Lamtumirë Madalenna! Tani Arbri rri me Besartën
Postuar në July 7, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 144 Komente | Lexuar 4,423

Në fakt po t’i pyesim dy të rinjtë ata mund ta hedhin poshtë variantin e një historie dashurie. Por ne kemi disa fakte që na bëjnë të besojmë që kjo mund të jetë e vërtetë
Nuk mund ta themi me siguri të plotë, por faktet në bëjnë të mendojmë se mes Arbrit dhe Besartës mund të ketë filluar një histori dashurie. Rreth një javë më parë, disa ish-banorë të shtëpisë së “Big Brother” morën pjesë në ditëlindjen e Besartës në Gjilan.
Pritja ishte e jashtëzakonshme jo vetëm nga familja e Besartës por nga të gjithë fansat e programit “Big Brother”. Ishin ftuar në ditëlindje të gjithë ish-banorët, por morën pjesë vetëm Çimi me familjen, Astriti me bashkëshorten, Ingridi, Ina, Poli, Visi, Dorina, Julinda me të dashurin dhe i ftuari i nderit i cili nuk erdhi me grupin por me familjen e tij, ishte Arbri. Mbas festës në një disko të Gjilanit ku u krye edhe riti tradicional i prerjes së tortës, të gjithë banorët u akomoduan në një nga vilat që janë pronë e familjes së Besartës, ndërsa Arbri me familjen u ftuan në ambientin ku jeton Besarta me familjen e saj.
Çmenden kosovarët për “Big Brother”-at
Postuar në July 7, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 12 Komente | Lexuar 730

Kanë lëvizur në çdo vend me dy limuzina Në diskotekat ku kanë marrë pjesë, ka pasur mbi 4000 vetë Kanë marrë oferta për të qenë prezent në diskotekat e Kosovës dhe të Zvicrës
Mbas kthimit në Tiranë janë nisur për pushime në Turqi, Çimi dhe Astriti me bashkëshortet si dhe Olsi me Najadën.
Burimi: Gazeta Panorama
Plas xhelozia mes Inës dhe Polit nga dyndja e fansave
Postuar në July 7, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 19 Komente | Lexuar 2,574

Ato janë ndjerë si në qiellin e shtatë dhe në fakt kanë pasur të drejtë. Të mos jesh as këngëtar, as aktor, as politikan, por thjesht të kesh marrë pjesë në një reality show dhe të marrësh kaq famë, kjo ngjan me të vërtetë me një nga ato ëndrra për të cilat thuhet “shumë e bukur për të qenë e vërtetë”.
Por ja që ka ndodhur. Një javë më parë Ina, Poli, Visi, Dorina, Çimi, Ingridi dhe Astriti kanë kaluar pesë ditë të paharruara në Gjilan dhe Prishtinë. Ata janë befasuar nga pritja e bashkëatdhetarëve atje të cilët edhe pse nuk ishin lajmëruar, kanë vërshuar në diskotekat ku ndodheshin djemtë dhe vajzat por edhe para hotelit ku ata ishin akomoduar. Por si të gjitha gjërat e bukura që kanë edhe anën e tyre të papëlqyeshme, duket se dyndja e fansave ka krijuar xhelozi mes Polit dhe Inës.
Çimi një cd me zërin e tij
Postuar në July 7, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 19 Komente | Lexuar 1,250

Është pritur shumë mirë edhe Çimi, madje kosovarët e kanë falënderuar për frymën pro familjes që ai ka shpërndarë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”.
Madje edhe në Kosovë Çimi ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tyre. Mbasi ka kënduar disa këngë në një diskotekë, Çimit i kanë propozuar për t’i bërë një cd me zërin e tij.
Dorina në kopertinën e revistës “Kosovarja”
Postuar në July 7, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 10 Komente | Lexuar 385

Edhe pse ishte një nga banorët që nuk arriti të na tregojë shumë nga vetja pasi ndenji relativisht pak në shtëpinë e “Big Brother”, ajo arriti të konstatojë që fansat e këtij spektakli e duan njëlloj si të gjithë të tjerët.
Madje gjatë ditëve të qëndrimit në Kosovë asaj iu propozua për të qenë në kopertinën e një reviste për femra të titulluar “Kosovarja”.
Burimi: Gazeta Panorama
Visi, beqari i grupit i rrethuar nga bukuroshet e Kosovës
Postuar në July 7, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 11 Komente | Lexuar 1,666

Sapo ka dalë nga shtëpia e “Big Brother” është ndarë nga e dashura me të cilën kishte një vit që ishte lidhur dhe të gjitha femrat e dinë se Visi tashmë është i lirë.
Ky fakt ka bërë që të mos mendohen dy herë edhe vajzat e Kosovës të cilat janë edhe shumë të pashme siç e dimë të gjithë. Visi ka qenë një nga pjesëtarët e “Big Brother” që është kënaqur më shumë ato ditë të qëndrimit në Prishtinë.
BLERO: Braktis muziken e Suedine
Postuar në July 4, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 81 Komente | Lexuar 2,527

Këngëtari është vendosur përfundimisht në Prishtinë në pritje të dashurisë së re
Do të zbuloj diçka për fansat e mi, ata shumicën e gjërave i dinë, por unë po ju them për herë të parë, që unë do të braktis muzikën
Plot një vit më parë Blero, do t’i jepte fund lidhjes dashurore me Norën, vetëm pak ditë para dasmës. Por duket se në më pak se 365 ditë, kur kanë lëvizur shumë gjëra në jetën e tij, Blero ka preferuar të vendoset përkohësisht në Prishtinë, madje ai ka pohuar një sekret për fansat e tij, se do të braktisë muzikën, por nuk ka përcaktuar nëse me këtë hap do t’i japë fund karrierës. “Do të zbuloj diçka për fansat e mi, ata shumicën e gjërave i dinë, por unë po ju them për herë të parë, që unë do të braktis muzikën”, ka thënë Blero në një intervistë, që duket paksa e pakëndshme për të gjithë fansat e tij.
ROVENA STEFA: Thashethemet nuk më trembin…!
Postuar në July 4, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 25 Komente | Lexuar 1,138

As numri i madh i koncerteve, nuk e ka lodhur që t’u përgjigjet telefonatave të njëpasnjëshme që e kërkojnë të jetë në sheshxhirim. Së bashku me të motrën, koordinojnë axhendën për të gjetur pak kohë për të nisur projektin e madh, hapin që duket se këtë sezon do ta rikthejë Rovena Stefën më fort se asnjëherë, tjetër në tregun muzikor. “Thashethemet që mund të bëhen për jetën time private nuk më trembin aspak, pasi fokusi im kryesor për momentin është puna.
Janë plot 7 këngë të reja, disa prej tyre edhe me klipe, të cilat kërkojnë kohën, energjinë dhe zërin tim për t’u realizuar. Karriera po që është për mua gjëja më e rëndësishme dhe nuk lejoj që askush të ndërhyjë në të”, tregon Rovena Stefa për suplementin e “Panorama Gossip”. Ajo rrëfen projektet e saj muzikore dhe impenjimet që i kanë marrë gjithë kohën e pushimeve në koncerte, sheshxhirime në Tiranë.
Ilda: Nga pubet tek plazhet
Postuar në July 2, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 54 Komente | Lexuar 3,413

Padiskutim që Ilda e “Big Brother” do të gjendet në të gjitha ato vende ku njeriu mund të relaksohet e kënaqet. Mbase duke qenë për vite larg Shqipërisë, ajo e shijon më shumë se sa të tjerët jetën e Tiranës. Kjo mund të jetë arsyeja që Ilda simpatike shihet ngado.
Kësaj rradhe paparaci ynë e ka fiksuar me aparatin e tij tek Kartodromi teksa shijonte rrezet e diellit dhe pishinën. Për çudi siç ndodh shpesh, kësaj here ajo nuk ishte e shoqëruar nga djem por nga disa shoqe.
Olsi: “Në Londër kam pasur shumë femra, isha i lumtur”
Postuar në July 2, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 133 Komente | Lexuar 3,896

Najada dhe Olsi festojnë tek “Austria” 3 mujorin e njohjes së bashku me miqtë
Tani gjithçka është ndryshe për djalin që doli i dyti në programin e suksesshëm “Big Brother”. Edhe pse e dinte se falë këtij formati të suksesshëm, banorët kthehen në personazhe publikë, nuk e kishte menduar asnjëherë se mjafton vetëm pjesëmarrja në një program televiziv, për të të ndryshuar krejtësisht jetën. Madje kur e pyet Olsin se çfarë do të doje të ruaje nga e kaluara jote, ai përgjigjet: “Asgjë, kam filluar një jetë të re dhe nuk dua të kthej kokën pas për asgjë”.
Padyshim që të gjithë mund të mendojnë se Olsi mori shumë nga ky program pasi tashmë është i njohur, se ka një punë që i pëlqen si menaxher tek kompleksi “Austria”, por ka edhe një të dashur të re, Najadën me të cilën ndjehet aq mirë sa fjalët sipas tij nuk mjaftojnë për të përshkruar gjëndjen shpirtërore që i ka dhuruar ajo vajzë. “Gjithnjë në lidhje më ka ndodhur që femrat gjenin nga një motiv, edhe kot, për të krijuar debate dhe për të të bërë që të ndjehesh keq. Me Najadën është krejt e kundërta.
Faqja tjeter »



