Një ditëlindje ndryshe për Arbrin
Postuar në May 9, 2008 - Kategoria Arberi, Big Brother Albania | 88 Komente | Lexuar 2,445

Surpriza për 21-vjetorin: Vajzat ofrojnë muzikë dhe striptizë
Nata për Besartën dhe Jonidën ka kaluar duke përgatitur surprizën e ditëlindjes së Arbrit, që dje mbushi 21 vjeç.Besarta ka bërë gjithçka që Arbri të mos ta marrë vesh që po përgatisnin një dhuratë, duke marrë si roje herë Polin dhe herë Jonidën. Ai është ende në gjumë, ndërsa banorët i kanë ngjitur një mesazh urimi në dollap. Jonida e zgjon atë, duke e uruar për ditëlindjen dhe e puth. Arbrin e uron dhe e puth edhe Besarta dhe të gjithë banorët e shtëpisë. Ai ndjehet shumë i gëzuar që merr urime nga të gjithë. Ndërsa Olsi me Polin bisedojnë se kur do të festohet ditëlindja e Arbrit. Olsi është i mendimit që më mirë ta festojnë në darkë dhe jo në drekë.
Arbri për Magdalenën
Najada e pyet Arbrin për të dashurën e tij, Magdalenën. Lexo më tepër
Ilda ne Big Brother Amerika
Postuar në May 9, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Ilda (e larguar) | 44 Komente | Lexuar 1,655

Ilda ka dale nga “Big Brother”. Keto dite mund ta shikoni neper qytet apo neper gazeta te ndryshme e shume shpejt ndoshta dhe me nje emision te sajin ne Top Channel.
Nryshe nga “te larguarit” e tjere, dalja e saj ka qene me e bujshme duke lene te mendosh se ne pak kohe ajo eshte shnderruar per mire apo per keq, ne nje prej personave me interesant te kesaj loje. Se shpejti mendon te rikthehet ne Amerike,por vetem per nje vizite, sepse shume i ka pelqyer Shqiperia dhe mendoj te jetoje atje edhe per pak kohe.
Elbino:Perse vendoset te hynit ne “Big Brother”?
Vendosa te hyja ne Big Brother se pari per vet eksperiencen, ishte nje rast i vecante, nuk isha e preokupuar me pune ose shkolle keshtu qe kisha lirshmerine, dhe normale per cmimin.
Ndahen Soni dhe Flori
Postuar në May 9, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 33 Komente | Lexuar 1,507

Sapo kemi mesuar se nje prej cifteve me te njohura te “Estrades shqiptare” jane ndare. Soni dhe Flori dy prej kengetareve me te suksesshem te viteve te fundit ne Shqipe, ndersa ne dukje te dashuruar marrezisht i kane thene “lamtumire” njeri-tjetrit. Burime shume te aferta me ciftin na e kane sjelle kete lajm, i cili ende nuk eshte konfirmuar nga Soni apo Flori.
Ne mendje po me vjen nje interviste e dhene prej tyre ku i pyeten “Jeni te dashuruar dhe qe ne momentin e pare i kendoni nje ndarjeje(Per kengen Fluturimi 3470)?” e pergjigja e tyre ish “Nuk eshte ndarje.
Lirio Nushi se shpejti me nje album te ri “THE MY NOSTALGY”
Postuar në May 9, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | Shkruaj një Koment | Lexuar 70

Se shpejti ne tregun nderkombetar muzikor me nji album te ri : «THE MY NOSTALGY», eshte titulli i diskut ku kompania muzikore me e madhe ne bote «Sony Music» ka vendosur te promovoj me kontrate nji artist shqiptar.
Fotografi i njohur grek Nikos Karjotis ka fotografuar Lirion nudo per kopertinen e diksut dhe pozimi ne formen e nji prej busteve te antikitetit i pershtatet karakterit muzikor te ketij disku shume ndryshe nga sa jemi mesuar ta shohim deri tani.
Chardonnay karaoke - Shkelqimi ne “dhomen” e kendimit (7 fotografi)
Postuar në May 8, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Shkelqimi (i larguar) | 98 Komente | Lexuar 2,749
Thone se dhimbja iken duke kenduar, dhe me sa duket kjo thenie po funksionon teresisht tek ish banoret e Big Brother. Ka qene Shkelqimi kesaj rradhe i cili ka kenduar ‘kengen e lamtumires’ ne Chardonnay karaoke. E kthyer ne tradite tashme e shtuna pas spektaklit kalohet duke bere karaoke me tingujt e bukur te muzikes shqiptare ne Chardonnay nga banoret e perjashtuar te shtepise se BB.
Cimi i cili ka pershendetur te gjithe te pranishmit si nje showman i vertete ka kenduar disa kenge te ndryshme. I perqendruar tek kenget popullore ai eshte ndihmuar dhe nga ish ‘armikia’ e tij Mardiola si dhe nga Juna e Nardi. Me pas ish banoret kane vijuar mbremjen duke hedhur valle. Personazhi me entuziast ishte Ina e cila nuk arrinte ende te besonte se kish puthur Polin.
Shkelqimi pas daljes nga shtepia e “Big Brother”: Nuk kam manipuluar askënd
Postuar në May 7, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Intervista, Shkelqimi (i larguar) | 215 Komente | Lexuar 4,156

Shkëlqim, me gjithë këtë angazhim që ke në komunitetin rom, ndihesh më shumë rom apo shqiptar?
Ndihem shqiptar, por edhe rom. Kontibuti im tek ky komunitet i mrekullueshëm njerëzish, por që kanë mangësi në sistemin arsimor dhe shëndetësor me gjithë tiparet që vijnë nga kjo, më bën të them se ndihem rom, pasi ata janë njerëz shumë të mirë.
Kë ke rom, babain apo nënën?
S’kam asnjë. S’kam gjak rom, por them që ndihem i tillë nga kontributi, sepse shqiptarët dhe romët janë njerëz, vetëm se këta të fundit janë të diskriminuar dhe kanë nevojë për ndihmesë.
Si kanë qenë ditët e para pasi ke dalë? Lexo më tepër
Besa fiton çmimin e madh të “Top Fest 5″
Postuar në May 5, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 59 Komente | Lexuar 2,052

Sërish një baladë dashurie vlerësohet maksimalisht në festivalin më të madh të muzikës moderne shqiptare
Besa është shpallur fituese e edicionit të 5-të të “Top Fest”, festivali më i madh i muzikës moderne shqiptare. Fjala është pikërisht për Besa Kokëdhimën, një këngëtare e afirmuar vitet e fundit haps pas hapi, e cila njëherësh fitoi dhe çmimin e më të votuarës në internet. Ajo u përfaqësua në këtë edicion me një ndër baladat më të bukura të dashurisë të titulluar “Engjëjt vrasin njësoj” duke iu bashkuar kështu dy baladave fituese në edicionin e dytë dhe të tretë, interpretuar nga Alban Skënderaj, e në të dytën së bashku me “Kthjellu”.
Koncerti i “Elita 5”, një dështim i vërtetë
Postuar në May 5, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 28 Komente | Lexuar 941

Mungojnë spektatorët VIP dhe salla ishte pothuajse e zbrazur
Mbase mund të ketë qenë një punë jo e mirë e organizatorëve të koncertit të parë recital të grupit të njohur nga Maqedoni “Elita 5”, pasi duket gati-gati e pabesueshme që publiku ta ketë abandonuar këtë grup kaq të famshëm e të pëlqyer sepse nuk ju ka interesuar koncerti i tyre.
“Elita 5”, një grup me shumë eksperiencë të cilët kanë filluar të këndojnë që në vitin 1987, vendosën të japin një koncert recital mbas 17 vitesh njohje nga publiku shqiptar. Shtatë albumet e tyre dhe dy klipet janë të njohura dhe të pëlqyer nga të gjithë. Madje, mund të thuhet se “Elita 5” është një grup që ka kënaqur shijet e çdo gjenerate duke u pëlqyer nga të mëdhenjtë dhe të vegjlit.
ONI: Si e tradhtova të dashurën me vajzën italiane
Postuar në May 5, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 5 Komente | Lexuar 647

Kam një skenë të tillë me njërën nga vajzat që njihem pas largimit nga Shqipëria dhe kështu tradhtoj të dashurën time me këtë vajzën e huaj që në fakt e luan një aktore italiane.
Ai ka marrë rrugën e emigracionit në jetën reale por mbas viteve 90 atëherë kur nuk rrezikoje jetën. Ndërsa çiklisti i Gjergj Xhuvanit arratiset para viteve 90, kur guximi mund të krahasohej me një çmenduri. Kështu modeli i njohur Oni Pustina provon një eksperiencë të re, atë në kinematografi. Ka qenë vetë ideja e regjizorit Xhuvani për t’i dhënë një rol Onit i cili jeton prej vitesh në shtetin fqinj, Itali.
Dhe duket se djali simpatik ka qenë me fat sepse përveç fatit të madh të të punuarit si aktor, ka rolin e një djali që të dashur ka një vajzë shumë të bukur, Irsa Demnerin, ndërsa kur kalon kufirin e tradhëton me një italiane me të cilën ka xhiruar dhe një skenë seksi. E kemi takuar Onin tek spektakli “Netët e Klipit” i ftuar nga Alda dhe Petri Bozo. Jeni në
Tiranë prej pak kohësh, ndonjë oferte ka bërë të lini Italinë dhe të jeni ketu?
Po, ishte nje propozim për të marë pjesë në një film shqiptar të regjizorit Gjergj Xhuvani.
Dashuria e Shpat Kasapit me Norën e televizionit grek
Postuar në May 5, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 32 Komente | Lexuar 1,069

Më datën 29 prill këngëtari shqiptar ka qenë i ftuar special i emisionit të mëngjesit “Proino kafe” të drejtueses Eleonora Meleti, e cila nuk ka nguruar që të shprehte përpara miliona teleshikuesve grekë simpatinë që ka ndaj këngëtarit shqiptar, duke e cilësuar si një mashkull ideal me një zë brilantdhe shumë të zgjuar.
Këngëtari i famshëm shqiptar nis një karrierë brilante në Greqi. Pasi është prezantuar për herë të parë para publikut grek në ditën e Shën Valentinit në ekranin e kanalit më të madh grek, “Antena”.
Eshtë po ky kanal që ka ftuar përsëri yllin e muzikës shqiptare, Shpat Kasapi për të kënduar disa nga kënget e tij më të suksesshme, përpara teleshikuesve grekë. Ka qenë vetë bukuroshja Eleonara Meleti, shoë-girl i kanalit më të madh grek “Antena”, e cila ka preferuar që menjëherë pas festeve të Pashkëve greke nëstudion e saj të ketë të ftuarin special Shpat Kasapi.
Joni Peçi, mbas burgut në Itali, rikthehet në Tiranë
Postuar në May 5, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 8 Komente | Lexuar 859

Është një nga personazhet më të përfolur stilisti Joni Peçi. Që në fillim u dyshua nëse është apo jo stilist. Më pas ai qe njëri nga organizatorët e javës së modës në Shqipëri, dy vite më parë.
Që aty emri i tij filloi të promovohej dhe Joni filloi të kërkohej edhe për aktivitete të ndryshme. Vlen të përmendim bashkëpunimin e gjatë që ka patur me të gjitha aktivitetet që organizonte Ardit Gjebrea.
Kandidatet e javes: BESARTA, DORINA, JONIDA, NAJADA, OLSI & ROMINA
Postuar në May 3, 2008 - Kategoria Besarta, Big Brother Albania, Dorina, Jonida, Najada, Olsi, Romina | 307 Komente | Lexuar 4,020

Kete jave do te kemi 6 te nominuar. Cili mendoni se do te largohet nga shtepia e Big Brother Albania te shtunen e ardhshme?
1. Besarta
2. Dorina
3. Jonida
4. Najada
5. Olsi
6. Romina
INA & POLI: Puc Puc…
Postuar në May 3, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Ina (e larguar), Poli | 507 Komente | Lexuar 4,880

Supriza e INES e beri POLIN qe ti jepte puthjen e pare…
Lind cifti i dyte i Big Brother Albania. Ina eshte lejuar nga Vellai i Madh te takohet me Polin ne magazinen e shtepise. Ne nje ambient romantik, me nje trendafil ne dore dhe nje dhurate shume origjinale, Ina ka thyer me ne fund qendresen e Polit i cili nuk ka ngurruar me ta puthe. “Mezi pres te dal dhe te te takoj” i ka thene ai ne fund te momentin magjik dhe te parpitur.
Cfare mendimi keni per ciftin e ri te Big Brother Albania?
Burimi: Top Channel
ROMINA vs SHKELQIMI: 7-0 (Mirupafshim Cimi…)
Postuar në May 3, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Romina, Shkelqimi (i larguar) | 222 Komente | Lexuar 1,770

Shkelqimi eshte banori i radhes i eleminuar nga Big Brother Albania. Me 54% te votave, Shkeqlimi eshte eleminuar nga publiku duke braktisur shtepine pas 70 ditesh bashkejetese.
Per te dale nga shtepia ai ka zgjedhur si shoqerues Astritin, i cili nuk ka arritur t’i mbaje lotet ne momentin e daljes se mikut te tij me te ngushte ne Big Brother edhe pse shpesh here ka debatuar ashper me te.
Burimi: Top Channel
Mbyllet Sondazhi: ROMINA perseri… A do te dali?
Postuar në May 3, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Romina, Shkelqimi (i larguar) | 88 Komente | Lexuar 789

Sondazh - Kandidatet e javes: OLSI, ROMINA & SHKELQIMI
- Romina (40%, 40,383 Vota)
- Olsi (35%, 35,795 Vota)
- Shkelqimi (25%, 25,257 Vota)
Sondazhi ka 7 here radhazi qe nxjere ROMINA, ROMINA, ROMINA dhe perseri ROMINA. Por a do te dale vertet ROMINA sonte apo do tja “hedhe” edhe kesaj radhe?
Jo vetem ky sondazh por edhe mjaft sondazhe te tjera ne internet kane nxjere ROMINEN te paren ashtu si edhe vete banoret e shtepise. Cudi si disa banore lene shtepine qe me nominimin e pare ndersa ROMINA jo! Sa me fat kjo ROMINA…
Kujdes: Mos u habisni po te dali SHKELQIMI sonte!!
Lusi: OLSI eshte martuar me nje 60-vjecare
Postuar në May 3, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Olsi | 279 Komente | Lexuar 7,430

Olsi është martuar rreth 6 vite më parë me një grua rreth të 60-tave, që punon drejtore e një banke në Londër. Natyrisht si të gjithë shqiptarët edhe ai aspironte për pasaportë angleze. Ka qenë një lidhje vetëm për këtë arsye dhe Margarita e dinte. Madje, ka ardhur 2-3 herë në Shqipëri dhe unë e kam takuar. Ajo e shikonte Olsin si djalin e saj dhe donte ta ndihmonte.
Lysika Hajdari, një vajzë e gjatë, bionde dhe shumë simpatike, papritur ka ndjerë interesin mediatik mbi jetën e saj edhe pse vetë ajo tregon se nuk e ka kërkuar këtë gjë pasi ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe për karrierën e saj si modele. Dhe kjo është shumë normale, pasi Lusi ishte e dashura e Olsit, njërit prej konkurrentëve të spektaklit shumë të ndjekur “Big Brother”.
Të gjithë e mbani mend Lusin disa javë më parë ku në mënyrë demonstrative në mes të spektaklit shkoi dhe i kërkoi Olsit që të ndahen, pasi ai kishte fyer dashurinë e saj. Lexo më tepër
Ku eshte i dashuri i Julindes??
Postuar në May 3, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Julinda (e larguar) | 118 Komente | Lexuar 4,108

Ka treguar që është e dashuruar dhe i dashuri i saj quhet Roni. Mirëpo në një intervistë të dhënë pak ditë më parë ajo tregon që është ndjerë aq e zhgënjyer nga thashethemet që qarkullonin për të në forume dhe shkrime të ndryshme, sa shpesh pyet veten nëse ia ka vlejtur kjo sakrificë për të qenë pjesë e “Big Brother”, po të kemi parasysh se Julinda është futur aty pa lejen e të atit.
Mirëpo në intervistë Julinda në mënyrë evazive shpjegon edhe marrëdhënien me të dashurin pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, dhe aty na lë të kuptojmë se marrëdhëniet e saj nuk janë më si më parë. “Folëm, por gjërat do marrin një rrjedhë për të cilën unë nuk jam e sigurt. Unë kam besim tek ai dhe është personi që më ka ndenjur më afër.
Dita punetoreve, AMC organizon festime ne shesh
Postuar në May 2, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 10 Komente | Lexuar 376

Qindra te rinj kane marre pjese paraditen e 1 Majit ne aktivitetin “Whats Up Paint Ball Fest” te organizuar ne sheshin “Nene Tereza” nga Whats Up dhe Kompania e telefonise celulare AMC. Paint Ball, Basketboll, Skatebord, etj kane qene lojrat ku te rinjte e kryeqytetit jane rehatuar dhe kane kaluar nje dite pushimi ndryshe nga te tjerat.
Per kater ore me rradhe qindra te rinj te moshave te ndryshme kane qene pjese e aktivitetit “Whats Up Paint Ball Fest”, te organizuar ne sheshin “Nene Tereza” nga Whats-Up dhe kompania e telefonise celulare AMC. Prej ores 10 te dites se enjte e deri ne oren 14, femije dhe te rinj kane pasur mundesi te kalojne nje dite pushimi ndryshe nga te tjerat, kjo fale aktiviteteve te shumta sportive. Per here te pare u organizua nje turne masiv i lojes “Paint Ball”, sport ky ne hapat e para ne Shqiperi.
Martohet Redi Jupi
Postuar në May 2, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 18 Komente | Lexuar 1,173

Në shtëpinë e Mentor Petrelës për vizitë edhe presidenti Topi
Ish-futbollisti i famshëm ka kurorëzuar me martesë, lidhjen e tij me vajzën e njërit prej mjekëve më të famshëm të Tiranës dhe Shqipërisë, Mentor Petrelës. Për lidhjen e dy të rinjve, të cilët ishin në prag të fejesës, ne folëm para disa javësh, por nuk e dinim që ata në fakt, paskan qenë në prag të martesës.
Ceremonia ka filluar mbrëmë në shtëpinë e vajzës. Sipas informacioneve tona, për të uruar doktor Mentorin ka shkuar edhe vetë presidenti Topi, por edhe shumë figura të tjera të njohura brenda dhe jashtë politikës. Për detajet e ceremonisë së martesës, nuk dimë shumë gjëra.
Dasma e Jonida Maliqit me 10 Maj në Sheraton
Postuar në May 2, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 28 Komente | Lexuar 1,520

Sipas miqve Jonida do të martohet me 10 maj në Sheraton nën një privacy të plotë dhe zgjedhja e tyre ka qenë që atë ditë të mos endnajnë me gazetarët, kameramanët dhe fotografët.
Po afrohet ajo që për këdo por natyrisht edhe për Jonidën mund të quhet dita më e bukur e jetës, dita e dasmës. Pikërisht atë ditë kur celebrohet një lidhje e cila në rastin e këngëtares së njohur është e gjatë dhe e fortë.
Këngëtarja me të drejtë dëshiron që ta ruajë sa më private këtë moment kaq të rëndësishëm për të dhe të fejuarin e saj Gentin, por ne të medias nuk i lëmë rehat duke kërkuar sa më shumë detaje. Sipas miqve Jonida do të martohet me 10 maj në Sheraton nën një privacy të plotë dhe zgjedhja e tyre ka qenë që atë ditë të mos e ndajnë me gazetarët, kameramanët dhe fotografët.
Mbyllet Sondazhi: BESARTA me e votuara me 88.894 Vota
Postuar në April 30, 2008 - Kategoria Besarta, Big Brother Albania | 545 Komente | Lexuar 5,000

Sondazh - Cili është për ju personazhi me i preferuar në Big Brother Albania?
- Besarta (25%, 88,907 Vota)
- Arbëri (18%, 62,914 Vota)
- Shkëlqimi (17%, 59,281 Vota)
- Najada (12%, 43,072 Vota)
- Olsi (7%, 26,656 Vota)
- Poli (5%, 16,450 Vota)
- Ina (e larguar) (4%, 12,711 Vota)
- Astriti (3%, 11,175 Vota)
- Romina (3%, 9,465 Vota)
- Ervisi (i larguar) (2%, 7,338 Vota)
- Julinda (e larguar) (2%, 6,923 Vota)
- Ilda (e larguar) (2%, 5,964 Vota)
- Juna (e larguar) (1%, 1,825 Vota)
- Mardiola (e larguar) (0%, 1,366 Vota)
- Leonardi (i larguar) (0%, 789 Vota)
- Ingridi (e larguar) (0%, 441 Vota)
- Dorina (0%, 412 Vota)
- Jonida (0%, 407 Vota)
Vuthaj këshilltare e Bajram Rexhepit
Postuar në April 30, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 42 Komente | Lexuar 902

Miss Kosova 2003, Agnesë Vuthaj, është caktuar këshilltare për Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.Në një prononcim për gazetën, “Epoka e re”, Vuthaj ka pohuar për rolin e ri të këshilltares, të cilin e aplikon që nga 21 prilli. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Bajram Rexhepi, duke thënë se Agnesë Vuthaj dhe Fitim Rama janë punësuar në këto pozita.
Maqedonasit e Eurosong, promovojnë këngën në Tiranë
Postuar në April 30, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 20 Komente | Lexuar 422

Tre këngëtarët që do ta përfaqësojnë Maqedoninë në Eurosong, paraditën e djeshme e ndalen “vrullin” në Tiranë. Fundi i majit do të shënojë edhe mbajtjen e festivalit në Beograd, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Olta Boka.
Por, dje ishte dita e përfaqësuesve të Maqedonisë në festival, pasi Tamara, Vercak dhe shqiptari Adrian Gaxha ishin dje në Tiranë, për të promovuar këngën e tyre dhe të Maqedonisë në festivalin evropian.
Julinda pas spektaklit ne Chardonnay
Postuar në April 29, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Julinda (e larguar) | 158 Komente | Lexuar 3,522


Ish-banoret e shtepise te BB tashme e kane kthyer ne tradite qe te ‘zbardhin’ te dielen duke kenduar ne Chardonnay karaoke. Kete jave ata kishin marre me vete edhe mikeshen e sapo ‘perjashtuar’ nga shtepia me e madhe ne Shqiperi.
Pikerisht Julinda preferoi qe te kalontre mbremjen e se shtunes me miqte e saj kenduar dhe kercyer. Edhe pse nuk i besohej ende se kishte dale, Juli u mundua ti pershtatet jetes jashte duke u bere njesh me atmosferen qe dhuron Chardonnay karaoke. Lexo më tepër
JULINDA: Preferencat e mia Besa dhe Arbri
Postuar në April 29, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Julinda (e larguar) | 93 Komente | Lexuar 2,476

Julinda pas daljes nga shtepia e “Big Brother”: Nga planeti “Big” në planetin Tokë
Si t’u duk vetja nga ana tjetër e ekranit, tani që ke dalë? Cili është ndryshimi për ty, ndërmjet të qenit brenda dhe jashtë tij? Cilat janë pishmanet dhe gjërat për të cilat krenohesh, tashmë që ke parë …le të themi gjithë pazellin?
Ndryshimi: tani që i shoh gjërat nga jashtë më duket ireale, tamam sikur po luaja nje film, jo sepse unë luaja një rrol, po sepse e tillë është kur e sheh veten në ekran. Ndërsa brenda cdo gjë ishte reale. Çdo gjë e prekja me dorë, çdo person aty brenda. Kur je brenda ata janë tepër të vërtetë, edhe pse nga jashtë këtë gjë nuk mund ta dallosh. Pishmane ka. Mendoj se duhet ndoshta të fshi ca skena që kanë ndodhur aty brenda, kur e kemi tepruar me shakatë dhe pijet. Në ato momente nuk isha unë. Mund të kisha sulmuar më tepër disa persona. Edhe pse e kam thënë që më pëlqejnë rregullat dhe s’më pëlqen t’i ofendoj njerëzit, por kjo u gjykua nga jashtë si dobësi. Krenohem që nuk e humba çiltërsinë dhe logjikën time.
Si të kanë pritur njerëzit, çfarë prisje ti prej tyre?
Lexo më tepër


