi mbaronte, natyrisht që i duhej të mbante frymën te parukeria. Lexo më tepër

Imazhi i Ornelës

Postuar në October 30, 2007 - Kategoria Nga Shqipëria | Shkruaj një Koment | Lexuar 286

Një model i përshtatshëm flokësh vetëm e vetëm për t’iu bashkangjitur sfilatës së modës dhe shout të jashtëzakon shëm që fali mbrëmja e para dy ditëve pranë Qëndrës Kombëtare Kulturore. Ornela Bregu nën kujdesin e stilistit të mirënjohur Joni Peçi është shfaqur tek publiku me një look ndryshe por pa iu larguar stilit të saj. Flokët bjonde të stiluara bukur të jepnin idenë e një modeli sa të thjeshtë, të këndshëm aq edhe tërheqës.

Burimi: Gazeta Shqiptare

keep looking »

    Sponsor