Nora, Roberti dhe Adelina
Postuar në July 19, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 17 Komente | Lexuar 2,479

Çka kanë të përbashkët Nora Istrefi dhe Adelina Ismajli, përveç faktit se te dyja jane mikesha te mira të Sinan Vllasaliut dhe faktit se të dyja janë këngëtaret më superseksi të Kosovës!?
Robert Berisha, është lidhja që i bashkon Norën dhe Adelinën. Djaloshi nga Prishtina, muzikanti Robert Berisha, zemërthyeri i vajzave kosovare, ka qenë i dashuri i Adelina Ismajlit, madje ai ka tatuazh në qafë me mbishkrim “ADELINA”.
ERMALI romancë me ish të dashurën e SHPATIT
Postuar në July 18, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 42 Komente | Lexuar 1,414

Lidhjet dashurore në showbizz, kanë gjithmonë të papritura. Një javë më parë u fol në media se Ermal Fejzullahu ishte lidhur me një vajzë e cila quhej Ariana, por ajo që nuk pritej ndodhi. Flitet se vajza që shoqëroi pinjollin e familjes Fejzullahu në natën e ndarjes së çmimeve “Video Fest”, ka qenë e lidhur më parë me Shpat Kasapin. Nëse e gjitha mund të duket si një telenovelë, romanca të tilla ndodhin rëndomë mes VIP-ash.
Thashethemi ka pak ditë që po qarkullon në faqet e internetit, por duket se asnjëra nga palët, nuk ka dhënë asnjë prononcim. Kurioziteti është rritur ndjeshëm vetëm pak ditë kur Ermali u shfaq në krah të një vajze misterioze, emri i së cilës ishte Ariana dhe më pas asnjë detaj tjetër për jetën e saj dhe sidomos për të shkuarën. Në këtë moment të gjithë nisën të gërmonin më shumë sesa duhet në jetën e Arianës, derisa zbuluan se ajo kohë më parë ka qenë edhe në krahët e një tjetër djaloshi po kaq të njohur sa i dashuri i saj aktual.
SONI MALAJ: Nuk heq dorë nga meshkujt francezë
Postuar në July 18, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 18 Komente | Lexuar 929

Shumë pak e dinë, që Soni Malaj është e dashuruar me gjuhën frënge, rrjedhimisht dhe meshkujt që e flasin atë. “Dashuria” që ka me gjuhën dhe këtë komb, bën që asaj t’i afrohen shumë meshkuj francezë. Në fillim për ta njohur, më pas për t’u miqësuar dhe pse jo të joshur nga sharmi i saj. Soni ka shumë miq francezë në Tiranë, prandaj edhe me ta ulet shpesh në kafe, ashtu si ndodhi me një prej tyre, pikërisht dje.
Aty pak para mesditës, Soni Malaj, kishte zgjedhur të gjerbte kafen e mëngjesit në një lokal buzë bulevardit të madh. E veshur me një kanotiere të hollë dhe pantallona xhins, vajza bukuroshe ndodhej në tavolinë me një djalosh francez, i cili dukej që e shihte me shumë admirim këngëtaren. Dhe ajo, që nuk fshihte lajkat e saj për asnjë moment, duke qenë në qendër të vëmendjes, për më tepër që mashkulli i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë nuk po ia ndante sytë për asnjë moment.
TUNA: Nxjerr “inatin” e Eurovizionit
Postuar në July 18, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 6 Komente | Lexuar 503

Pas sezonit të trishtë që kaloi, duke mos u kualifikuar për në Eurovizion, Altuna Sejdiu, ka lënë pas gjithë mëritë dhe ka realizuar videoklipin e këngës, me të cilën nuk fitoi dot përballë Adrijan Gaxhës. Madje, si për të treguar se ka hedhur gjithçka pas, ajo ka përshtatur në gjuhën shqipe këngën, që titullohet “Inati”, për të treguar se përpos përplasjeve dhe pakënaqësive që pati nga skualifikimi sipas saj i qëllimshëm, nxjerr inatin për qejfin e vet dhe fansat e saj.
Videoklipi mban firmën e disa bashkëpunëtorëve më të mirë, mes të cilëve regjisori serb Dejan Milicevic, ndërsa teksti i këngës ka si autore Aida Barakun. Skualifikimi i Tunës në festivalin maqedonas, pati shumë debate, kjo për shkakun se gjatë interpretimit të saj pati disa defekte në foni, çka u mendua se e gjithë situata ishte e stisur dhe dashakeqe ndaj këngëtares, me qëllim që mos shkonte në Eurovizion.
Binjakët eJOLI & PITT, kushtojnë 11 milionë $
Postuar në July 18, 2008 - Kategoria VIP Bota | 5 Komente | Lexuar 476

Fotografitë e dy binjakëve të Brad Pitt dhe Angelina Joli janë vlerësuar 11 milionë dollarë, duke u renditur kështu në listën e bebeve më të shitura në historinë e showbizz-it.
Por nëse shifra do të vazhdojë të rritet akoma më shumë, ka gjasa që të arrijë deri në 15 milionë, çifti ka premtuar se të gjitha të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë për bamirësi.Revistat amerikane dhe ato angleze kanë ofruar shuma marramendëse, por duket se çifti është në pritje për të vendosur.
ARTA BAJRAMI provokon me imazhe seksi
Postuar në July 18, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 16 Komente | Lexuar 814

Nuk mund të vinte kurrsesi ndryshe, edhe këtë herë këngëtarja Arta Bajrami. Ajo ka pushtuar qytetin e Prishtinës me postera gjigantë që promovojnë më shumë hiret, sesa videoklipin dhe singëllin e saj më të ri. Promovimi i këtij klipi pritet të bëhet se shpejti dhe sipas një burimi, ajo pritet që këtë ta bëjë jo vetëm në Prishtinë, por edhe nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës, duke filluar kështu një turne në të gjitha trevat ku flitet shqip.
Këngëtarja sjell sërish imazhe shumë provokuese me trupin e saj, ndoshta më shumë për të treguar se nuk zhvishet për arsye të stinës, por sepse kështu e ka zakon, pasi media e ka komentuar gjithmonë se zhvishet së tepërmi.
JEHONA SOPI vjen me “Marramendje”
Postuar në July 18, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 6 Komente | Lexuar 291

Jehona Sopi pritet që të lançojë këto ditë singëllin e saj më të ri “Marramendja”. Vargjet e këngës janë shkruar nga Aida Baraku, ndërsa muzika me orkestrim të Darko Dimitrov. Kënga ka për temë dashurinë, është ritmike dhe i takon stilit pop, ka bërë të ditur këngëtarja.
Ajo ka thënë të ndihet e kënaqur për këtë rikthim, prandaj dhe e cilëson atë një hap përpara në karrierën e saj. Videoklipi i këngës është xhiruar në Shkup dhe pritet që të ketë imazhe tejet profesionale.
VESA LUMA: Prenoton verën në lokalet e Durrësit
Postuar në July 18, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 7 Komente | Lexuar 312

Vetëm pak ditë më parë Vesa Luma ka mbyllur një nga kapitujt më të rëndësishëm të karrierës së saj, diplomimin në universitet. Më pas ajo ka preferuar të relaksohet për disa ditë në diellin përvëlues dhe magjinë e piramidave të Egjiptit. Këto kanë qenë pak e shumë pushimet e Vesës, pasi ajo do të zhvendoset në Golem, ku e presin disa koncerte në lokalet përgjatë brigjeve të detit Adriatik.
Ky prenotim që është “firmosur” qysh në fillim të verës, ka përcaktuar kështu edhe axhendën e saj koncertore të kësaj stine. Flitet se oferta për të kënduar në lokalet e Durrësit dhe Golemit arrin në 1 mijë euro nata, shumë kjo e cila e ka joshur që ajo të udhëtojë nga Prishtina drejt Durrësit për të mbyllur kontratën. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe në pauza të caktuara Vesa pritet të zhvendoset për të kënduar edhe në plazhet shqiptare, ku edhe është prenotuar për të qenë në koncerte gjatë kësaj periudhe.
FOTOLAJM: Thashethemet të ngelin në klasë “Visi Dipllomohet”
Postuar në July 16, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 37 Komente | Lexuar 1,259

Soni Malaj zëvendëson Florin me Getoarin
Postuar në July 16, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 38 Komente | Lexuar 2,084

Soni dhe Getoari komentojnë ish të dashurit, Florin dhe Elvanën
Me një fustan klasik mëndafshi, Soni Malaj atë natë dukej e lumtur. Ndërsa, ai totalisht rreper në të kuqe, me zinxhir të gjatë, dy vëthë me gurë të bardhë, kapele dhe syze, e disi i shpërqendruar, ishte vetë Getoar Selimi i “Tingullit trent”. Ora 21:00 e mbrëmjes së 7 korrikut, i gjeti të dy bashkë në tarracën e “The Living Room”, ndërsa prisnin miqtë artistë e gazetarë, për promovimin e klipeve të tyre të fundit.
Në ceremoninë pa shumë ekzaltime, ajo të klipit “Me faj, pa faj”, dhe ai të klipit “Kalle sonte” mungonte Flori Mumajesi, ish i dashuri i Sonit dhe mik i ngushtë i Getoarit. Por mbi të gjitha kompozitori i këngës së re të këngëtares dhe ai që deri diku, ndërmjetësoi në konsolidimin e miqësisë mes Getit e Sonit. Por mungonte dhe Elvana Gjata, dikur e përfolur për një lidhje intime me Getoarin, dhe tani shumë mike me Florin.
NORA ISTREFI: Jeta intime me Robertin
Postuar në July 16, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 17 Komente | Lexuar 1,949

Pas një heshtje të gjatë dhe një thashethemnaje rreth jetës së saj private, Nora Istrefi thyen përfundimisht akullin, për të rrëfyer ekskluzivisht për “Panorama Gossip”, historinë e saj të dashurisë me Robert Berishën, djaloshin me të cilin ka qenë prej 2 vitesh e dashuruar. Nora rrëfen të gjitha detajet e fejesës, arsyeja përse e mbajti të fshehtë lidhjen e saj, ditët e lumtura që po përjeton me Robertin, arsyet përse nuk mori pjesë në Video Fest, marrëdhëniet me familjet, projektet e saj muzikore dhe arsyet përse ka hequr dorë nga festivalet në Tiranë dhe Prishtinë.
Së fundmi, në media janë publikuar disa informacione në lidhje me fejesën tuaj të organizuar në një nga restorantet me luksoze të Prishtinës. Sa e vërtetë është?
Ai lajm tashmë mund të quhet i vjetër, por mbetet i vërtetë si informacion. Ceremonia e fejesës sime me Robertin ishte më 22 maj, do thosha se është organizuar në një restorant modest në Prishtinë. Ishte një ceremoni private me familjarët dhe disa miq tonë, pa prezencën e mediave.
ZANA KRASNIQI: Në dhjetëshen e Miss Univers 2008
Postuar në July 16, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 22 Komente | Lexuar 1,174

Kurora e vajzës më të bukur të Miss Univers 2008 ka shkuar për bukuroshen nga Venezuela
Edhe pse nuk ka mundur të fitojë, bukuroshja kosovare Zana Krasniqi ka mundur të kualifikohet në dhjetëshen e vajzave më të bukura të Universit. Ndryshe nga përfaqësuesja shqiptare, Matilda Meçini, e cila nuk mundi dot të hynte në finale, vajza kosovare ka qenë gjithashtu protagoniste e titujve të parë të gazetave amerikane, falë miqësisë së re me Miss Serbia.
Ajo ka qenë në formën e saj më të mirë deri në momentet e fundit, edhe pse juria nuk e ka zgjedhur për të qenë në finale. Kurora e vajzës më të bukur të Miss Univers 2008 ka shkuar për bukuroshen nga Venezuela, Dayana Mendoza, e ndjekur nga Miss Kolumbia, Taliana Vargas dhe në vendin e tretë vajza e Republikës Dominikane, Marianne Cruz Gonzale.
GETOAR SELIMI, grushte me reperin e Gold AG
Postuar në July 16, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 52 Komente | Lexuar 1,084

Getoar Selimi, i cili është edhe lider i kompanisë së produksionit “Baba Records” dhe grupit “Tingulli i 3NT”, ka shkëmbyer disa grushte me reperin nga Presheva, Gold AG. Mirëpo, të dy reperët janë pajtuar më vonë me njëri-tjetrin dhe duket se për këtë ngjarje shkak ka qenë një mëri në të shkuarën, që është rihapur së fundmi, pak ditë pas publikimit të klipit të fundit të “Tingulli i 3NT”.
Miq të afërt të Getoarit tregojnë se ai edhe më parë nuk ka shkuar mirë me reperin që këndon më shumë muzikë underground.
GENTA ISMAJLI, të enjten albumi i ri
Postuar në July 16, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 29 Komente | Lexuar 488

E sapo kthyer nga Amerika, këngëtarja Genta Ismajli pritet që të promovojë të enjten albumin e saj më të ri. Sipas njërit prej organizatorëve të këtij promovimi, në këtë koncert që do të mbahet në “Sheshin 21”, pritet të marrin pjesë një numër i madh këngëtarësh nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, madje pritet që të ketë edhe emra të njohur të politikës.
Gjatë promovimit të albumit të saj më të ri, Genta do të lançojë më fort edhe disa këngë të reja, të cilat do të jenë në gjuhën angleze dhe që për momentin janë publikuar vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, treg të cilin ajo e synon prej kohësh.
Përse urren Redon Makashi
Postuar në July 16, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 5 Komente | Lexuar 339

Djaloshi i këngëve melankolike, rikthehet pas një mungese të gjatë në tregun muzikor me një këngë dhe videoklip të ri. Redon Makashi ka promovuar dje këngën “Përse më bërë të urrej”, fituese e një prej edicioneve të festivalit “Këngët e Stinës”, një prej më të preferuarave të tij, të cilën ka dashur që ta ngjizë në një film me metrazh të shkurtër dhe më në fund ia ka arritur qëllimit.
Kënga është realizuar në bashkëpunim me mikun e tij Bledar Seiko dhe videoklipi është realizuar në Himarë. Në mbrëmjen e promovimit kanë marrë pjesë miq të këngëtarit, mes të cilëve Aleksandër Gjoka, Gjergj Leka, Evis Mula, Mariza Ikonomi dhe shumë të tjerë.
Faqja tjeter »




