Skillz fitojnë në VideoFest Muzikor 2008
Postuar në May 22, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 10 Komente | Lexuar 349

Ka përfunduar në Prishtinë spektakli muzikor “Video Festi Muzikor 2008”. Rap–grupi “Skillz”, me këngën “Ah femrat”, ka fituar çmimin “Video spoti më i mirë” për vitin 2007”. Ky grup po ashtu ka fituar në kategorinë për grupin më të mirë dhe për video spotin më të mirë në kategorinë hip-hop.
Në të gjitha daljet e tij, Ledri Vula nuk ka harruar të bënte së pari: “brrrrrrr, brrrrr”,fjalë kjo që nuk i dihej se cili ishte kuptimi i saj. Ndërkaq, pas nuk ka mbetur as në falënderimet e tij për babin e tij i cili ia punoj spotin - më të cilin ai mori çmimin kryesor të festivalit.
Mandi kritikon por edhe përqafon
Postuar në May 22, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Ilda, Juna | 16 Komente | Lexuar 1,145

Armand Peza, regjizori njohur, në fakt ka marrë famë që kur ka filluar spektakli i “Big Brother” si i atashjuar i përhershëm në këtë spektakël, i ftuar për të dhënë opinionet e tij.
Karakteristika e Armandit siç është vënë re nga të gjithë, është të thënit e gjërave troç edhe pse shpesh ato të vërteta sipas Mandit , janë edhe të hidhura. Nëse iu kujtohet kur e pyetën se çfarë mendonte për Ildën e cila sapo ishte futur në shtëpi, ai u përgjigj: “Për mua Ilda është Olsi versioni femër”.
Visi në përpjekje për demokratizim
Postuar në May 22, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Ervisi, Ilda, Juna | 14 Komente | Lexuar 710

Visi e ka deklaruar edhe më parë se është aktivist i forumeve rinore në PD, por fakti që u bë kaq i njohur nga “Big Brother” ia bën më të lehtë lobimin për tu afruar tek kjo forcë politike.
Kështu Visi pak ditë më parë ka marrë me vete Ildën dhe Junën në qytetin e studentit dhe nga rreshti i parë kanë ndjekur Kryeministrin e vendit, Berishën teksa fliste për Shqipërinë në Nato.
Besa në shtator, në “Golden Star” në Rumani
Postuar në May 22, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 203

Në fakt ka qenë një nga planet e saj artistike shumë kohë para se të merrte pjesë dhe të fitonte në “Top fest 5”.
Në shtator Besa është përzgjedhur për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të muzikës së lehtë, i cili zhvillohet në Rumani dhe pjesëmarrës janë të gjithë ata këngëtarë që përzgjidhen nga një juri profesioniste dhe padyshim kriter është një teknikë e mirë vokale.
Festivali quhet “Golden Star” dhe Besa shpreson që edhe aty të dalë me sukses. Ndërkohë Besa edhe pse ka pak vite në skenë, ka arritur të bëhet e njohur dhe e pëlqyer nga publiku shqiptar. Në të gjitha kompeticionet muzikore ajo ka arritur të marrë një çmim.
Blero në skenat shqiptare pas akuzave ndaj Festivalit
Postuar në May 22, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 4 Komente | Lexuar 419

Nëse iu kujtohet festivali i vjetshëm i fundvitit nuk pati jehonë vetëm për kontradiktat e jurisë, por edhe për një denoncim që këngëtari kosovar Blero bëri në adresë të organizatorëve të këtij festivali.
Blero akuzonte drejtorin artistik të tij zotin Edmond Zhulali se i kishte kërkuar para për të marrë pjesë në festival ndërkohë që Zhulali bëri publik sms-në, që i8 dërgonte Blero duke i thënë se do patjetër çmimin e parë. Pas kësaj asnjëra palë nuk u ndje më.
ALBAN SKENDERAJ: Pretendent për të fituar çmimin e parë
Postuar në May 22, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 6 Komente | Lexuar 300

Më 25 maj, ditë kur do të zhvillohet nata gala e cila shënon edhe përmbylljen e nëntë puntatave të këtij spektakli të suksesshëm, do të ketë mjaft surpriza. Krahas ndarjes së çmimeve, do të ketë shumë të ftuar VIP, të cilët do të festojnë së bashku me këngëtarët por do të ndajnë edhe çmime. Pritet që në këtë natë të jetë i ftuar njëri nga politikanët më të njohur, zoti Spartak Ngjela, si dhe Princi Leka.
Ka pasur një moment që e ka vënë në provë serioze afeksionin e fansave për këngëtarin Albanin Skënderaj. E kemi fjalën për prezencën e tij në jurinë e festivalit të fundvitit në Radio Televizion dhe faktin se ai dhe regjisori i njohur Gjergj Xhuvani, ishin të vetmit anëtarë të jurisë që nuk votuan me pikët maksimale duetin e vajzave që zunë vendin e dytë duke çuar në “Eurosong” me anë të kësaj vote Olta Bokën, me këngën “Zemrën e lamë peng”, me muzikë të Adrian Hilës dhe tekst të Pandi Laços.
Orinda lë vetëm “Energji Band”
Postuar në May 22, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 315

Orinda Huta, njëra nga këngëtaret më fine të muzikës sonë të lehtë, pas një pauze relativisht të gjatë, rikthehet me një këngë e cila është bërë edhe klip, e titulluar “As fejesa, as martesa”. Dihet tashmë se këngëtaret tona të reja e duan patjetër një bashkëpunim me një nga grupet e njohura të Kosovës, është bërë një modë nga e cila nuk po shpëton asnjë.
Kujtojmë këtu Çiljetën me “Tingullin 3”, dhe një vit më pas Elvana Gjatën po me këtë grup dhe një vit më vonë Genta Ismailin. Dhe ja ku vjen Orinda Huta në bashkëpunim me “Energji Band”, një grup muzikor shumë i pëlqyer nga të rinjtë. “Energji Band” ka ardhur javën e kaluar në Tiranë për të marrë pjesë tek “Netët e Klipit” ku është në konkurrim edhe klipi i tyre.
Po Hueida kur do iki në Paris?
Postuar në May 22, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 1 Koment | Lexuar 196

Mesa duket vetëm dëshirën e ka për t’u larguar, pasi në Paris ajo mund të kënaqë ambiciet e saj si dhe mund t’i shohë më të realizuara planet për të ardhmen, por e gjitha mesa duket ngelet vetëm një plan sepse sa herë ka ndonjë party në Tiranë apo thjesht dyndje të zakonshme fundjave nëpër pube, Hueida do jetë gjithmonë aty bashkë me miqtë e saj.
Besojmë se ju kujtohet pak muaj më parë kur Hueida u largua nga televizioni “Arbëria” dhe programi që ajo drejtonte “Venus”. Në një intervistë për “Panorama plus”, ishbalerina tregonte se, ishte e zhgënjyer dhe do të largohet në Paris për projektet artistike por edhe për të gjetur dashurinë e saj.
Mariza si eksperte e pubeve
Postuar në May 22, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 1 Koment | Lexuar 264

Tani është e pamundur që të mos e gjejmë Marizën në një nga pub-et e Tiranës kryesisht si kliente pasi më parë e gjenim më së shumti si këngëtare, meqë është edhe mjaft e kërkuar për cilësitë e saj vokale.
Kësaj radhe paparaci ynë e ka kapur këngëtaren e njohur tek “Lolly Pop” duke pirë birrë në banak. Siç e shihni vajza e njohur e muzikës ka preferuar që birrën ta pijë me shishe, jo me gotë.
Rozana Radi kapet mat me një djalë. Mos është i dashuri i ri?
Postuar në May 22, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 2 Komente | Lexuar 476

Është parë në shoqërinë e një djali pak ditë ma parë, këngëtarja e njohur dhe e dashur nga të gjithë, Rozana Radi. Në fakt jemi të sigurt se në premierën e filmit “Sekretet” ajo ka shkuar më shumë si aktore se sa si këngëtare.
Filmi i shfaqur tek kinema “Millenium” një javë më parë mblodhi shumë artistë, pasi është një rast kaq i rrallë dhe fatlum të kemi një film të ri shqiptar.
Faqja tjeter »Reklama


